Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca
Kronikë

Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca

• 19 Qershor, 2026 • 13 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Me librin “Mbi durimin e të urtit” në duar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative për përballjen e radhës me Ols Dadon, për të cilin kërkon pavlefshmërinë e dekretit që e emëroi prokuror në 2008-ën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që i ka kërkuar Gjykatës që Veliaj të mos legjitimohet si paditës, nuk dërgoi përfaqësues në seancë, ndërsa prokurori Dado u mbrojt nga avokati.

Mbrojtja e Veliajt kërkoi që procesi të vazhdonte pavarësisht mungesës së KLP-së, ndërsa kundërshtoi qëndrimin që kryebashkiaku të mos legjitimohet si paditës.

“Ky proces duhet të vazhdojë, KLP nuk jep informacion dhe nuk është mbledhur kurrë për të dhënë informacion”, tha Veliaj.

“Përfaqësuesja e KLP nuk e ka tagrin të përfaqësojë institucionin pasi KLP nuk është mbledhur të marrë vendim”, tha avokati Plarent Ndreca.

Për themelin e çështjes Veliaj akuzoi Ols Dadon si një prokuror të paligjshëm që i ka shkatërruar jetën, duke thënë se as nuk denjon të vijë në gjyq. Kryebashkiaku thotë se është 500 ditë i pezulluar nga detyra nga një prokuror me pesa, ndërsa ngriti pyetjen se kush po i menaxhon shërbimet publike në kryeqytet.

“Për diplomën me pesa të të akuzuarit, unë jam sot 500 ditë larguar nga detyra nga një noter me pesa. Nuk po flas më për veten time, sepse nuk kërkoj mëshirë nga askush. Unë edhe në maternitet do të shkoj me polic. Pas 500 ditësh, Olsi Dado nuk denjon të vijë. Kush i pastron plehrat? Janë bërë mullar, aq sa shoh nga dritaret e autobusit. Kush i ndërton kopshtet? Sot Tirana po drejtohet nga njerëz që nuk i ka votuar askush. Ktheni solemnitetin e procesit”, tha Veliaj.

Read more:Shtyhet seanca ndaj bashkëpandehurve të Erion Veliajt, shkak mungesa e disa avokatëve

As këtë seancë, Administrativja nuk lejoi që të transmetohet live, ndërsa mbrojtja e Veliajt e quajti një proces qesharak që nuk po lejon transparencën.

“S’gjej fjalë etike për të vlerësuar këtë absurd, mbyllja hermetike që duhet të jetë në sy të publikut po kthehet në një gjykatë të mbyllur me hekura”, tha Ndreca.

Gjykata thotë se vendimi i gjyqtarit Hazbi Balliu për të mos lejuar transmetimin e seancës live është marrë më 8 maj dhe është ende në fuqi. Kamerat do të jenë sallë vetëm kur të jepen vendime të ndërmjetme ose përfundimtare, dhe nuk u lejua as transmetimi i pjesës teknike në nisje të gjyqit.

Ndërkohë, një kërkesë e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” për tu bërë palë në proces, me argumentin se ky proces është kyç për integritetin e sistemit të drejtësisë, u bë shkak për shtyrjen e seancës më 3 korrik ora 13:00 pasi avokati i Veliajt kërkoi kohë të njihet me padinë.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Read more:Padia kundër Dados/ Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative! Aktorët Ndrenika e Gaz Paja shkojnë për ndjekur gjyqin

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:07

Veliaj në Administrative, momenti kur kryebashkiaku del nga salla dhe përshëndet të pranishmit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte sot në Gjykatën Administrative për seancën me prokurorin e posaçëm Ols Dado. Në përfundimin e seancës, Veliaj i shoqëruar nga forca të Operacionales, ka përshëndetur të pranishmit në sallë përpara se të largohej. Seanca nuk u lejua të transmetohej live ndërsa në sallë në mbështetje të të parit të Tiranës ishte aktori i njohur i humorit Gaz Paja.

Ora 16:05

Ols Dado hetoi edhe vrasjet e 21 Janarit, Veliaj: Gjykata e Strasburgut e vlerësoi hetim të metë dhe me shkelje të rënda

Në seancën e sotme të Gjykatës Administrative, ku u shqyrtua kërkesëpadia për shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados prokuror, u zbulua edhe një fakt i ri.

Dado mësohet se ka qenë hetues i vrasjeve të 21 janarit 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një hetim i cili më pas është hedhur poshtë si hetim me të meta dhe shkelje nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Nisur nga ky fakt i ri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha sot në seancë se ai ka edhe një arsye tjetër për të qenë palë në shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Dados.

“U përmend një vendim i GJEDNJ-së, të Strasburgut, për ’21 janarin’, ku prokuror i ’21 janarit’ ishte Ols Dado. Strasburgu e vlerësoi hetimin për ’21 janarin’ një hetim të metë. Strasburgu tha, ‘ky është një hetim i metë, këtu ka ndërhyrje në hetim’. Tani, ky prokuror më ka rënë edhe mua, kështu që, patjetër që këta (Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”) janë të legjitimuar sepse paskan zbuluar se ky qenka një shkelës sistematik.

Pra, noteri me pesa, bëhet prokuror dhe të bëka hatanë. Patjetër, unë jam edhe kryetar i PS për Tiranën. Aty u vranë 4 socialistë. Unë paskam edhe një arsye tjetër për të qenë në këtë proces sepse prokurori i ’21 janarit’, hetimet e të cilit i rrëzoi Strasburgu, ishte ai që hetoi vrasjen e 4 socialistëve. Pra, qenka edhe një element tjetër i legjitimimit: si individ, si kryetar bashkie dhe si përfaqësues i PS Tiranë, ku u lanë rrugët me gjak, dhe ky prokuror kishte për detyrë ta hetonte dhe hetimi i ra në Strasburg si i metë”, tha Veliaj në fjalën e tij në seancë.

Read more:Mero Baze: Nga ‘paprekshmëria’ e politikës tek ‘paprekshmëria’ e drejtësisë

Ora 14:48

Gjyqi në Administrative/ Veliaj: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa, Dado s’denjon të vijë! Kush i pastron plehrat në Tiranë?

1781870022_veliaj.jpg

Në senacën në Administrative, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se prej 500 ditësh është i pezulluar nga detyra nga një “noter me pesa”, ndërsa kritikoi mungesën e prokurorit Ols Dado në gjyq.

“Po të isha në vendin tuaj, do të isha i shqetësuar që përfaqësuesja e KLP-së gënjeu hapur. Minimalisht, ju duhet t’u tërhiqni vëmendjen institucioneve shtetërore. Kemi arritur në ditën kur përfaqësuesja e një institucioni të lartë të drejtësisë gënjen hapur. Për diplomën me pesa të të akuzuarit, unë jam sot 500 ditë larguar nga detyra nga një noter me pesa. Nuk po flas më për veten time, sepse nuk kërkoj mëshirë nga askush. Unë edhe në maternitet do të shkoj me polic.

Pas 500 ditësh, Olsi Dado nuk denjon të vijë. Ju e dini që ai e ka marrë shkollën me pesa. Nuk ka asnjë dosje. Është qokë. Edhe Bamir Topi doli dhe tha hapur se bëhej fjalë për një qokë. Kush i pastron plehrat? Janë bërë mullar, aq sa shoh nga dritaret e autobusit. Kush i ndërton kopshtet? Sot Tirana po drejtohet nga njerëz që nuk i ka votuar askush. Ktheni solemnitetin e procesit. Ju jeni zoti i seancës. Si qenka KLGJ-ja? Atëherë kot që jemi këtu. Nëse KLP thotë se kemi bërë prokuror noterin me pesa që shkatërroi jetën e një njeriu, kush e përfaqëson tani KLP-në? Askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të mbetet pa mbrojtjen minimale që të jep ligji”, tha Veliaj.

Ora 14:28

Seanca e Veliajt ndaj Dados në Administrative, aktori Gaz Paja në mbështetje të kryebashkiakut

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, është paraqitur pranë Gjykatës Administrative për të ndjekur nga afër seancën e Erion Veliajt.

Paja ishte i pranishëm edhe gjatë seancës së kaluar në shenjë mbështetjeje ndaj kryebashkiakut.

Read more:Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë

Ora 14:20

Administrativja nuk lejoi gjyqin kundër Dados live, avokati i Veliajt: Proces qesharak, po kthehet në gjykatë të mbyllur me hekura

1781600407_ndreca.png

Gjykata Administrative nuk e lejoi transmetimin live të seancës së Erion Veliajt kundër Ols Dados. Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca tha në gjyq se procesi po bëhet qesharak. Ndreca deklaroi se po kthehet në një në gjykatë të mbyllur me hekura, duke mos lejuar transparencë.

“Duket që në këtë proces po humbet durimi në çdo kuptim po kthehet në proces qesharak, e kjo vihet re që tek dera, një polic pa kompetencë rri te dera dhe ndalon hyrjen e qytetarëve në seancën publike. Salla e gjyqit administrohet nga ju, as nga gjykata, kanë bërë kërkesë gazetarët, ka kaluar çdo lloj mirëkuptimi, s’gjej fjalë etike për të vlerësuar këtë absurd, mbyllja hermetike që duhet të jetë në sy të publikut po kthehet në një gjykatë të mbyllur me hekura. Është një udhëzim i KLGJ, dhe më e rënda gazetarët e publiku janë prezent, dhe ndalohet të filmojë. Ju deklaruat diçka tjetër dhe e vërteta është diçka tjetër për masat e regjistrimit, më thatë se do interesoheni personalisht. Ju nuk jeni në varësi të KLGJ, por të ligjit dhe të kushtetutës”, tha Ndreca.

Ora 13:52

Me librin ‘Mbi durimin e të urtit’ në duar, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)

Nën masa të posaçme sigurie, Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Gjykatës Administrative për seancën e radhës lidhur me padinë që ka ngritur ndaj prokurorit Ols Dado.

Në duar, Veliaj mbante në duar librin me titull “Mbi durimin e të urtit” të Seneca-s.

Ora 12:52

Gjyqi i Veliajt kundër Dados, Administrativja refuzon sërish kërkesat e gazetarëve për transmetimin live të seancës

1778240970_erionveliaj.jpg

Gjykata Administrative refuzon sërish kërkesat e gazetarëve për transmetimin apo regjistrimin e seancës live në procesin e padisë së Veliajt kundër Ols Dados. Në një përgjigje drejtuar gazetarëve, Gjykata Administrative thotë se vendimi i gjyqtari Hazbi Balliu për të mos lejuar transmetimin e seancës live është marrë më 8 maj dhe është ende në fuqi. Si në seancën e kaluar, kamerat do të jenë sallë vetëm në fillimin e seancës, për pjesën teknike, si edhe kur te jepen vendime të ndërmjetme ose përfundimtare.

Read more:Dosja “Partizani”/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve

Ora 12:00

Shoqata kërkon të bëhet palë kundër Ols Dados në gjyq: Proces kyç për integritetin e sistemit të drejtësisë

Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës me një kërkesë për t’u pranuar si palë në gjykimin e nisur nga Erion Veliaj, ku kërkohet konstatimi i pavlefshmërisë së emërimit të Dados si prokuror.

Në kërkesën drejtuar gjyqtarit Hazbi Balliu, shoqata argumenton se ligjshmëria e zgjedhjes së një prokurori lidhet drejtpërdrejt me integritetin e sistemit të drejtësisë, besimin e qytetarëve te organi i akuzës dhe standardet e funksionimit të institucioneve të drejtësisë. Sipas saj, nëse provohet se emërimi i Ols Dados është kryer në kundërshtim me ligjin, pasojat nuk kufizohen te karriera e tij, por shtrihen mbi të gjitha procedimet dhe çështjet ku ai ka ushtruar funksione si prokuror.

Në kërkesë, shoqata ndalet edhe tek çështja e 21 Janarit. Shoqata argumenton se interesi i saj forcohet nga fakti se Olsi Dado ka ushtruar funksione si prokuror edhe në këtë çështje, të cilën e cilëson si një nga ngjarjet më të rënda në historinë e drejtësisë shqiptare. Sipas saj, nëse provohet se zgjedhja e prokurorit ka qenë e padrejtë ose e paligjshme, atëherë lindin pikëpyetje mbi besueshmërinë e hetimeve dhe mbi legjitimitetin institucional të veprimeve të kryera në çështje me rëndësi të lartë publike.

“Kjo çështje, për nga natyra dhe objekti i saj, nuk përbën një mosmarrëveshje të zakonshme administrative, të kufizuar vetëm në raportin ndërmjet palëve formale të procesit, por prek drejtpërdrejt një interes të lartë public, ligjshmërinë e zgjedhjes së një funksionari të organit të akuzës, integritetin e sistemit të drejtësisë, besimin e publikut te prokuroria dhe standardin e përgjegjshmërisë së institucioneve që vendosin mbi karrierën e prokurorëve. Në këtë proces pretendohet dhe provohet se zgjedhja e Olsi Dados si prokuror është kryer në mënyrë të padrejtë, në kundërshtim me parimet e ligjshmirisë, transparencës, meritokracisë, barazisë në konkurrim dhe funksionimit të rregullt të organeve të drejtësisë. Për këtë arsye, objekti i gjykimit nuk ka rëndësi vetëm për statusin individual të një prokurori, por edhe për pasojat që një zgjedhje e tillë sjell mbi ushtrimin e pushtetit penal, mbi vlefshmërinë institucionale të vendimmarrjes së prokurorit dhe mbi besimin e qytetarëve se drejtësia ushtrohet nga funksionarë të zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Rëndësia publike e kësaj çështjeje bëhet edhe më e theksuar për faktin se Olsi Dado është caktuar dhe ka ushtruar funksione si prokuror në çështjen e njohur të 21 Janarit, një nga ngjarjet më të rënda në historinë e drejtësisë shqiptare, ku humbën jetën katër qytetarë dhe ku shteti shqiptar ka pasur detyrimin më të lartë për të garantuar një hetim të plotë, të pavarur, efektiv dhe proceduralisht të rregullt. Në këto kushte, çështja objekt gjykimi merr një dimension më të gjerë se sa vetë pavlefshmëria e aktit të zgjedhjes. Ajo lidhet me pyetjen nëse një funksionar i organit të akuzës, i zgjedhur në mënyrë të kontestuar dhe të pretenduar si të paligjshme, mund të ushtrojë kompetenca në çështje me rëndësi madhore publike, me pasoja për jetën, të drejtat e viktimave, interesin publik dhe besimin te drejtësia. Pikërisht për këtë arsye, Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”, duke qenë një subjekt që ka në objektin e veprimtarisë së saj mbrojtjen e drejtësisë së pavarur, denoncimin e shkeljeve institucionale, nxitjen e transparencës, përgjegjshmërisë së pushtetit, mbrojtjen e lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për informim, ka interes të drejtpërdrejtë, të ligjshëm dhe të posaçëm për të ndërhyrë në këtë proces gjyqësor si ndërhyrëse kryesore”, thuhet në kërkesë.

kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në gadishullin e Karaburunit në Vlorë, tymi mbulon zonën përreth

Kronikë

Policia e Durrësit arrestohen 2 persona për vjedhje me dhunë, sekuestrohen edhe 2 armë zjarri

Tags: #Dera #Detyrë #erion veliaj #Gazetarët #Gjykata #Gjykata Administrative #Gjyqi #KLP #ols dado

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në gadishullin e Karaburunit në Vlorë, tymi mbulon zonën përreth
  • Policia e Durrësit arrestohen 2 persona për vjedhje me dhunë, sekuestrohen edhe 2 armë zjarri
  • Operacion antidrogë në Malësi të madhe, asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona
  • Operacion anti-drogë në Tiranë, kapet 1 kg e 680 gramë kokainë! Arrestohet një 44-vjeçar
  • Padia në Administrative, Veliaj: Dado hetoi edhe 21 Janarin, Strasburgu e vlerësoi hetim të metë! Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi live, shtyhet seanca
Nga të njëjtat tag-e
  • “I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!
  • Padia në Administrative, Veliaj: Dado hetoi edhe 21 Janarin, Strasburgu e vlerësoi hetim të metë! Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi live, shtyhet seanca
  • Pse “gjyqet politike” duhet të jenë me kamera – Ide
  • Një vendim më i dobishëm sesa i rrezikshëm – Ide
  • ‘Askush s’mund të jetojë me më pak se 220 euro në muaj’, Avokati i Popullit thirrje Kuvendit: Miratoni minimumin jetik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 19 lexime · 3 orë më parë
  2. 02
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 15 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 13 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën 13 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama sulmon Lubonjën: Me të njëjtën pafytyrësi të atyre që e çuan në burg, më kërkon llogari për Arubën 10 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen/ Rama refuzon thirrjet e protestuesve në ditën e protestës më të madhe mbarëkombëtare: Një qeveri s’e dorëzon kurrë timonin te zhurma 9 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në gadishullin e Karaburunit në Vlorë, tymi mbulon zonën përreth

Një zjarr ka rënë në zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimin për nisjen e sezonit të…

• 15 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Policia e Durrësit arrestohen 2 persona për vjedhje me dhunë, sekuestrohen edhe 2 armë zjarri

Dy persona, një 21-vjeçar nga Fushë-Kruja dhe një 51-vjeçar nga Tirana, kanë rënë në prangat e Policisë së…

• 46 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Operacion antidrogë në Malësi të madhe, asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme nga Policia në Malësi të Madhe, në fshatin Ivanaj. Përmes…

• 46 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by