Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat
Sociale

Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat

• 19 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qytetarët janë mbledhur për të 20-tën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë. Ata janë mbledhur fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’ ndërsa kanë vijuar me marshimin drejt kryeministrisë. Ashtu si dhe në ditët e tjera, qytetarët mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë aktuale dhe partive politike. Thirrjet që dominojnë janë ato të çdo dite ‘Rama në burg, Berisha në burg’, ‘Rama jepe dorëheqjen’.

Një prej qytetareve që mori fjalën në podium, akuzoi vajzën e kryetares së PD, Argita Berisha se kanë qenë edhe tokat e familjes së saj.

“Vij nga Italia, nga Emiglia Romanja, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë”, tha ndër të tjera ajo.

Read more:Një vendim më i dobishëm sesa i rrezikshëm – Ide

Në tre protestat e fundit, Policia ka proceduar penalisht dhjetëra protestues pasi kanë bllokuar akset rrugore, kanë prishur rendin e kanë shkeluar fashën orare e perimetrin e njoftuar për zhvillimin e tubimit.

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:21

Degjeneron retorika në protestë, qytetari kërcënon Ramën: Do të tërheqim zvarrë!

1781893346_ytdxuuio.jpg

Një qytetar nga Bulqiza i ka vënë ‘ultimatum’ kryeministrit Edi Rama nga protesta që të dorëhiqet, në të kundërt ka paralajmëruar se do ta tërheqin zvarrë.

“Kjo rini e bukur or torollak kryeministër, ti kujton se këtë rini e mposht? Por jo or torollak. Sepse këta e kanë prejardhjen prej Isa Boletinit, prej Ismail Qemalit, prej Avni Rustemit. Ju bëj thirrje kësaj rinie të bukur dhe këtyre vajzave që janë si Shote Galica të mos e ndalojnë këtë kauzë, por t’i japin një ultimatum këtij qerratai se ky ka lajthit. Përndryshe do ta tërheqim zvarrë”, tha një qytetar nga Bulqiza në protestë.

Read more:Skandali ‘bunga bunga’ i Berluskonit hap plagë të vjetra në Itali! Rritet presioni ndaj Melonit, opozita kërkon largimin e ministrit të Drejtësisë

Ora 20:19

Pankartat që dominojnë protestën në kryeqytet

1781893326_protestattekryeministria.jpg

Pankartat vijojnë që të marrin tjetër vëmendje në protestat që po zhvillohen në Tiranë. Qytetarët janë treguar mjaft kreativë duke gjetur një mënyrë sa ironike aq dhe humoristike për të shpalosur pakënaqësitë ndaj qeverisë apo eksponentëve që dominojnë skenën politike në Shqipëri.

Ora 20:14

Qytetarja nga protesta: Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit na kanë marrë pronat në Divjakë! Ne të persekutuarit s’përfituam asgjë nga qeveria e PD

1781892905_ytdfuuio.jpg

Një qytetare gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë, ka akuzuar drejtpërdrejtë familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për rrëmbimin e pronave në Divjakë, ku ajo pretendon se kanë qenë edhe tokat e familjes së saj.

Read more:Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi

Ajo tha gjithashtu se kishte të vëllanë ish-të përndjekur politik nga regjimi komunist, teksa shtoi se të persekutuarit nuk kanë përfituar asgjë gjatë viteve të demokracisë.

“Vij nga Italia, nga Emiglia Romanja, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë. Po rinia mbrapa ku do jetojë? Vëllai im ka bërë 10 vite burg si armik populli. Kur vjen fundi, ne të persekutuarit nuk përfituam asgjë. Rroftë populli i mrekullueshëm”, tha një protestuese.

Ora 20:05

Protestuesi: Qeveria hoqi gardhin në Kakome nga frika, betejat do t’i fitojmë një nga një

1781892596_79ofifyuiyf.JPG

Një nga protestuesit që mori fjalën në protestën e zhvilluar këtë të premte para Kryeministrisë, kundër projektit të resortit në Zvërnec dhe kundër qeverisë, deklaroi se presioni i qytetarëve ka detyruar autoritetet të tërhiqen në Kakome.

Read more:E zuri traktori, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë

“Pardje kemi bërë një thirrje për të shkuar të dielën në Kakome, sepse ata kanë vënë gardhe dhe qytetarët na kanë kërkuar ndihmë. Pushtetarët na dëgjuan dhe shkuan e hoqën gardhin që do ta rrëzonim ne me duar; e rrëzuan sot me eskavator. E kanë nga frika”, u shpreh protestuesi.

Më tej, ai akuzoi qeverinë se po vepron nën presionin e reagimit qytetar, duke shtuar se protestuesit do të vijojnë kundërshtimin e tyre deri në largimin e qeverisë.

Read more:Hita takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, porosi uniformave blu në prag të sezonit turistik: Kujdes me zjarret

“Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin. Dorëheqje!”, deklaroi ai para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë.

Ora 20:02

Protestuesit sjellin betoniere në protestë, simbolikë e pastrimit të parave në ndërtim

Protestuesit kanë sjellë në protestë një betoniere, simbolikë e pastrimit të parave në ndërtim. Kjo vjen pas disa goditjeve të SPAK kundrejt disa biznesmenëve shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në grupe kriminale e që nëpërmjet investimeve në fushën e ndërtimit, pastronin paratë e trafikut të drogës.

Lexo edhe
Sociale

Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat

Sociale

Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat

Tags: #akset rrugore #Burg #Divjakë #Dorëheqje #Edi Rama #Familja #Protestat te kryeministria #proteste #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat
  • Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat
  • Qytetarët 20 ditë protestë, mblidhen te kryeministra me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’
  • Qytetarët 20 ditë protestë, mblidhen te kryeministra me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’
  • Elbasan/ Punimet për ‘autostradën energjetike’ shkatërrojnë rrugët! Banorët në protestë, kryebashkiaku Llatja i mbështet
Nga të njëjtat tag-e
  • Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat
  • Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat
  • “Nuk e mposht dot rininë o torollak”/ Qytetari në protestë: “Isa Boletinët” dhe “Shote Galicat” e rinisë t’ japin ultimatum Ramës! Mos u dorëzoni
  • “Do t’i rrëzonim me duar, por ata çuan eskavatorët”/ Protestuesi: E hoqën gardhin në Kakome nga frika! Do fitojmë të tjera beteja deri në rrëzimin e Ramës
  • Pamje që mbushin zemrat! Shqiptarët e diasporës bashkë, udhëtojnë drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 6 lexime · 37 minuta më parë
  6. 06
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat

Qytetarët janë mbledhur për të 20-tën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë. Ata janë mbledhur fillimisht në sheshin…

• 13 minuta më parë • 5 min lexim
Sociale

Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat

Qytetarët janë mbledhur për të 20-tën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë. Ata janë mbledhur fillimisht në sheshin…

• 13 minuta më parë • 5 min lexim
Sociale

Qytetarët 20 ditë protestë, mblidhen te kryeministra me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’

Qytetarët janë mbledhur për të 20-tën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë. Ata janë mbledhur fillimisht në sheshin…

• 32 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by