Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar
Politikë

23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar

• 22 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 20
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se është duke e mbështetur si subjekt politik protestën që po mbahet në Shqipëri për të 23-tën ditë me radhë.

Kështu ka bërë me dije, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, Enver Dugolli, duke konfirmuar se personalisht është njëri nga ata që po e mbështet revoltën anti-qeveritare në Tiranë, duke shtuar se edhe aktivistë të tjerë janë duke e bërë këtë individualisht.

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë, thjesht ne, disa aktivistë apo disa njerëz, eksponentë, solidarizohemi me kërkesat e drejta të qytetarëve, shqetësimet e tyre të drejta dhe me kaq mbaron, pra nuk bëhet fjalë që Vetëvendosja nga Kosova apo nga cilado pjesë që ka ndonjë rol të veçantë në këtë protestë”, tha Dugolli.

Read more:Albini, opozitari perfekt për rrëzimin e ‘Kurtit’ që ‘vdes’ për Mickoskin

Po ashtu Dugolli ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që të përmbahet nga komentet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjuha e përdorur nga Rama për Vetëvendosjen mendoj që nuk i bën nder as atij, thjesht edhe njëherë po e ripërsëris, ai do të duhej që të komunikonte me qytetarët e revoltuar të Shqipërisë, të Tiranës, të gjitha qyteteve edhe të mërgatës, pra do të duhej ai të komunikonte me ta dhe të jepte llogari, edhe të reflektonte karshi kërkesave të tyre. Nuk ka, s’ka nevojë që të përzihet apo të merret ndonjë shembull i Vetëvendosjes apo ndonjë deklaratë e ndonjë zyrtari të Vetëvendosjes sepse thashë gjithçka ka të bëjë me një solidarizim pra të zyrtarëve të Vetëvendosjes apo të cilitdo subjekt politik që ka të bëjë me solidarizimin me kërkesat që dalin nga kjo protestë, ajo revoltë e qytetarëve”, tha ai.

Read more:Dalin pamjet e Hysni Mehanit nga spitali në Mitrovicë, Dugolli i bën thirrje PDK-së që ta dënojnë sulmin fizik në Skenderaj

Dugolli e porositi Ramën që, në vend se të merret me Vetëvendosjen, t’i dëgjojë hallet e qytetarëve që po protestojnë kundër tij.

“Kryeministri Rama do të duhej që të komunikonte me protestuesit, ata që për disa ditë radhazi po mbushin sheshin e Tiranës, rrugët e Tiranës dhe nuk po bëhet aspak Vetëvendosja me këtë protestë, thjesht qytetarët shqiptarë, qytetarët e Shqipërisë, mërgata në veçanti po shprehin revoltë ndaj klasës politike aktuale, prandaj ai do të duhej që të komunikonte me ta dhe të reflektonte karshi kërkesave të tyre”, tha ai.

Read more:Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen/ Rama refuzon thirrjet e protestuesve në ditën e protestës më të madhe mbarëkombëtare: Një qeveri s’e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Në një nga komentet e fundit për protestat, Rama përmendi edhe anëtarë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar disa prej tyre si të përfshirë në atë që ai e quajti “çorbë dreqërish”. Megjithatë, ai bëri një ndarje mes tyre dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lexo edhe
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Tags: #Albin kurti #Edi Rama #Enver dugolli #Gjuha #Kosova #Lëvizja vetëvendosje #proteste #rama #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashkët me…

• 24 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 3 ditë më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by