Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Nis konsultimi publik për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, kryebashkiaku: Do ta kthejmë në zemrën ekonomike dhe magnetin e turizmit të qytetit
Sociale

Nis konsultimi publik për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, kryebashkiaku: Do ta kthejmë në zemrën ekonomike dhe magnetin e turizmit të qytetit

• 25 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka nisur procesi i konsultimit publik për projektin e rivitalizimit të Kalasë së Elbasanit, një nga zonat më të rëndësishme historike dhe turistike të qytetit. Në dëgjesën e parë publike, banorët dhe bizneset e lagjes Kala u njohën me projektin e hartuar nga grupi i arkitektëve dhe dhanë sugjerimet e tyre për fazat e mëtejshme.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, e cilësoi këtë si projektin më të madh të ndërmarrë ndonjëherë për rimodelimin e Kalasë, duke theksuar se zhvillimi i saj lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen turistike dhe ekonomike të qytetit. Sipas tij, synimi është që Kalaja të mos jetë vetëm një hapësirë historike, por edhe një qendër e gjallë ekonomike dhe kulturore.

Read more:Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë

“Kur flasim për turizmin në Elbasan, Kalaja është magneti kryesor i këtij zhvillimi dhe qendra e këtij magneti turistik. Nuk duhet që Elbasani të mbetet jashtë rritjes së turizmit që po përjeton Shqipëria dhe jashtë ekonomisë që po krijohet falë tij”, tha Llatja.

Projekti financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe parashikon rikualifikimin e hapësirave publike, restaurimin e objekteve historike, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve turistike, kulturore dhe artizanale.

Read more:Aksi Librazhd-Prrenjas ‘nuk gjen qetësi’, reshjet e shiut shkaktojnë problematika! Inerte dhe baltë në rrugë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Arkitekti Emre Arola u shpreh se ndërhyrja do të bazohet në ruajtjen e identitetit historik të zonës, përmes asaj që ai e cilësoi si “akupunturë urbane”, me ndërhyrje të kujdesshme dhe të qëndrueshme që shmangin transformimet e mëdha dhe ruajnë jetën sociale të lagjes.

“Kalaja e Elbasanit mishëron gjurmë të kulturave të shkuara, të shkatërrimeve, të rindërtimeve dhe të jetës së përditshme. Në vend të spastrimeve në shkallë të gjerë, duam të bëjmë atë që ne e quajmë akupunturë urbane, me ndërhyrje të kujdesshme që përmirësojnë zonën pa prishur strukturën sociale të saj”, tha Arola.

Read more:Lajme nga Sociale – Shqiptarja.com

Procesi i konsultimit do të vijojë edhe në fazat e ardhshme, me synimin që transformimi i Kalasë të ruajë autenticitetin e saj dhe ta kthejë atë në një qendër të rëndësishme turistike, kulturore dhe ekonomike për qytetin e Elbasanit.

Lexo edhe
Sociale

Mbiprodhimi, shalqini i Divjakës mbetet në fushë! Fermerët nuk shesin dot prodhimin e tyre

Sociale

Temperaturat e larta, ekspertët japin alarmin: Mos i lini fëmijët vetëm në makinë, edhe 20 minuta mund të jenë fatale

Tags: #Bizneset #Elbasan #elbasani #Emre Arola #Gledian Llatja #jetë #kalaja e elbasanit #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbiprodhimi, shalqini i Divjakës mbetet në fushë! Fermerët nuk shesin dot prodhimin e tyre
  • Temperaturat e larta, ekspertët japin alarmin: Mos i lini fëmijët vetëm në makinë, edhe 20 minuta mund të jenë fatale
  • ‘Gjuetia e paligjshme na shkatërroi’, Shoqata e Gjuetarëve në Vau Dejës hedh 100 krerë rasat për fllanxën e fushës
  • Parkime me pagesë në të gjithë rrugët e Durrësit, qytetarët: Shumë shtrenjtë! Shkon 10 mijë lek në muaj vetëm për parkim
  • Helmimi nga ushqimi, specialisti i ISHP-së: Produktet të ruhen në ambiente të freskëta, s’mund të mbahen në temperaturat e dhomës më shumë se një orë
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta e Shqiptarëve kundër kryeministrit/ Ndregjoni: Shqipëria e Re pa Ramën dhe Berishën, të dy me ideologji staliniste. U deskritituan botërisht nga protesta
  • Shqiptarët 26 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Braçe: Protesta legjitime, të rinjtë duhet të dëgjohen. Ata refuzojnë të jetojnë si prindërit dhe gjyshërit e tyre!
  • Temperaturat e larta, ekspertët japin alarmin: Mos i lini fëmijët vetëm në makinë, edhe 20 minuta mund të jenë fatale
  • ‘Gjuetia e paligjshme na shkatërroi’, Shoqata e Gjuetarëve në Vau Dejës hedh 100 krerë rasat për fllanxën e fushës
  • Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës! 125 mijë euro dëm shtetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 25 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-zëdhënësi i Nanos, Thoma Gëllçi në krah të Ilir Zelës: Maskat ranë, Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen! 20 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 18 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Protesta në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë në shi, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen 15 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë Themeluesi i FRESSH godet Ramën, Ilir Zela: Kriminalizoi Kuvendin e emëroi horra në qeveri! Ja pse socialistët e vërtetë janë në protestë 15 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Kryeministria plot, shqiptarët thirrje për dorëheqje/ “Duhet të hapim GoFundMe për të shpëtuar sepse në spitale nuk ka ilaçe”, protestuesja apel Evropës: Bëhuni me popullin dhe jo me autokratin! 14 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Mbiprodhimi, shalqini i Divjakës mbetet në fushë! Fermerët nuk shesin dot prodhimin e tyre

850 hektarë të mbjella me shalqi në Divjakë kanë hyrë në fazën e pjekjes masive, ç’ka ka shtuar…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Temperaturat e larta, ekspertët japin alarmin: Mos i lini fëmijët vetëm në makinë, edhe 20 minuta mund të jenë fatale

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po shton rrezikun për shëndetin e fëmijëve, veçanërisht të më…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

‘Gjuetia e paligjshme na shkatërroi’, Shoqata e Gjuetarëve në Vau Dejës hedh 100 krerë rasat për fllanxën e fushës

Gjuetia e paligjshme ka lulëzuar në këto 10 vite të moratoriumit, kjo sipas shoqatës së gjuetarëve të Vau…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by