Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje
Sociale

Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

• 23 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Maturantët do t’i rikthehen sot bankave të shkollës për të zhvilluar provimin e lëndëve me zgjedhje, duke përmbyllur ciklin e testimeve të Maturës Shtetërore 2026. Rezultatet e këtij provimi do të shërbejnë si bazë për aplikimet dhe pranimin në institucionet e arsimit të lartë.

Sezoni i provimeve të detyruara nisi më 2 qershor me testin e Gjuhës së Huaj, vijoi më 9 qershor me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, ndërsa më 16 qershor maturantët iu nënshtruan provimit të Matematikës.

Matura Shtetërore 2026 po administrohet në 144 qendra provimesh në të gjithë vendin, me angazhimin e mbi 2000 mësuesve administratorë dhe 170 monitoruesve të Ministrisë së Arsimit.

Read more:“Negociata me tradhtar nuk ka!”, protestuesi: Zgjedhje të parakohshme? E vendos sovrani!

Në prag të provimit të fundit, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u bëri thirrje maturantëve të respektojnë rregulloren e provimeve, duke kujtuar se përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera inteligjente është rreptësisht i ndaluar në ambientet e testimit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministrja shprehu keqardhjen për 29 maturantë që janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore gjatë tre testimeve të para për shkak të shkeljes së rregullores.

Read more:Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore 2026/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

“Keqardhje për 29 maturantë që janë përjashtuar gjatë tre provimeve të para për shkelje të rregullores, duke humbur mundësinë për të vijuar provimet e Maturës Shtetërore dhe duke vënë në rrezik regjistrimin në universitet për këtë vit akademik, por respektimi i rregullave është tepër i rëndësishëm dhe i panegociueshëm”, u shpreh Kumbaro.

Ajo theksoi se respektimi i rregullave, qetësia dhe përqendrimi mbeten faktorët kryesorë për arritjen e rezultateve sa më të mira.

Lexo edhe
Sociale

‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)

Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Tags: #Matura shtetërore #ministrja e arsimit #Mirela Kumbaro #Para #Përqendrimi #Rrjetet sociale #zgjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)
  • Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet
  • Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)

Qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat mesditën e sotme sollën përmbytjen e…

• 18 orë më parë • 7 min lexim
Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Mijëra banorë dhe dhjetëra biznese në disa fshatra të Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike prej orës…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë

Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kombet e Bashkuara në Shqipëri…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin