Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera
Kronikë

Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera

• 23 Qershor, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mëngjesin e kësaj të marte, situata është tensionuar sërish në hyrje të kantierit të aeroportit të Vlorës, ku kamionë të kompanisë 2A Group kanë bllokuar portën kryesore, duke penguar hyrjen e nënkontraktorëve të kompanisë MABCO. Sipas informacioneve paraprake, qëllimi ka qenë moslejimi i vijimit të punimeve nga grupet e kontraktuara prej MABCO-s.

Në momentet e para të përplasjes, disa prej nënkontraktorëve të MABCO-s kanë arritur të futen me forcë në ambientet e kantierit, por më pas hyrja është mbyllur sërish dhe aktualisht vijon të mbahet e bllokuar nga dy kamionë të vendosur në portën kryesore. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa konflikti mes palëve vijon të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e punimeve për aeroportin.

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:12

Valon Ademi i ka ndaluar hyrjen ne aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: Përse nuk po vepron ligji? Kjo është vetëgjyqësi e askush nuk mban përgjegjësi

Behgjet Pacolli ka reaguar sërish për bllokimin e hyrjes në kantier, kësaj radhe me kamionë të tonazhit të rëndë, me urdhër të ortakut të tij në aeroportin e Vlorës, Valon Ademi. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, që i dha të drejtën administrimit të punimeve të aeroportit, Pacolli shkruan se në Shqipëri ligjin nuk po funksionon e shteti nuk po merr masa për zbatimin e vendimeve të gjykatave.

Reagimi i Behgjet Pacollit

Grupet kriminale prapë kanë bllokuar aksesin në Aeroportin e Vlorës, ku Mabco ka investuar mbi 310 milionë euro!

APELOJME TE SPAK QË TË FILLON HERTIMIN E THELL.

nuk është qeshtje konflikti, ështe qështje më e thell!!!

A është KRIM bllokimi i një aktiviteti të ligjshëm me roje private, mjete të rënda dhe vetëgjyqësi?

Read more:Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera

Nëse po, pse nuk po vepron askush?

Nëse secili në këtë vend mund të marrë disa roje private, të bllokojë hyrje-daljet, të pengojë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të imponojë vullnetin e tij me forcë, atëherë a jetojmë në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Rojeve Private?

Çfarë roli kanë rojet private në këtë vend?

Si është e mundur që një kompani private të vendosë se kush hyn dhe kush nuk hyn në një kantier, pavarësisht vendimeve të Asamblesë së Ortakëve, pavarësisht vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe pavarësisht kërkesave të institucioneve shtetërore?

Si është e mundur që një kompani sigurie private të bllokojë fizikisht hyrjen në një aset strategjik kombëtar dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?

Nëse çdo kompani në Shqipëri mund të marrë disa roje private, të vendosë kamionë në hyrje dhe të shpallë veten mbi ligjin, atëherë:

• Për çfarë na duhen gjykatat?

• Për çfarë na duhen institucionet?

• Për çfarë na duhet shteti?

Sot nuk po diskutojmë më për një konflikt biznesi.

Sot po diskutojmë për ekzistencën e shtetit ligjor. Sot është vënë në pikëpyetje autoriteti i shtetit. Sot shtrohet pyetja themelore: a zbatohen vendimet e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë apo jo?

Read more:Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera

Sepse, nëse një vendim i formës së prerë i Gjykatës mund të bllokohet nga një grup njerëzish me kamionë dhe roje private, atëherë problemi nuk është më Aeroporti i Vlorës.

Problemi është vetë shteti ligjor.

Prej muajsh, Mabco po përballet me pengesa të vazhdueshme dhe të papranueshme. Prej javësh po shohim vandalizëm, bllokime, dëmtime të pronës dhe pengim të punimeve.

Sot po shohim moszbatim të hapur të ligjit para syve të të gjithëve, si dhe privim të së drejtës për veprim dhe lëvizje.

Ku janë institucionet që duhet t’u japin përgjigje qytetarëve?

Kjo nuk është më një çështje vetëm e Mabco-s apo e 2A-së.

Kjo është një çështje që prek çdo qytetar.

Read more:Tensione në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit nxjerrin nga zyrat vartësit e Valon Ademit! Përplasen edhe me rojet e sigurisë (VIDEO)

Kush i zbaton ligjet në këtë vend?

Ligjin për shoqëritë tregtare?

Vendimet e Gjykatës së Lartë?

Apo rojet private?

Ora 07:23

Përplasjet në aeroportin e Vlorës, reagon VIA: Behgjet Pacolli po na dëmton imazhin, nuk ka qëllim rifillimin e punimeve! Akt sulmi e vetëgjyqësie

“Vlora International Airport – VIA” ka reaguar publikisht pas përplasjeve të regjistruara dje në kantierin e aeroportit ku bën përgjegjës kompaninë e Behgjet Pacollit, Mabco, për dëmtim imazhi të shoqërisë koncensionare dhe ushtrim të dhunës mbi institucionet dhe mbi administrimin ligjor të projektit.

Në reagimin publik, VIA shkruan se kompania e Pacollit, nuk punoi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kur e kishte detyrim të punonte e të zbatonte kontratat, ndërsa shton se Mabco u paraqit në kantier me persona të paautorizuar për të marrë administrimin e projektit me presion e dhunë mbi stafin.

REAGIM PUBLIK

Shoqëria Koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. dënon me forcë ngjarjen e sotme në Kantierin/Zonën e Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Ashtu siç VIA paralajmëroi publikisht dhe institucionalisht, deklaratat e fundit të Mabco-s dhe të z. Behgjet Pacolli për një të ashtuquajtur “rikthim në kantier” nuk kishin si qëllim rifillimin real të punimeve, por krijimin e një incidenti artificial, dëmtimin e imazhit të shoqërisë koncesionare dhe ushtrimin e dhunës dhe presionit mbi institucionet dhe mbi administrimin ligjor të projektit.

Pamjet e sotme flasin vetë.

Mabco nuk u paraqit në kantier me një plan pune, me procedurë, me autorizim të vlefshëm, me dokumentacion teknik, me koordinim institucional apo me një proces normal ndërtimor. Mabco u paraqit me persona të paautorizuar, me grumbullim, me dhunë dhe presion fizik dhe me një skenar të qartë për të prodhuar konflikt, përplasje dhe pamje mediatike.

Ky nuk ishte rifillim punimesh.

Ky ishte një akt i pastër presioni, sulmi dhe vetëgjyqësie.

Mabco nuk punoi kur kishte detyrimin të punonte, kur duhej të zbatonte kontratat, kur duhej të respektonte afatet, standardet dhe përgjegjësitë e saj. Sot, në vend që të japë llogari për dështimet dhe shkeljet e saj, tentoi ta shndërrojë kantierin e Aeroportit të Vlorës në skenë konflikti publik, me qëllim të vetëm dëmtimin e reputacionit të VIA-s dhe krijimin e perceptimit të rremë se kontrolli i projektit mund të merret me forcë.

Read more:Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

VIA sqaron opinionin publik se bartëse e vetme e Kontratës Koncesionare/PPP për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës është Shoqëria Koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k.

MABCO nuk është koncesionari.

MABCO nuk është Autoriteti Kontraktor.

MABCO nuk është organ administrues i VIA-s.

MABCO nuk ka asnjë tagër të hyjë në kantier, të komandojë staf, të ushtrojë presion, të thërrasë palë të treta apo të imponojë me forcë një situatë faktike jashtë ligjit dhe jashtë Kontratës Koncesionare.

Asnjë pretendim kontraktor, tregtar apo shoqëror nuk i jep të drejtë askujt të sulmojë dhe të ushtrojë presion mbi stafin e shoqërisë koncesionare, të pengojë aktivitetin e ligjshëm të VIA-s apo të krijojë kaos të qëllimshëm në një projekt strategjik kombëtar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës nuk është pronë e Mabco-s.

Nuk është skenë për propagandë personale.

Read more:Shërbimet lënë pas prodhimin, turizmi dhe ndërtimi rriten, industria shqiptare vijon tkurrjen

Nuk është instrument për të mbuluar dështime kontraktore.

Nuk është hapësirë ku ligji zëvendësohet me turmë, sulme, presione dhe kamera.

VIA u bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të dokumentojnë çdo veprim të kundërligjshëm të ndodhur sot dhe të garantojnë menjëherë rendin, sigurinë dhe paprekshmërinë e kantierit/Zonës së Koncesionit.

VIA do të vijojë të mbrojë me çdo mjet ligjor stafin e saj, kantierin, integritetin e projektit dhe interesin publik që lidhet me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Aeroporti i Vlorës do të përfundohet përmes ligjit, kontratës dhe institucioneve — jo përmes presionit, vetëgjyqësisë dhe propagandës.

Shoqëria Koncesionare

“Vlora International Airport – VIA” sh.p.k.

Lexo edhe
Kronikë

Sot seanca e radhës në GJKKO, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk paraqitet, mungon edhe avokati Ndreca

Kronikë

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: S’e dija që e kishin fshehur makinën te banesa e prindërve të mi

Tags: #2A Group #Aeroporti #Aktiviteti #Behgjet pacolli #Biznesi #Dera #Mabco Constructions SA #valon ademi #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sot seanca e radhës në GJKKO, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk paraqitet, mungon edhe avokati Ndreca
  • Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: S’e dija që e kishin fshehur makinën te banesa e prindërve të mi
  • Policia e Shtetit shpall fituesit për drejtimin e 8 drejtorive në vend
  • Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera
  • Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera
Nga të njëjtat tag-e
  • Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera
  • Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera
  • Tensione në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit nxjerrin nga zyrat vartësit e Valon Ademit! Përplasen edhe me rojet e sigurisë (VIDEO)
  • Vlorë/ Stërvitje ushtarake dhe qitje në Bristan-Kepi i Gjuhëzës, Bashkia njofton ndalimin e lundrimit të mjeteve detare në këtë zonë
  • Vlorë/ 36-vjeçari i dehur i vë flakën një kamionçine në Panaja! Qëlloi edhe me armë gjahu në ajër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 29 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Spiropali i përgjigjet Ramës pas fjalimit të djeshëm: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet 29 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 22 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë Sherri me Ramën në Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashton Shehajn dhe Kaprin. Kreu i ‘Mundësia’ 60 ditë jashtë seancave 14 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 14 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama ka ngarkuar Taulant Ballën për të bërë antimiting”, Këlliçi zbulon prapaskenat: Telefonon diasporën, por merr refuzim çdo herë 13 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Sot seanca e radhës në GJKKO, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk paraqitet, mungon edhe avokati Ndreca

TIRANË– Në GJKKO mbahet sot seanca e radhës për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të…

• 25 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: S’e dija që e kishin fshehur makinën te banesa e prindërve të mi

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 40-vjeçarin e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve,…

• 56 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Policia e Shtetit shpall fituesit për drejtimin e 8 drejtorive në vend

Policia e Shtetit ka shpallur fituesit për drejtimin e 8 drejtorive në vend. Read more: Vrasja me armë…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by