Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dosja “Partizani”/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve

• 8 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi për dosjen “Partizani”, ku mes të akuzuarve është edhe Sali Berisha. Sot në GJKKO është paraqitur në statusin e dëshmitarit edhe ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.

Në deklarimet e tij, të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ky i fundit tregon rolin që ka pasur në proces dhe detajet në lidhje me privatizimin.

SPAK: Kur keni qenë ministër i Ekonomisë?

Ruli: Në 2005 kam qenë ministër i Ekonomisë, gjithashtu kam pasur rol në supervizimin e procesit të privatizimit, si institucion. Kjo është edhe për përgatitjen e procesit.

Read more:“Dilte live TikTok, tregonte armë në video”/ Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, dëshmon Noizy: Me Kleviolin kemi…

Ruli: Janë dy klube, pasi ajo merrte rëndësi duke qenë se ne si politikan i bindemi programit qeveritar. PD kishte marrë detyrimin që gjatë proceseve të privatizimit do shikoheshin ngushtë interesat e pronarëve, të cilat ishin zënë nga prona shtetërore apo nga palë të tjera. Ne patëm synimin që t’u japim të drejtën e parablerjes pronarëve. Disa nga grupet e pronarëve kanë qenë se ata kërkonin të mbanin parasysh interesat e tyre. Privatizimi zgjaste në kohë, sepse kishte shumë institucione që përfshiheshin në këtë çështje.

Ruli: Ishte një klub Partizani. Unë kisha ardhur në dijeni nga pronarët që ajo ishte pronë private, por edhe nga pronarët e subjekteve private, për t’i dëgjuar të gjitha palët. Dy herë i kam thënë Albert Xhanit që ky proces do të shkojë në favor të pronarëve. Siç i kam thënë se edhe ju që donit t’i merrni për ndërtime, në fund keni për t’i dhënë. Këta persona i kam takuar në zyrë. Korrespondencë kam pasur vetëm me ministrin e Mbrojtjes, unë s’kam dëgjuar dy emra, vetëm klubin sportiv Partizani.

Ruli: Se çfarë ishte e kam marrë vesh më vonë, pasi jam interesuar pas takimeve me ish-pronarët apo dhe nga pronari privat. Në tetor të 2005 unë u kam bërë një letër ministrave që të na sjellin një inventar të pronave që kemi si shtet, si dhe letra nëse kanë pasur interes nga pronarët për t’i marrë ato prona. Mediu ka qenë ndër të parët që është përgjigjur për sa i përket pronave që ishin jashtë planit të përhapjes.

Read more:Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve: Nuk e dinim që kompleksi stërvitor kishte pronarë, më vonë nisën kërkesat

SPAK: Kërkesa nga ministri i Mbrojtjes është bërë në nëntor 2005 dhe ju i keni kthyer përgjigje në 2007…

Ruli: Në kohën tonë nuk mund të përmirësohej brenda dy vjetëve legjislacioni. Po ashtu edhe administrata nuk ishte kështu. Unë i kam kthyer përgjigje shumë shpejt, brenda 7-8 muajve. Di që edhe bashkia i ka bërë ndryshimin e destinacionit. Këtë e kam mësuar mbi bazë dokumentash.

Ruli: Me ç’mund të kujtoj, duke parë problemet e privatizimit, bashkëpunimi mes agjencive të ndryshme ishte po ashtu i vështirë. Po ashtu di që i kam propozuar Ministrisë së Ekonomisë nga një punonjës në institucione për të përshpejtuar procedurat.

Read more:Berisha në SPAK, zbaton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Kreu i PD-gazetarëve: Do ketë një lajm

Ruli: Shteti shqiptar nuk i ka të regjistruara as sot pronat e veta. A kanë qenë të regjistruara, besoj se një mori e vogël kanë qenë të regjistruara me certifikatë. Nuk të përgjigjem me siguri, sepse jam ministër dhe nuk i bëj unë verifikimet, por besoj se kam pasur punonjës të mirë.

Ruli: Ministria më shumë jepte sinjal politik, dhe është program qeveritar, mbrapa nuk ka më të drejtë që ta nisë. Në çdo rast, propozimi vinte nga ministria që e kishte në varësi. Gjatë viteve klubi qe shkatërruar, dëmtuar, prandaj u përshpejtua procedura në mënyrë që ta shtonim sa më shumë.

Ruli: Ekspertët kontabël zgjidheshin nga Shoqata e Ekspertëve Kontabël.

Read more:Meta komunikon me avokatin përmes kafazit të xhamit, Kryemadhi shfaqet e qetë në sallë, nis gjyqi në GJKKO për ish-çiftin

Ruli: Historia ma ka dhënë të jem ministër që në 1991. Shteti kishte trashëguar gjithë pronën publike. Duheshin vite t’u ktheheshin pronarëve. Të përndjekurit kërkonin dëmshpërblime.

U emetuan letrat me vlerë. Deri në 2006 letrat me vlerë u rritën. Nga ’97 pati një ndërprerje. Letrat me vlerë janë pezulluar. Në historitë qeveritare ka gjithmonë rastësi. Në ’95 e kam pasur 100 për qind bonot e thesarit.

Pastaj u bë një kompromis: 20% cash, 80% bono thesari, se Ridvan Bode kërkonte lekë. Kam qenë më vonë edhe ministër financash dhe e kuptoj.

Read more:Arrestimi i shefit të komisariatit në Sarandë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, Hita: Është e papranueshme që të bëhen palë më shkelësit e ligjit

Ruli: Nuk ka ardhur zoti Malltezi të më takojë dhe të më kërkojë favore në lidhje me privatizimin.

Avokatja Gjyzari:Po nga zoti Berisha keni marrë ndonjë direktivë për këtë çështje?

Ruli: Jo, as nga Berisha nuk kam marrë asnjë direktivë në lidhje me këtë çështje.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #GJKKO #Gjyqi #Institucion #partizani #Private #Prona #pronat #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Inflacioni arrin në 3%, qiratë, ushqimet dhe transporti çojnë inflacionin në nivel rekord
  • Protestat, Kisha Katolike: Politika të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve
  • ‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët
  • ‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët
  • ‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet “Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri”, Lea Ypi për “The Guardian”. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by