Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Denoncon PD/ Vangjeli: Bashkia Himarë i jep tender kompanisë ‘EC PRO PARTNERS’, e lidhur me ‘Gjikurinë’
Politikë

Denoncon PD/ Vangjeli: Bashkia Himarë i jep tender kompanisë ‘EC PRO PARTNERS’, e lidhur me ‘Gjikurinë’

• 20 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar lidhur me një procedurë tenderimi në Bashkinë e Himarës, duke ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të pronave në disa fshatra të zonës. Sipas PD-së, procesi nuk përbën vetëm një procedurë administrative, por “një operacion të mirëorganizuar” që, sipas PD-së, mund të rrezikojë interesat e banorëve dhe pronësinë mbi mijëra pasuri në zonë.

Vangjeli pretendon se nën drejtimin e kryetarit të bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, është shpallur fituese e një tenderi me vlerë mbi 500 mijë euro kompania EC PRO PARTNERS shpk, me objekt menaxhimin dhe regjistrimin e pronave në disa fshatra të bashkisë. Sipas saj, projekti përfshin regjistrimin sistematik të rreth 7,300 pronave në zona si Çorraj, Fterrë, Gjilekë, Kallarat, Pilur dhe Himarë, si dhe krijimin e një baze të dhënash përkatëse.

Read more:Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, PD: Institucionet, tendera fiktivë!

PD shprehet se përfshirja e një kompanie private në këtë proces ngre pikëpyetje për rolin e saj në përcaktimin e pronësisë dhe për transparencën e procedurës, duke paralajmëruar për “rreziqe të mundshme për favorizime klienteliste”.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Read more:Turi Çiklistik i Shqipërisë për 5 ditë, akse të bllokuara dhe kufizime në të gjithë vendin

Ajo që po ndodh sot në Himarë nuk është thjesht një procedurë administrative por një operacion i mirëorganizuar që rrezikon të vendosë në duart e interesave private fatin e mijëra pronave të banorëve të zonës.

Nën drejtimin e Vangjel Tavos, Bashkia Himarë ka shpallur fituese kompaninë ‘EC PRO PARTNERS’ shpk për një tender me vlerë mbi 500 mijë euro, me objekt: ‘menaxhimin e pronave’ në disa fshatra të Himarës. Dokumentet tregojnë se kompania private do të kryejë regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, dhe të tjera e gjithashtu krijimin e bazës së të dhënave për rreth 7308 prona në Çorraj (944 prona), Fterrë (528), Gjilekë (962), Kallarat (750), Pilur (391) dhe Himarë (3733).

Read more:Dosja “Partizani”/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve

Me pak fjalë, një kompani private do të ketë një rol dominues në procesin që përcakton se kush është pronar dhe kush jo në një nga zonat më të lakmuara të Shqipërisë. Kompania fituese ka qenë më herët partnere në projekte miliona eurosh me ‘Gjikuria’ shpk, një emër i njohur për interesat e tij të mëdha ndërtimore dhe pronësore në bregdetin e jugut. Kjo ngre dyshime serioze për një skemë që mund të përdoret për të favorizuar klientët e pushtetit në kurriz të pronarëve të ligjshëm.

Lexo edhe
Politikë

“Shqiponjat” në rreshtin e parë/ Sot seanca plenarë, policët ‘gardh’ para Kuvendit. 1 mijë efektivë në gatishmëri, qytetarët organizohen në protestë

Politikë

LIVE- Policia “blindon” me gardh metalik disa rrugë, protestuesit ulen përtokë. Çfarë ndodh para Kuvendit

Tags: #euro #Genta Vangjeli #Himarë #kompani #Kompania #Operacion #Private #Prona

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Shqiponjat” në rreshtin e parë/ Sot seanca plenarë, policët ‘gardh’ para Kuvendit. 1 mijë efektivë në gatishmëri, qytetarët organizohen në protestë
  • LIVE- Policia “blindon” me gardh metalik disa rrugë, protestuesit ulen përtokë. Çfarë ndodh para Kuvendit
  • Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë llogari për situatën me SHISH
  • Masa e arrestit për ish-kreun e SHISH/ Gogu me gjuhën e Ramës: Përgjegjësia penale është individuale!
  • VIDEO/ Kryemadhi paraqitet në SPAK, s’i kursen ironitë: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca urgjente dhe dy projektligje në rendin e ditës
  • Drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rusi Salvador Aliu! U quajt ‘bosi i bosave’ shqiptar, koordinator i grupeve kriminale të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit
  • “Policia tërheq zvarrë protestuesit, por jo Vlora Hysenin”/ Emigrantja: Balluku ka abuzuar me paratë e ilaçeve të pensionistëve për të shtuar vilat
  • “SPAK ka nisur hetimet…”, aktivistja në protestën e 116-të: Rrjolli ka shënuar një fitore të madhe sot
  • Vendi s’gjen qetësi nga zjarret, vatër aktive në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër! Vihen nën kontroll flakët në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 51 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 19 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 11 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Shqiponjat” në rreshtin e parë/ Sot seanca plenarë, policët ‘gardh’ para Kuvendit. 1 mijë efektivë në gatishmëri, qytetarët organizohen në protestë

Ditën e sotme mbahet seanca e radhës plenare , e cilat pritet të nisë në orën 10:00. Forca…

• 21 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

LIVE- Policia “blindon” me gardh metalik disa rrugë, protestuesit ulen përtokë. Çfarë ndodh para Kuvendit

Ka nisur protesta e sotme para Kuvendit, teksa paralelisht do të mbahet në orën 10:00 seancë plenare. Ndërkohë,…

• 21 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë llogari për situatën me SHISH

Partia Demokratike kërkon ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit të 24 shtatorit, duke kërkuar…

• 21 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by