Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Policia merr urdhra politikë”/ Avokati-Ramës: Liro menjëherë protestuesit, ose do të shkaktosh revoltë!
Politikë

“Policia merr urdhra politikë”/ Avokati-Ramës: Liro menjëherë protestuesit, ose do të shkaktosh revoltë!

• 2 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Avokati Alban Duraj në një deklaratë për mediat nga Komisariati 4 tha se janë shkelur kriteret ligjore për masën e arrestit në flagrancë ndaj disa personave të shoqëruar nga policia gjatë protestave.
Duraj u shpreh se arrestimi në flagrancë duhet të zbatohet vetëm kur vepra penale parashikon një dënim minimal prej 5 vitesh burgim, duke theksuar se në këtë rast kjo nuk është respektuar.
Avokati tha se nuk ka ende njoftime zyrtare për tre të shoqëruarit, ndërsa ai pretendon se procedurat po ndjekin “urdhra politikë”. Ai shtoi se nuk duhet të kishte pasur arrestim në flagrancë dhe se hetimet duhet të zhvillohen në gjendje të lirë.
Avokati deklaroi gjithashtu se protestuesit janë kundërpërgjigjur pasi janë përballur me dhunë të pajustifikuar dhe disproporcionale, duke pretenduar përdorim të shkopinjve të gomës dhe prani të madhe forcash policore.
Ai i bëri thirrje prokurorit dhe autoriteteve, përfshirë drejtorin e Policisë Skënder Hitaj, që të urdhërojnë lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve dhe të mos ketë procedime penale ndaj tyre.
Duraj gjithashtu i kërkoi edhe Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit Edi Rama që të reagojnë menjëherë, duke paralajmëruar se situata mund të çojë në “revoltë të ligjshme” nëse nuk merren masa.
Ai njoftoi se protesta e paralajmëruar për datën 4 pritet të jetë ndër më të mëdhatë, ndërsa theksoi se policia, sipas tij, ka pasur tashmë një plan veprimi të përgatitur.

“Janë shkelur kriteret për masën e arrestit, kur dikush arrestohet në flagrancë duhet të ketë kryer nëj krim që dënohet minimumi 5 vite.
Ata policë që kanë zbatuar urdhra të palgjshëm, do të mbajnë përgjegjësi, u bëjmë thirrje policëve të mos bëjnë veprime të paligjshme, gjithçka është e filmuar.
E kemi parë se me çfarë janë përballur punonjësit e administratës që zbatonin dëshirat eprorëve.
Nuk kemi asnjë njoftim për tre të shoqëruarit, ata presin urdhrat dhe urdhrat janë politikë. S’duhet të kishim arrestim në flagrancë.
Protestuesit janë kundërpërgjigjur sepse janë dhunuar, dhuna ka qenë disproporcionale sepse kanë përdorur shkopinj gome dhe kanë qenë të shumtë në numër.
Ajo që kërkojmë nga Hitaj dhe prokurori të urdhërojnë menjëherë lirimin dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë, mos ketë procedime.
Ministri i Brendshëm dhe Rama të regojnë menjëherë. I drejtojmë kërkesë Ramës që protestuesit të shkojnë në familjet e tyre, në të kundërt do të shkaktojë revoltë, që është e ligjshme.
Kemi dhe protestën e datës 4 që do të jetë një nga më të mëdhatë dhe policia ka pasur një plan.
Uroj që Rama dhe prokurori të vendosin lirimin e menjëhershëm”,tha avokati.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë në bulevard: Diaspora, zemra e Shqipërisë!

Politikë

“Të bëhemi 3 milionë shqiptarë dhe t’i themi boll është boll”/ Aktivisti: E votova në 2013, por kuptova se ishte tradhtar. E kanë vendin në burg

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë në bulevard: Diaspora, zemra e Shqipërisë!
  • “Të bëhemi 3 milionë shqiptarë dhe t’i themi boll është boll”/ Aktivisti: E votova në 2013, por kuptova se ishte tradhtar. E kanë vendin në burg
  • “Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe qeveri tranzitore 12-mujore”/ Aktivisti: I kujtojmë SPAK të arrestojë kokën e krimit
  • Rezistencë, vendosmëri! Revolta e 59 kundër klasës politike, shqiptarët nuk ndalen: Rama n’burg, Berisha n’burg!
  • LIVE- Asgjë s’e ndal revoltën, protesta antiqeveritare në ditën e 59-të. Oshëtijnë thirrjet: Ndryshim sistemi, Shqipëria e rinisë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 22 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 14 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë! 8 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Vija e kuqe u kalua!”, Gent Progni nga protesta: Polici civil tentoi të më godiste me thikë! Presion bizneseve, po fshijnë pamjet e kamerave 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë në bulevard: Diaspora, zemra e Shqipërisë!

Protestuesit kanë vijuar marshimin në bulevardet e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër…

• 26 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Të bëhemi 3 milionë shqiptarë dhe t’i themi boll është boll”/ Aktivisti: E votova në 2013, por kuptova se ishte tradhtar. E kanë vendin në burg

Një qytetar, i cili tha se kishte ardhur nga Kosova në vitin 2013 për të votuar Partinë Socialiste,…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe qeveri tranzitore 12-mujore”/ Aktivisti: I kujtojmë SPAK të arrestojë kokën e krimit

Një nga aktivistët ka risjellë në vëmendje kërkesat për largimin e Ramës dhe arrestimin e tij për të…

• 26 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by