Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj, pas dy muajsh në arrati Marjaldo Nela vetëdorëzohet në polici
Kronikë

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj, pas dy muajsh në arrati Marjaldo Nela vetëdorëzohet në polici

• 30 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj, është vetëdorëzuar në polici.

Pas paraqitjes së tij, ai është ndaluar dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë për vijimin e procedurave hetimore.

Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi mbrëmjen e 21 prillit në qendër të Memaliajt. Sipas Prokurorisë, gjithçka nisi nga një konflikti të çastit mes 7 personave që nuk ishin pjesë e asnjë grupi rival. Në sherr më pas ndërhynë edhe Dali Nela, vjehrri i tij Aldo Kalemi dhe persona të tjerë.

Read more:“Djalin e ndiqnin përditë për ta vrarë”, prindërit e Endri Goxhajt kërkojnë drejtësi

Në kulmin e konfliktit, Endri Goxhaj nxori një pistoletë dhe qëlloi katër herë në drejtim të Dali Nelës, duke e lënë të plagosur.

Kur panë Dali Nelën të rrëzuar në tokë, dy vëllezërit e tij, Donaldo dhe Marjaldo Nela, sipas prokurorisë, nxorën armët dhe qëlluan në drejtim të Endri Goxhajt. Si pasojë e të shtënave, 30-vjeçari humbi jetën në vend. Sipas hetuesve, pamjet filmike tregojnë se Goxhaj nuk arriti të reagonte me armë në momentin kur u qëllua nga dy vëllezërit.

Read more:Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI)

Pas të shtënave, Donaldo dhe Marjaldo Nela morën me automjet vëllanë e tyre të plagosur dhe e transportuan me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës. Më pas u larguan dhe u shpallën në kërkim nga policia si autorët e dyshuar të vrasjes.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Gjirokastrës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Dali Nelën, Aldo Kalemin dhe Ermal Matajn. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi dyshohet se ka fshehur armën me të cilën është qëlluar ndaj Goxhajt.

Read more:Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët

Me vetëdorëzimin e Marjaldo Nelës, një prej personave të shpallur në kërkim pas krimit, hetimet pritet të vijojnë me marrjen në pyetje të tij për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Në kërkim mbetet ende vëllai i tij, Donaldo Nela.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Tags: #Armë #Armët #dali nela #donaldo nela #Endri goxhaj #Gjykata #Marjaldo Nela #memaliaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca! Pse prokuroria u tërhoq nga akuzat
  • Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)
  • Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë! Sekuestrohen 13 kartëmonedha të falsifikuara (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)
  • Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim
  • Kurbin/ 22-vjeçari plagoset me armë zjarri, dërgohet në spital nga i vëllai! S’dihen rrethanat, policia në kërkim të autorit (EMRI)
  • LIVE- Protesta kundër Ramës/ Aktivisti Edison Lika: Për 36 vite shqiptarët nëpër gjykata për pronat…Nuk dorëzohemi derisa të largohet kryeministri
  • Kërkoi të bëhej palë në gjyqin e Veliajt kundër Dados, ish-prokurori Deda: U shkarkova nga detyra që të emërohej ai! I doli boja, a e ka bërë Magjistraturën?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 17 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 11 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Kryeministri iu kërkoi “besën” shqiptarëve/ Ish-zv.ministri socialist, Arben Isaraj “shpërthen” ndaj Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më! 8 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca! Pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

“Ai ishte një djalë që kishte bërë shumë gola”, kështu shprehen në Londër disa shqiptarë, të cilët e…

• 6 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by