Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shkon në 64 numri i të helmuarve te Akademia e Sigurisë! Ndërpritet aktiviteti i Sori-Al, pyetet pronarja! AKU: Kryem kontrolle, morëm 14 mostra ushqimesh
Kronikë

Shkon në 64 numri i të helmuarve te Akademia e Sigurisë! Ndërpritet aktiviteti i Sori-Al, pyetet pronarja! AKU: Kryem kontrolle, morëm 14 mostra ushqimesh

• 26 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË –Numri i studentëve që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej me katering nga kompania SORI-AL, ka shkuar në 64. Përpos 60 kursantëve të parë, 4 të tjerë janë paraqitur në urgjencë me po të njëjtat simptoma pasditen e djeshme.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje. Dosja e helmimit të dytë pritet të bashkohet në një të vetëm me helmimin e rastit të parë, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit maj të këtij viti.

Përveç kompanisë SORI-AL, që çon ushqimin me katering në Akademi, burimet për Report Tv bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë edhe për institucionin e AKU-së. Sipas burimeve ky institucion po hetohet për të verifikuar nëse pas rikthimit të aktivitetit të SORI-AL në Akademi, ka kryer ose jo kontrolle të tjera në ambientet e saj gjatë 2 muajve të fundit.

Por në një reagim në faqen zyrtare AKU njofton se pas kësaj ngjarje ka kryer kontrolle te SORI-AL, ku thekson se kompania e ushtronte aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të përshtatshëm. AKU shton se ka marrë 14 mostra për kryerjen e analizave, dhe deri në përgjigjen e tyre aktiviteti i SORI-AL do të ndërpritet.

Read more:Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, shkon në 64 numri i të rinjve që përfunduan në spital! Hetime edhe për AKU, do verifikohet nëse kreu kontrolle te Sori-Al

“Në këto ambiente u konstatuan kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës të datës 24.06.2026, si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV.

Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave. Gjatë këtyre procedurave inspektimi ishin prezentë edhe institucione të tjera si NJVKSH Tiranë (të cilët morën tampone ambientale në ambiente, pajisje dhe punonjës) ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë”, thuhet në deklaratë.

Gjatë marrjes në pyetje nga blutë, Alma Tafani, pronarja e Sori-Al ka dëshmuar se ka bërë çdo ditë furnizimin me ushqim për studentët e Akademisë së Sigurisë, siç e parashikon kontrata. Sipas saj çdo vakt ushqimor është gatuar dhe më pas shpërndarë sipas procedurave normale duke respektuar kushtet e higjenës.

lajm ne perditesim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:35

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë masat për izolimin e ambienteve, analizat do të vërtetojnë shkakun

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, tha se institucionet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademinë e Sigurisë që lidhen me helmimin e 64 kursantëve. Salla shtoi se janë në pritje të analizave për të përcaktuar shkakun e helmimit.

Read more:Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, PD: Institucionet, tendera fiktivë!

“Kemi marrë të gjitha masat për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademi, por po ndiqet nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. Në helmimin e parë s’kemi pasur helmim prej ushqimeve, por prej higjienës dhe këtë e kanë treguar analizat. Do të presim analizat sot për të vërtetuar nga vjen shkaku dhe ku është problematika dhe pasoja që na duhet t’i parandalojmë nëpërmjet AKU, por kemi marrë masat e nevojshme”, tha ministri.

Ora 12:10

Helmimi i 64 studentëve tek Akademia e Sigurisë, merret në pyetje administratorja e Sori-Al: Kemi shpërndarë ushqimin në kushte higjienike

Foto: Alma Tafani

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e Sori-Al, e cila ka deklaruar se ka bërë çdo ditë furnizimin me ushqim për studentët e Akademisë së Sigurisë, siç e parashikon kontrata. Ajo ka thënë se çdo vakt ushqimor është gatuar dhe më pas shpërndarë sipas procedurave normale duke respektuar kushtet e higjenës.

Në pyetje gjithashtu është marrë kuzhinieri, stafi tjetër që bën ndarjen e ushqimin në porcione për studentët, stafi i shpërndarjes etj.

Në pyetje gjithashtu janë marrë dhe studentët e helmuar. Deri në këtë fazë të hetimit, asnjë person nuk është marrë në hetim sa i takon skandalit të dytë.

Read more:Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i SORI-AL

Hetuesit po mbledhin provat dhe do të jetë Prokuroria më pas që do të vendosë se cilët persona do të vendosen nën hetim në lidhje me helimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Ora 10:44

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! AKU: Kishte kushte higjiene të përshtatshme, morëm 14 mostra ushqimesh

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas helmimit të 64 studentëve te Akdemia Sigurisë një ditë më parë. AKU bën me dije se ka ushtruar kontrolle si në Akademinë e Sigurisë, ashtu edhe në Garnizonin “Skënderbej”, ku përgatitej ushqimi nga subjekti SORI-AL, ku sipas së cilës u konstatuan kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe dokumentacion i rregullt.

Në reagim theksohet se janë marrë 14 mostra nga vaktet e drekës dhe darkës së datës 24 qershor, dhe deri në daljen e analizave aktiviteti i SORI-AL do të ndërpritet.

Read more:Afera ‘Partizani’, dëshmon sot në GJKKO ish-ministri Ylli Pango! Si u ndryshua me urgjencë ligji që i hapi rrugë privatizimit, Berisha: Ambientet sportive t’u kalojnë pronarëve

Deklarata e plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Menjëherë, nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë Akademisë së Sigurisë,Sauk si dhe në Garnizoni “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.

Nga verifikimet në Akademinë e Sigurisë,Sauk u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të përshtatshëm. U krye kampionimi i 14 mostrave (7 kampione nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës nga kampionet në ruajtje të produkteve të gatshme të përpunuara pranë Garnizonit Skenderbej, Tiranë, dhe të konsumuara me datë 24.06.2026, pranë Akademisë së Sigurisë Sauk) për analizim për treguesit mikrobiologjikë pranë laboratorit të ISUV.

Në vijim të ndjekjes së gjurmuueshmërisë u krye inspektimi në subjektin “Garnizoni Skenderbej, Tiranë”, ku është kryer përpunimi i produkteve.

Read more:Në prag të sezonit, institucionet prezantojnë planin për sigurinë ushqimore, Salla: Nuk duhet të ketë asnjë kompromis, Gjylameti: Presim 15 milionë turistë këtë vit

Në këto ambiente u konstatuan kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës të datës 24.06.2026, si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV.

Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave. Gjatë këtyre procedurave inspektimi ishin prezentë edhe institucione të tjera si NJVKSH Tiranë (të cilët morën tampone ambientale në ambiente, pajisje dhe punonjës) ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë rastit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Lexo edhe
Kronikë

Makina përfshihet nga flakët në Gjirokastër, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)

Kronikë

Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)

Tags: #Akademia e sigurisë #Aktiviteti #aku #alma tafani #andis salla #Foto #Helmim #Sori-Al #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Makina përfshihet nga flakët në Gjirokastër, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)
  • Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)
  • Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri
  • Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund
  • Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit ndezin flakadanë para Kuvendit: Parlament i krimit!
  • Pacienti 40 vjeçar vdes tek ‘Nënë Tereza’, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT)
  • Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
  • Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet! Devijojnë edhe disa linja urbane
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 15 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Makina përfshihet nga flakët në Gjirokastër, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në lagjen “Dunavat” në Gjirokastër. Shkaqet e zjarrit…

• 30 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)

Fier – Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në në Fermë- Çlirim, ku një 70-vjeçar ka…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri

Cërrik – Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë këtë dielë pas një aksidenti me motor, ndërsa i lënduar ka…

• 13 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by