Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur jetën teksa ka tentuar të kalojë rrugën nga njëra anë në tjetrën në vendin e quajtur Çermë-Proshkë. Aksidenti në rrugën nacionale Çermë-Divjakë ndodhi teksa 71 vjeçarja Ike Dervishi u përplas nga një motoçikletë e drejtuar nga Leandro Xhillari, 24 vjeç.
Goditja ka qenë e fortë dhe e moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës dhe po dokumenton ngjarjen.
Read more:Aksident me vdekje në Fier/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 37-vjeçari
Ky është aksidenti i dytë me vdekje dy ditët e fundit në Lushnje, pas atij të së shtunës ku humbi jetën 37-vjeçari Taulant Veliu, i cili ndodhej në biçikletë dhe u godit nga dy makina njëra pas tjetrës.




