Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Afera Partizani/ Si ndryshoi ligji për Sportin për t’i hapur rrugë privatizimit, ish-ministri Pango ‘harron’ në GJKKO: S’mbaj mend gjë nga sporti, prioritet ishte turizmi
Kronikë

Afera Partizani/ Si ndryshoi ligji për Sportin për t’i hapur rrugë privatizimit, ish-ministri Pango ‘harron’ në GJKKO: S’mbaj mend gjë nga sporti, prioritet ishte turizmi

• 22 Qershor, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Në GJKKO ka nisur gjyqi për aferën Partizani, ku pritet të dëshmojë ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango, i cili ndryshoiligjin për sportet për t’i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

I pyetur nga prokuroria, Pango tha se nuk mban mend detaje pasi asokohe nuk kishte ngjarje në terrenet sportive dhe se prioritet ishte turizmi.

Fillimisht ligji nuk lejonte privatizimin dhe dhënien me koncesion, në të dyja rastet pa iu ndryshuar destinacioni. Pango dhe dikasteri që ai drejtonte e ndryshuan ligjin, duke e ndaluar privatizimin, por disa muaj më vonë me ndërhyrje të Berishës u bë një tjetër ndryshim ligjor. Me këtë ndryshim, lejohej jo vetëm dhënia me koncesion por edhe privatizimi i plotë në favor të pronarëve, madje duke u dhënë të drejtën atyre që të ndryshonin destinacionin. Dëshmitarët e tjerë janë Tetis Lubonja dhe Altin Ceni, ndërsa Paro Laçi nuk është paraqitur.

Çfarë thuhet në dosjen e SPAK për rolin e Pangos?

Ylli Pango u emërua ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në mars të vitit 2007 dhe e mbajti këtë detyrë deri në pranverën e vitit 2009, në periudhën më intensive të privatizmit të ish klubit Partizani, proces që kishte nisur me intensitet që në 2005-n, vetëm 2 muaj pasi Berisha kishte ardhur në pushtet.

Në dosjen “Partizani”, roli i ish-ministrit Pango lidhet me ndryshimet ligjore të vitit 2008 për “Ligjin për Sportin”, të cilat i hapën rrugë privatizimit dhe ndryshimit të destinacionit të pronave të klubit.

Ligji për sportin parashikonte në atë kohë në nenin 31 të tij se “objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr. 7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë“.

Read more:Pse “gjyqet politike” duhet të jenë me kamera – Ide

Pra, edhe pse familjet tashmë ishin bërë pronare të truallit nuk mund ta ndryshonin destinacionin. Madje fillimisht ato kishin rëndë dakord që të vijohet aktiviteti sportiv i klubit Partizani, thuhet qartë në dosjen e SPAK.

Pra, deri në këtë moment, e vetmja mundësi për vijimin e procedurave të privatizmit ishte që pronarët të gëzonin të drejtën e parablerjes, duke mos ndryshuar destinacionin.

Por ndërkohë, Ylli Pango si ministër i Sporteve kishte sjellë në qeveri një ndryshim ligjor, siç duket në padijeni të këtij synimi nga familja Berisha.

Më 8 maj 2007 ai e përcjell ndryshimet e ligjit, ku më e rëndësishmja është heqja e mundësisë së privatizimit të objekteve sportive. Konkretisht, projektligji i propozuar, në nenin 31 të tij, parashikonte ndryshimin si vijon: “Objektet sportive jepen me koncension, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr. 9663 datë 18.12.2006 “Për koncensionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë“.

Pra fjala privatizim hiqet. Relacioni që shoqëron këtë projektligj, e pasqyron qartë ndër të tjera: Është hequr dispozita për privatizimin e objekteve sportive. Objektet sportive të rëndësisë së veçantë janë publike, pronë e shtetit. Këto objekte përdoren lehtësisht për nevoja publike nga organizatat sportive.

Ligji kalon 8 ditë më pas në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, siç duket i pavënë re se sa do të ndikonte te privatizimi i klubit Partizani.

Ligji shkon në parlament dhe madje në procesverbalin e mbledhjes së Komisionit të Edukimit, përfaqësuesja e ministrisë, drejtoresha për sportet Violeta Shqevi e thotë qartë para deputetëve se “Është hequr dispozita për privatizimin e objekteve sportive”. Ligji u miratua në Kuvend dhe hyri në fuqi më 21 nëntor 2007.

Read more:Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Privatizimi u përshpejtua për të favorizuar Malltezin, në 6 muaj, leje për 17 kulla! Përfitoi nga vjehrri kryeministër

Një amendament që e bënte të pamundur realizimin e projektit të pasurive të paluajtshme të Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashi mbi truallin e klubit sportiv Partizani.

Por vetëm një muaj e gjysmë më pas, më 4 janar 2008 Ministri i Turizmit dhe Sporteve Ylli Pango “e harron” ligjin që vetë e propozoi.

“Ministri Ylli Pango, duket se ka vepruar tërësisht në kundërshtim me nenin 31 të ligjit për sportin, i ndryshuar mbi bazë të vetë propozimeve të tij, kur me shkresën Nr. 12248/1 Prot dt 04.01.2008 shprehet dakort për privatizimin e Klubit Shumësportësh “Partizani” dhe kjo shkresë i Drejtohet METE, me Ministër Z. Genci Ruli, i cili miratoi proivatimin”, evidenton SPAK në dosje.

Pra Pango e bëri të paligjshëm privatizimin e ambienteve sportive, ndërkohë që e shkeli vetë këtë ligj, duke dhënë “ok” për privatizimin e “Partizanit”. Se si do ta shpjegojë në gjykatë këtë fakt mbetet për t’u parë.

Por sido që të jetë ligji “duhej rregulluar”. Meqë neni 31 ndalonte privatizimin, për ta zhbërë edhe këtë pengesë qeveria e Berishës propozon edhe një tjetër ndryshim ligjor.

“Këshilli i Ministrave, me VKM nr. 906 datë 18.06.2008, e nënshkruar nga Kryeministri Sali Berisha, dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango, depozituar në Kuvend me nr. 2344 date 02.07.2008, ripropozon ndryshime në ligjin nr. 9376 date 21.04.2005 “Per sportin” të ndryshuar, ndryshime këto të miratuara me ligjin nr. 9963 date 21.07.2008. Sipas këtyre ndryshimeve, neni 31 rindryshohet në këtë mënyrë: Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt jepen me koncesion me kusht që të mos ndryshojë destinacioni.“

Interesante për këtë ndryshim të ri të ligjit, është mbledhja që vendosi kalimin e tij në Këshill të Ministrave. Më18 qershor 2008, Berisha akuzon indirekt ish-vartësin e tij Ylli Pango, se më propozimin e parë kishte sjellë një ligj në qeveri, në mbrojtje të interesave të pronarëve të klubeve sportive.

Read more:Erdogani sulmon sërish Netanyahun: Fati i tij do të jetë i njëjtë me atë të tiranëve të tjerë në histori

Në vend të Pangos në mbledhje ishte zv. ministri Ekrem Spahia, i cili jep mendimin e tij kur thotë se e shikon të paarsyeshëm faktin se i njëjti nen i ligjit ndryshohej dy herë brenda pak muajve.

Por Berisha i përgjigjej ashpër: “Ta them unë pse bëhen. Sepse ai amendim ishte një lobing i turpshëm që ishte bërë në kurriz të pronarëve (…) Kur ka pronarë sigurisht që privatizohet (…) Që të gjitha t’i marrin pronarët. Nuk ekzistojnë më stadiume brenda qyteteve si në Tiranë. (…) Duhet të keni parasysh një gjë që ndryshime të tilla nuk duhet të bini më në qeveri. Unë mbeta shumë i zhgënjyer.

Pra, Sali Berisha jo vetëm ishte i përfshirë personalisht, por ishte plotësisht dakord që në vend të objekteve sportive pronarët e tokave mund të ndërtonin pallate. Sidomos të dhëndrit të tij.

Ky ndryshim i fundit është botuar në fletoren zyrtare më 01.08.2008, duke hyrë në fuqi më datë 16.08.2008. Pra, një ndryshim ligjor “i qepur si kostum” pikërisht për Malltezin dhe të tjerët që tashmë ishin bërë pronarë të një ambienti sportiv, ndërkohë që hapat e shpejtë për privatizim vijonin. Vetëm një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave për propozimin e këtyre ndryshimeve, ekspertët Elbira Aliaj dhe Sali Preçi, përgatisin më datë 19 qershor 2008, raportin e vlerësimit për Klubin e Futbollit “Partizani”.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:55

SPAK e pyet për Afrim Tolën dhe pronat e Partizanit, ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë

1782118052_yllipango.jpg

Në gjyqin për aferën Partizani, ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango u pyet edhe nëse e njihte Afrim Tolën, i cili në dosjen e SPAK thuhet se ishte një prej anëtarëve të Komisionit, që u ngrit për vlerësimin e klubit shumësportësh të Partizanit. Ashtu si edhe për shumë pyetje të drejtuara nga prokurorët e SPAK, Pango tha se emri i Afrim Toles nuk i kujtonte asgjë. Madje, i pyetur nga SPAK mbi një shkresë që i ka dërguar ish-vartësja e tij, Violeta Shqevi, e cila i thonte se fusha e basketbollit dhe dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë, Pango sërish tha se nuk kujtonte asgjë çfarë është bërë 18 vite më parë.

Pjesë nga dëshmia

Prokurorja:Afrim Tola, ju kujton gjë?

Ylli Pango: Jo, duhet të vras mendjen që ta kujtoj.

Prokurorja:Më 14 prill 2008, Shqevi ju njofton me shkresë se fusha e basketbollit dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë. Ju kujtohet kjo shkresë dhe çfarë është bërë më pas?

Read more:Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste

Pango:SPAK ma vuri ne dukje këtë shkrese, nuk e mohoj se e ka shkruajtur, drejtoresha nuk e ka bërë si njohëse e legjislacionit të jurisprudencës, çdo ministër e di qe asetet duhet të kontrollohen nga ministria e Ekonomisë, në një nga mbledhjet e qeverisë janë bërë për privatizimin e pronave, kam kërkuar kalimin e aseteve në juridiksionin tonë, ne për objektet sportive nuk kishim pronësi

Prokurorja: Ju e njihni anën juridike?

Pango: Unë jam autor i shumë librave dhe deputet i kuvendit. Nuk mbaj mend çfarë kam bere 18 vjet me pare?

Ora 10:37

‘Partizani’/ Ish-ministri Pango në gjyq: S’mbaj mend gjë nga sporti, prioritet ishte turizmi

1782115416_yllipango.jpg

Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango po dëshmon në gjyqin për aferën e privatizimit me urgjencë të ish-kompleksit “Partizani”. Pango ndryshoi ligjin për sportet për t’i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. I pyetur nga prokuroria, Pango tha se nuk mban mend detaje pasi asokohe nuk kishte ngjarje në terrenet sportive dhe se prioritet ishte turizmi.

Pjesë nga dëshmia

Prokurorja: Kur keni qenë ministër?

Pango: Mars 2007-mars 2009.

Prokurorja: Klubi shumë sportësh ka kaluar në 2003 te MKRS. A ishte e regjistruar apo e keni kryer ju?

Pango: Kjo histori daton 18 vjet me pare, unë jam autor ‘libri për kujtesën’, është e vështirë të mbash mend dokumente nëse s’ka ndonjë shkak të madh për ta mbajtur mend. Falënderoj median, qe bazuar në dokumente më kanë rifreskuar kujtesën. Dëshmia ime ka mbingarkesa nga informacionet e mediave, unë nuk flas me rezerva, por s’mbaj mend saktësisht çdo gjë.

Ylli Pango: Klubi ishte i pushtuar nga privatët. Shkresën e kam parë vonë.

Prokurorja: Pra, nuk e morët në administrim?

Read more:“U bëhet presion studentëve për provimet”/ Berisha në protestë? Lideri i opozitës: Nuk shkojmë me simbolet e PD, qytetarët janë aty se kërkojnë qeveri teknike

Ylli Pango: Nuk u mor si pronë, pasi ishte e zaptuar.

Prokurorja:Ka qenë apo jo i regjistruar në pronësi të Ministrisë?

Ylli Pango: Nuk e mbaj mend, nuk kam asnjë dokument. Ka pasur shumë dokumente që lexoja. Nuk më ka shqetësuar asgjë lidhur me sportet në atë kohë, nuk kishte ngjarje që lidhen me terrenet sportive.

Ylli Pango: Ne kishim emergjencë turizmin. Nuk kemi pasur probleme me sportet. Kompetencë kishim turizmin, ndërsa me sportet merreshin federatat. Sportet ishin të pavarura.

Ora 09:57

Afera ‘Partizani’, ish-ministri Ylli Pango mbërrin në GJKKO

Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango ka mbërritur në ambientet e Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Pango do të dëshmoj në seancën e radhës së gjyqit për aferën e privatizimit me urgjencë të ish-kompleksit “Partizani”.

Lexo edhe
Kronikë

Lushnje/ Aksident me vdekje në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën 38-vjeçari! 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë (EMRI+VIDEO)

Kronikë

Shkodër/ Dyshohet se do t’i bënin atentat Preng Gjinit, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim! Policia gjen eksploziv të lidhur me celular (EMRAT)

Tags: #afera partizani #Aktiviteti #Ambienti #Asetet #Deputet #GJKKO #gjyqi partizani #Jamarbër Malltezi #sali berisha #ylli pango

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lushnje/ Aksident me vdekje në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën 38-vjeçari! 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë (EMRI+VIDEO)
  • Shkodër/ Dyshohet se do t’i bënin atentat Preng Gjinit, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim! Policia gjen eksploziv të lidhur me celular (EMRAT)
  • Do bënin kontroll në resort, administratori dhe 4 punonjësit marrin peng inspektorët e Tatimeve! Arrestohen nga policia (EMRAT)
  • Zbulohet bazë me armë e municion luftarak në Durrës, arrestohet 20-vjeçari! Furnizonte grupet kriminale (VIDEO)
  • Flakët përpijnë banesën në Lushnje, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
Nga të njëjtat tag-e
  • Kripto-asetet në lupën e tatimeve/ Projektligj i ri për raportim të detyrueshëm në organet tatimore, gjoba deri në 1 mln lekë
  • Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”/ Këlliçi: I urdhëruar nga Rama për të goditur News24, që transmeton protestën nga dita e parë. Ndërkombëtarët të reagojnë
  • Do bënin kontroll në resort, administratori dhe 4 punonjësit marrin peng inspektorët e Tatimeve! Arrestohen nga policia (EMRAT)
  • “Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj publikon dokumentet e pasurisë pas akuzave të Ballës dhe sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel
  • “Ditë zie për gazetarinë”/ Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit të News 24: Enrik Mehmeti, avokat i vërtetë i interesit publik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave”/ Këlliçi: Maskat ranë, në raportime nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter 22 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jep dorëheqjen!”/ 50 ditë revoltë! Personazhet e njohura që iu bashkuan protestave të qytetarëve (FOTO) 15 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj publikon dokumentet e pasurisë pas akuzave të Ballës dhe sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel 15 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Sociale 19 vite burg, familja s’ia hap derën nga frika e gjakmarrjes! Vrasja që e përndjek 63-vjeçarin, i vetëm në malet e Pukës 14 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 50-të e protestave/ Ish-deputeti Maliqi: Kanë nisur dorëheqjet në administratë, ka përçarje edhe në PS. Lëvizja e Spiropalit… 12 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”/ Këlliçi: I urdhëruar nga Rama për të goditur News24, që transmeton protestën nga dita e parë. Ndërkombëtarët të reagojnë 10 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ ‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve e cila nuk ka asnjë shenjë që të ndalet 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Lushnje/ Aksident me vdekje në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën 38-vjeçari! 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë (EMRI+VIDEO)

Aksident fatal me humbjen e një jete në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin. Nga ky aksident…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Shkodër/ Dyshohet se do t’i bënin atentat Preng Gjinit, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim! Policia gjen eksploziv të lidhur me celular (EMRAT)

Policia e Shkodrës ka arrestuar Euglen Buraku në Vaun e Dejës, nën dyshimin për një atentat të mundshëm…

• 9 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Do bënin kontroll në resort, administratori dhe 4 punonjësit marrin peng inspektorët e Tatimeve! Arrestohen nga policia (EMRAT)

KAVAJË – Administratori dhe 4 punonjës të një resorti në Golem janë arrestuar pasi dyshohet se kanë mbajtur…

• 11 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by