Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gjykata e Lartë hap procesin për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, kriteret dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar
Kronikë

Gjykata e Lartë hap procesin për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, kriteret dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar

• 27 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Lartë ka shpallur thirrjen publike për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët që dëshirojnë të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), në kuadër të përtëritjes së përbërjes së këtij organi kushtetues.

Sipas njoftimit, më 12 dhjetor 2026 përfundojnë mandatin e plotë pesëvjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, një i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.

Në zbatim të nenit 9 të ligjit nr. 115/2016, Kryetari i Gjykatës së Lartë ka shpallur më 26 qershor 2026 thirrjen për paraqitjen e kandidaturave. Gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën e tyre me shkrim deri më 13 korrik 2026.

Kandidatët, krahas shprehjes së interesit, duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës. Ky dokumentacion përfshin, ndër të tjera, CV-në e përditësuar, deklaratat e mbështetjes nga gjyqtarë të tjerë, formularin e vetëdeklarimit, platformën personale të objektivave, deklaratat për integritetin dhe informacionin mbi konfliktin e mundshëm të interesit.

Read more:Aeroporti i Vlorës/ Pas tensioneve, punonjësit e ‘Mabco’ drejt rikthimit në kantier

Dokumentet mund të dorëzohen në adresën elektronike [email protected] ose me postë pranë Gjykatës së Lartë, në adresën: Rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 20, 1001, Tiranë.

Në përfundim të njoftimit, Gjykata e Lartë u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve që plotësojnë kriteret ligjore të shprehin interesin për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të KLGJ-së, me synimin për të garantuar një përbërje të bazuar në profesionalizëm, integritet dhe besueshmëri.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Në datën 12.12.2026 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar 3 (tre) anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga të cilët 1 (një) anëtar i zgjedhur nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, 1 (një) anëtar i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit si dhe 1 (një) anëtar nga Gjykata e Lartë.

Referuar nenit 9 të ligjit nr. 115/2016, Kryetari i Gjykatës së Lartë, me anë të këtij njoftimi publik, shpall sot në datë 26 qershor 2026thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës së Lartë.

Read more:Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit, reagon “2A Group”: Anomali ligjore dhe cenim të procesit të rregullt

Brenda datës 13 korrik 2026 gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Bazuar në nenin 10, pika 3 të ligjit nr. 115/2016, të ndryshuar, kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, bashkë me shprehjen e interesit, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) deklaratat individuale të gjyqtarëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht, sipas këtij formati: https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/urdher_Deklarat_individuale_mbeshretjes_KLGJ_af4b5bf782.docx

Read more:KLGJ dhe KLP përballen me kritika për vonesat e theksuara në vlerësimin e magjistratëve

c) formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, sipas këtij formati: https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Formular_vetedeklarimi_per_zbatimin_e_Ligjit_138_2015_Per_garantimin_e_integritetit_te_personave_qe_zgjidhen_emerohen_ose_ushtrojne_funskione_publike_6bcc6ad5a8.pdf

ç) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991, sipas këtij formati:

https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/FORMULAR_APLIKIMI_PER_INFORMIM_PER_ZYRTARET_PERPARA_EMERIMIT_NGRITJES_NE_DETYRE_ZGJEDHJES_NE_POSTE_TE_LARTA_PROCESIN_E_VETINGUT_Verifikimi_i_figures_5dfad157f5.pdf

Read more:SMS erotike në punë, ILD: Të shkarkohet anëtari i KLP Olger Eminaj

dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;

e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dhe vë në dispozicion të të interesuarve një formular tip për dhënien e këtij informacioni, sipas këtij formati: https://klgj.al/media/d2umenli/vendim-nr-277-dat-01-07-2021-p-%C3%AFr-miratimin-e-formularit-n-%C3%AF-zbatim-t-%C3%AF-nenit-10-t-%C3%AF-ligjit-postuar-m-14-07-2021.pdf

ë) listën e personave të lidhur, të përcaktuar në ligjin për “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Read more:KQZ diskuton me Zyrtarët Ekzekutiv të KKZ-ve për sfidat e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe zgjedhjet e ardhshme

Ju bëjmë thirrje të gjithë gjyqtarëve që të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ me qëllim përtëritjen e përbërjes së këtij organi kushtetues me gjyqtarë që garantojnë profesionalizëm dhe besueshmëri.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese mund të bëhen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Gjykatës së Lartë:

Rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 20, 1001, Tiranë.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në një apartament pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’, ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu më të keqen (VIDEO)

Kronikë

Rihapet dosja e Kozeta Hysenit, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

Tags: #Femije #Gjykata #gjykata e larte #gjyqtarët #klgj #media #Tirane #Verifikimi #Zyrtaret

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në një apartament pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’, ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu më të keqen (VIDEO)
  • Rihapet dosja e Kozeta Hysenit, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999
  • Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri
  • Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri
  • SPAK hap garën për 40 pozicione hetuesish në BKH, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe afati i aplikimit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Sheshi merr nur kur vini ju!”/ Aktivisti Edison Lika: Rroftë Diaspora! Do t’i largojmë ata që ju larguan! Dorëheqje
  • “Ligji të jetë i pari!”/ Shqiptari i Diasporës në SHBA: Kjo protestë po i jep frymë Shqipërisë, nëse ndalet, vendi do të vdesë!
  • Përplasja me Ramën për ndarjen territoriale/ Gorrea nuk tërhiqet: Divjaka duhet të mbetet bashki, Komisioni i Maznikut ka bërë gabime
  • “Janë shitur projektet, siç e kemi parë te ‘Albanian Files’”/ E reja vjen nga Florida në protestën e 76-të: U largova sepse nuk gjeja punë si arkitekte
  • Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 12 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në një apartament pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’, ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu më të keqen (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një apartament në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë…

• 49 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Rihapet dosja e Kozeta Hysenit, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

Prokuroria e Tiranës rihapi sërish çështjen e masakrimit të Kozeta Hysenit, një krim makabër që ndodhi në Qytetin…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri

Prej 4 ditësh, zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh, pishë te…

• 2 orë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by