Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Partizani/ Pango ‘shet’ Berishën: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit! Dhe isha kundër ndryshimeve ligjore të 2008-s që i hapën rrugë kullave
Kronikë

Partizani/ Pango ‘shet’ Berishën: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit! Dhe isha kundër ndryshimeve ligjore të 2008-s që i hapën rrugë kullave

• 22 Qershor, 2026 • 9 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Në GJKKO ka nisur gjyqi për aferën Partizani, ku po dëshmon ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango, i cili ndryshoiligjin për sportet për t’i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. I pyetur nga prokuroria, Pango tha se nuk mban mend detaje pasi asokohe nuk kishte ngjarje në terrenet sportive dhe se prioritet ishte turizmi.

Pango tha se ishta pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit dhe kundër ndryshimeve ligjore të 2008-s që i hapën rrugë kullave.

Fillimisht ligji nuk lejonte privatizimin dhe dhënien me koncesion, në të dyja rastet pa iu ndryshuar destinacioni. Pango dhe dikasteri që ai drejtonte e ndryshuan ligjin, duke e ndaluar privatizimin, por disa muaj më vonë me ndërhyrje të Berishës bëhet një tjetër ndryshim ligjor. Tashmë do të lejohej jo vetëm dhënia me koncesion por edhe privatizimi i plotë në favor të pronarëve, madje duke i dhënë të drejtën atyre që të ndryshonin destinacionin. Ashtu siç në fakt ndodhi në ambientet e ish klubit Partizani, ndërtimi i dhjetërave kullave.

Dëshmitarët e tjerë janë Tetis Lubonja dhe Altin Ceni, ndërsa Paro Laçi nuk është paraqitur.

Pjesë nga dëshmia

Prokurorja: Në një shkresë të datës 8 maj 2007, i jeni drejtuar qeverisë për ndryshimin e ligjit të sportit, duke parashikuar dhënien me koncesion pa ndryshim destinacioni. Pse e vlerësuat të nevojshëm këtë ndryshim ligjor?

Ylli Pango: Nuk e mbaj mend. Në të gjithë botën objektet sportive, nëse jepen me koncesion, i bëjnë nder vendit, sepse shteti nuk ka qenë aq i fuqishëm sa të ndërtonte apo rindërtonte stadiumet.

Prokurorja: Familja Begeja dhe disa familje të tjera ju kanë paraqitur kërkesë për privatizim. Keni marrë ndonjë vendim?

Ylli Pango: Ndoshta ekziston si dokumentacion. Unë jam pro privatizimit, duhet të respektojmë pronarët. Kërkesa vërtetohet me dokumente. Pëlqimi im është juridikisht nul, edhe nëse kam thënë “po”. Nuk mund ta pengoja privatizimin, sepse ky ishte prioritet.

Read more:Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë

Ylli Pango: Kam dhënë pëlqim, sepse ma kërkoi Genc Ruli.

Prokurorja: Meqenëse ligji për dhënien me koncesion ishte miratuar, si e keni dhënë pëlqimin për privatizimin?

Ylli Pango: Dhënia me koncesion dhe përfshirja e sektorit privat janë ligjore, janë të parashikuara në ligj.

Prokurorja: Ku parashikohet?

Ylli Pango: Te ligji për koncesionet, shërbimet publike dhe infrastrukturën.

Ylli Pango: Amendimi përfshin pjesën e koncesioneve, por nuk përjashton sektorin privat.

Prokurorja: Në qershor 2008 keni çuar një amendament për ndryshime në ligjin për sportin, ku keni përfshirë privatizimin. Pse lindi nevoja për ndryshimin e ligjit?

Ylli Pango: Propozova privatizimin, nuk ka kontradiktë. Këtë e kam diskutuar edhe me oficerët e policisë gjyqësore dhe SPAK-un. Kjo nismë nuk është marrë nga unë, sepse nuk më shqetësonte ndonjë çështje e objekteve sportive. Me logjikë them se ka qenë një nismë qeveritare në kuadër të privatizimeve.

Read more:Afera ‘Partizani’, dëshmon sot në GJKKO ish-ministri Ylli Pango! Si u ndryshua me urgjencë ligji që i hapi rrugë privatizimit, Berisha: Ambientet sportive t’u kalojnë pronarëve

Prokurorja: Keni marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë?

Ylli Pango: Jo, nuk kam marrë pjesë.

Prokurorja: Ju keni kërkuar pakësimin e fondeve të investimit për sportet. Pse?

Ylli Pango: Jo, nuk mund të më kujtohet.

Klodiana Gjyzari: Ju thoni në relacion se kushti i mosndryshimit të destinacionit ishte thelbësor. Ndryshimi i vitit 2008 e ndryshonte këtë?

Ylli Pango: Ligjet i marrim nga vendet e zhvilluara. Shteti nuk i mban më këto objekte. Koncesionet i zhvillojnë ato, por duhet të ruhet destinacioni dhe unë e kam mbrojtur këtë parim.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:10

Afera Partizani/ Pango: Nuk mbaj mend nëse kam folur me Berishën! I përgjigjet Malltezit: Nuk di nëse Rama dha leje ndërtimi

1780335225_gjkko.jpg

Gjatë pyetjeve të drejtuara nga Jamarbër Malltezi në seancën e radhës të gjyqit për dosjen “Partizani”, ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango tha se nuk e dinte nëse Edi Rama, në cilësinë kryetarit të Bashkisë, ka dhënë leje ndërtimi. Po ashtu, ai tha se nuk e mban mend nëse ka folur ndonjëherë me Berishën për këtë çështje.

Pjesë nga dëshmia

Klodiana Gjyzari: Për Partizanin, keni folur ndonjëherë me zotin Berisha?

Ylli Pango: Nuk e mbaj mend nëse kemi folur ndonjëherë.

Read more:Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Privatizimi u përshpejtua për të favorizuar Malltezin, në 6 muaj, leje për 17 kulla! Përfitoi nga vjehrri kryeministër

Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni që që në vitin 2003 është evidentuar si objekt i zënë?

Ylli Pango: Nuk e mbaj mend. Në atë kohë isha dekan.

Jamarbër Malltezi:A jeni në dijeni se zonja Dade ngriti një komision për këtë çështje dhe se kishte shkresa ku thuhej se pronat nuk merreshin në administrim sepse ishin të zaptuara?

Ylli Pango: Jo, nuk e mbaj mend.

Jamarbër Malltezi:A jeni në dijeni që Edi Rama kërkoi ndryshimin e destinacionit dhe përse u largua Isa Tarja?

Ylli Pango: Jo.

Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni që Edi Rama dha leje ndërtimi?

Ylli Pango: Jo.

Ora 10:55

SPAK e pyet për Afrim Tolën dhe pronat e Partizanit, ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë

1782118052_yllipango.jpg

Në gjyqin për aferën Partizani, ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango u pyet edhe nëse e njihte Afrim Tolën, i cili në dosjen e SPAK thuhet se ishte një prej anëtarëve të Komisionit, që u ngrit për vlerësimin e klubit shumësportësh të Partizanit. Ashtu si edhe për shumë pyetje të drejtuara nga prokurorët e SPAK, Pango tha se emri i Afrim Toles nuk i kujtonte asgjë. Madje, i pyetur nga SPAK mbi një shkresë që i ka dërguar ish-vartësja e tij, Violeta Shqevi, e cila i thonte se fusha e basketbollit dhe dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë, Pango sërish tha se nuk kujtonte asgjë çfarë është bërë 18 vite më parë.

Pjesë nga dëshmia

Prokurorja:Afrim Tola, ju kujton gjë?

Ylli Pango: Jo, duhet të vras mendjen që ta kujtoj.

Read more:“I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!

Prokurorja:Më 14 prill 2008, Shqevi ju njofton me shkresë se fusha e basketbollit dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë. Ju kujtohet kjo shkresë dhe çfarë është bërë më pas?

Pango:SPAK ma vuri ne dukje këtë shkrese, nuk e mohoj se e ka shkruajtur, drejtoresha nuk e ka bërë si njohëse e legjislacionit të jurisprudencës, çdo ministër e di qe asetet duhet të kontrollohen nga ministria e Ekonomisë, në një nga mbledhjet e qeverisë janë bërë për privatizimin e pronave, kam kërkuar kalimin e aseteve në juridiksionin tonë, ne për objektet sportive nuk kishim pronësi

Prokurorja: Ju e njihni anën juridike?

Pango: Unë jam autor i shumë librave dhe deputet i kuvendit. Nuk mbaj mend çfarë kam bere 18 vjet me pare?

Ora 10:37

‘Partizani’/ Ish-ministri Pango në gjyq: S’mbaj mend gjë nga sporti, prioritet ishte turizmi

1782115416_yllipango.jpg

Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango po dëshmon në gjyqin për aferën e privatizimit me urgjencë të ish-kompleksit “Partizani”. Pango ndryshoi ligjin për sportet për t’i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. I pyetur nga prokuroria, Pango tha se nuk mban mend detaje pasi asokohe nuk kishte ngjarje në terrenet sportive dhe se prioritet ishte turizmi.

Pjesë nga dëshmia

Prokurorja: Kur keni qenë ministër?

Pango: Mars 2007-mars 2009.

Prokurorja: Klubi shumë sportësh ka kaluar në 2003 te MKRS. A ishte e regjistruar apo e keni kryer ju?

Pango: Kjo histori daton 18 vjet me pare, unë jam autor ‘libri për kujtesën’, është e vështirë të mbash mend dokumente nëse s’ka ndonjë shkak të madh për ta mbajtur mend. Falënderoj median, qe bazuar në dokumente më kanë rifreskuar kujtesën. Dëshmia ime ka mbingarkesa nga informacionet e mediave, unë nuk flas me rezerva, por s’mbaj mend saktësisht çdo gjë.

Ylli Pango: Klubi ishte i pushtuar nga privatët. Shkresën e kam parë vonë.

Read more:LIVE – Marshimi kilometrik i qytetarëve në rrugët e Tiranës, protestuesit thërrasin në kor: Rama, jepe dorëheqjen!

Prokurorja: Pra, nuk e morët në administrim?

Ylli Pango: Nuk u mor si pronë, pasi ishte e zaptuar.

Prokurorja:Ka qenë apo jo i regjistruar në pronësi të Ministrisë?

Ylli Pango: Nuk e mbaj mend, nuk kam asnjë dokument. Ka pasur shumë dokumente që lexoja. Nuk më ka shqetësuar asgjë lidhur me sportet në atë kohë, nuk kishte ngjarje që lidhen me terrenet sportive.

Ylli Pango: Ne kishim emergjencë turizmin. Nuk kemi pasur probleme me sportet. Kompetencë kishim turizmin, ndërsa me sportet merreshin federatat. Sportet ishin të pavarura.

Ora 09:57

Afera ‘Partizani’, ish-ministri Ylli Pango mbërrin në GJKKO

Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango ka mbërritur në ambientet e Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Pango do të dëshmoj në seancën e radhës së gjyqit për aferën e privatizimit me urgjencë të ish-kompleksit “Partizani”.

Lexo edhe
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Kronikë

Tiranë/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, identifikohen 10 persona! 4 në pranga, 4 në hetim e 2 në kërkim

Tags: #afera partizani #Asetet #Deputet #Edi Rama #Familja #GJKKO #gjyqi partizani #Jamarbër Malltezi #sali berisha #ylli pango

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Tiranë/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, identifikohen 10 persona! 4 në pranga, 4 në hetim e 2 në kërkim
  • VIDEOLAJM/ Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit shpërndahen në asfalt
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Kruja s’gjen qetësi, flakët 400 metra nga banesat në Abaze! Zjarrfikësit ‘heronj’, të sfilitur e me ilaçe nuk heqin dorë: Këtu derisa të shuhet vatra e fundit
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Janë braktisur qytetarët dhe zjarrfikësit
  • “Shqipëria po digjet nga cepi në cep, Rama shëllehet në Dhërmi”/ Balliu: 4mln euro për Kanye West. Qeveria ka para për luksin, por jo për zjarrfikësit
  • Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla ‘Mehmet Bajraktari’ në Cërrik
  • “Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private
  • Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ish-mësuesi nga sheshi “Skënderbej”: Këta politikanë të korruptuar marrin 100 fish më shumë se unë, iu ka marrë mendët paraja! 7 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Pika më e rëndësishme panoramike mbi Tiranë, mali i Dajtit, këtë mëngjes, thuajse ishte zhdukur pas reve të…

• 4 minuta më parë • 13 min lexim
Kronikë

Tiranë/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, identifikohen 10 persona! 4 në pranga, 4 në hetim e 2 në kërkim

Për konfliktin e dy ditëve më parë në Tiranë, policia ka identifikuar 10 persona dhe arrestuar 4 prej…

• 20 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

VIDEOLAJM/ Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit shpërndahen në asfalt

Një kamion i ngarkuar me dërrasa është përplasur me barrierat anësore të rrugës, duke bërë që ngarkesa me…

• 20 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by