Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Raporti i KLSH për vitin 2025, tetë ndjekje penale dhe probleme në menaxhimin e të ardhurave: 26.2 mld lekë dëm”
Ekonomi

Raporti i KLSH për vitin 2025, tetë ndjekje penale dhe probleme në menaxhimin e të ardhurave: 26.2 mld lekë dëm”

• 17 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mangësi në mbledhjen e të ardhurave, detyrime të papaguara, probleme në investimet publike dhe shkelje në zbatimin e kontratave.

Këto janë disa nga problematikat kryesore të evidentuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin vjetor për vitin 2025, i prezantuar nga kreu i institucionit, Arben Shehu, në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Read more:Tmerr në Zvicër, drejtori i një klinike kardiologjie është përgjegjës për vdekjen e 70 pacientëve

Sipas Shehut, nga 190 auditime të kryera, prej të cilave 8 u dërguan për ndjekje penale, janë konstatuar pasaktësi në pasqyrat financiare, nivel i lartë debitorësh të paarkëtuar, vonesa në rimbursimin e TVSH-së, si dhe mangësi në monitorimin e kontratave publike.

“Pasqyrat financiare vjetore, transaksionet financiare nuk janë hartuar dhe dorëzuar sipas kërkesave ligjore, ndërsa gjatë kësaj periudhe raportuese vërehet mungesa e një kuadri të plotë rregullator për raportimin financiar në sektorin publik. Në një seri subjektesh janë konstatuar mangësi në respektimin e afateve ligjore, rakordimin dhe plotësinë e pasqyrave financiare dhe problematika si keqklasifikimi i të ardhurave dhe shpenzimeve dhe regjistrimi i pasaktë i detyrimeve. Ka rezultuar nivel i lartë i debitorëve të paarkëtuar”, u shpreh Arben Shehu.

Read more:Propozimi me 6 pika i Gjermanisë: Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, disa vendime brenda Unionit me shumicë të kualifikuar

Një tjetër çështje e ngritur në Komision nga kreu i KLSH është edhe administrimi i të ardhurave tatimore. Kreu i KLSH-së evidentoi vonesa në kontrollet tatimore, pasaktësi në trajtimin e gjobave dhe raste kur mangësitë në administrimin e të dhënave kanë sjellë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit.

“Në administrimin dhe mbledhjen e të ardhurave tatimore janë evidentuar problematika. Pasaktësi në trajtimin e gjobave dhe vonesa në rimbursimin e TVSH-së, duke krijuar detyrime të prapambetura. Janë konstatuar vonesa në përfundimin e kontrolleve. Në drejtoritë rajonale tatimore janë evidentuar pasaktësi, duke krijuar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit. Në mbledhjen e të ardhurave doganore janë evidentuar problematika si TVSH në import, renta minerare etj. Borxhi doganor ka shënuar rritje dhe përbëhet nga detyrime të vjetra”, tha Shehu.

Read more:Shoqëria civile skeptike për ligjin e financimit të partive, Brahaj: Burimet të kontrollohen nga KLSH! Komiteti i Helsinkit: Shqetësim, paratë nga krimi i organizuar

Nga auditimet e kryera gjatë vitit 2025 është konstatuar një dëm ekonomik dhe financiar me vlerë 26.2 miliardë lekë. Gjatë kësaj periudhe, KLSH zhvilloi 190 auditime në 271 subjekte publike, të cilat përfunduan me 222 opinione auditimi dhe 4 mijë e 994 rekomandime.

Lexo edhe
Ekonomi

Notë financiare për kredinë/ Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta

Ekonomi

Të ardhurat doganore shënuan rritje në Janar-Korrik, ndihmuan taksat, akciza dhe TVSH, 142 mld lekë fitim në 2026

Tags: #auditimi #KLSH #Komision #Raporti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Notë financiare për kredinë/ Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta
  • Të ardhurat doganore shënuan rritje në Janar-Korrik, ndihmuan taksat, akciza dhe TVSH, 142 mld lekë fitim në 2026
  • Kosovarët zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit
  • Puna me pasaportë digjitale, punëdhënësit detyrohen të publikojnë pagën në çdo njoftim për vendet e lira
  • Kostot përgjysmojnë mbjelljet, fermeri ul sipërfaqen nga 180 në 80 hektarë dhe shkëmben silazhin me lopë
Nga të njëjtat tag-e
  • “75 milionë euro për hemodializën”/ Spahia: Koncesion klientelist, KLSH zbuloi pagesa për shërbime të pakryera
  • BIRN: Lufta virtuale e ‘Diellës’ me korrupsionin në tendera mbetet në vendnumëro
  • BIRN: “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?
  • Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori
  • “S’je kalorës, po ecën mbi gomar!”/ Përplasja për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Ke panik se s’të besojnë më as të tutë! Shkele Kushtetutën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 11 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO) 8 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Notë financiare për kredinë/ Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta

Për të gjithë huamarrësit të cilët kanë marrë më parë kredi apo pritet të marrin kredi në vijim…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Të ardhurat doganore shënuan rritje në Janar-Korrik, ndihmuan taksat, akciza dhe TVSH, 142 mld lekë fitim në 2026

Të ardhurat doganore kanë vijuar rritjen gjatë këtij viti. Për periudhën Janar-Korrik 2026, në buxhet janë arkëtuar 142…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Kosovarët zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shëngjini vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Kosova, të cilët edhe këtë…

• 4 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by