Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Mbi 42 mijë foto dhe video me abuzim seksual të fëmijëve zbulohen në një faqe interneti shqiptare, Qendra për Internet të Sigurt: Një nga rastet më të rënda deri më sot
Sociale

Mbi 42 mijë foto dhe video me abuzim seksual të fëmijëve zbulohen në një faqe interneti shqiptare, Qendra për Internet të Sigurt: Një nga rastet më të rënda deri më sot

• 3 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbi 42 mijë foto dhe video me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve janë gjetur në një faqe interneti shqiptare. Zbulimi është bërë nga Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt, iSIGURT.al, e cila e cilëson këtë një nga rastet më të rënda që ka hasur deri më sot.

Vetëm gjatë muajit qershor, ekspertët e qendrës zbuluan 42,624 materiale në këtë faqe dhe e raportuan menjëherë rastin te autoritetet policore, duke kërkuar që materialet të hiqen nga interneti dhe të nisin hetimet.

Sipas iSIGURT.al, gjatë verifikimeve rezultoi se të gjitha fotot dhe videot ishin publikuar në një faqe interneti me adresë “.AL”. Sipas qendrës, kjo tregon se edhe faqe të regjistruara në Shqipëri po përdoren për publikimin dhe shpërndarjen e materialeve të paligjshme.

Read more:Pogradec/ Plagoset me armë zjarri Brian Syzo, pranga Nikolla Agollit! Dyshohet hakmarrja, vëllai i 35-vjeçarit plagosi me thikë autorin në 2025 (FOTO)

“Fakti që vetëm gjatë një muaji u identifikuan mbi 42 mijë materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve në një faqe me domain .AL është jashtëzakonisht alarmues. Ky rast tregon se Shqipëria nuk është e paprekshme nga këto forma të kriminalitetit dhe se nevojiten masa shumë më të forta për monitorimin e internetit, hetimin e autorëve dhe mbrojtjen e fëmijëve”, u shpreh Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri.

Sipas CRCA Shqipëri, rasti nxjerr në pah nevojën urgjente për forcimin e monitorimit të faqeve me adresë “.AL”, bashkëpunim më të shpejtë mes autoriteteve, ofruesve të internetit dhe kompanive të hostimit, forcimin e hetimeve penale ndaj autorëve të këtyre veprave, si edhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe raportimit nga qytetarët.

iSIGURT.al u bën thirrje qytetarëve që, nëse hasin materiale që dyshohen se përmbajnë abuzim seksual të fëmijëve, të mos i shkarkojnë, ruajnë apo shpërndajnë, por t’i raportojnë menjëherë në platformën e saj.

Read more:Maqedonia do të festojë 35-vjetorin e pavarësisë me koncert nga David Guetta

Sipas qendrës, çdo raportim ndihmon në mbrojtjen e një fëmije dhe në ndjekjen penale të autorëve.

Deklarata e plotë e Qendrws Kombëtare për Internet të Sigurt, iSIGURT.al,

“Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt, iSIGURT.al, ka identifikuar dhe raportuar për heqje 42,624 materiale (foto dhe video) me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM) vetëm gjatë muajit Qershor 2026. Ky është një nga rastet më të rënda të konstatuara deri më sot nga iSIGURT.al dhe ngre shqetësime serioze mbi përdorimin e infrastrukturës shqiptare të internetit për shpërndarjen e materialeve që dokumentojnë abuzimin seksual të fëmijëve. Gjatë verifikimit të rastit u konstatua se të gjitha materialet ishin publikuar në një faqe interneti me domain .AL, duke treguar se edhe hapësira shqiptare e internetit po shfrytëzohet nga autorët e këtyre krimeve për publikimin dhe shpërndarjen e materialeve të paligjshme.

Read more:“E gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë”, gazeta e madhe gjermane: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Çdo foto apo video me përmbajtje të abuzimit seksual të një fëmije nuk është thjesht një skedar digjital. Ajo përfaqëson provë të një krimi të rëndë dhe një fëmijë viktimë, i cili riviktimizohet sa herë që materiali shikohet ose shpërndahet. Menjëherë pas identifikimit të materialeve, iSIGURT.al i raportoi ato pranë autoriteteve kompetente për heqjen e tyre dhe nisjen e procedurave hetimore.

“Fakti që vetëm gjatë një muaji u identifikuan mbi 42 mijë materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve në një faqe me domain .AL është jashtëzakonisht alarmues. Ky rast tregon se Shqipëria nuk është e paprekshme nga këto forma të kriminalitetit dhe se nevojiten masa shumë më të forta për monitorimin e internetit, hetimin e autorëve dhe mbrojtjen e fëmijëve,” u shpreh Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri.

Read more:CRCA marrëveshje me Policinë kundër krimeve kibernetike, nisma, kundër bullizmit online dhe mashtrimit të fëmijëve

Ky rast evidenton nevojën urgjente për:

forcimin e monitorimit të faqeve me domain .AL;

bashkëpunim më të shpejtë ndërmjet autoriteteve, ofruesve të internetit dhe kompanive të hostimit;

forcimin e hetimeve penale ndaj autorëve të këtyre veprave;

Read more:‘Shefja më përdorte si skllav seksi’- Detaje të reja nga padia e 35-vjeçarit ndaj drejtueses shqiptare të bankës në SHBA: Dua 20 milionë dollarë dëmshpërblim (EMRAT)

rritjen e ndërgjegjësimit dhe raportimit nga qytetarët.

iSIGURT.al u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse hasin materiale që dyshohen se përmbajnë abuzim seksual të fëmijëve, të mos i shkarkojnë, ruajnë apo shpërndajnë, por t’i raportojnë menjëherë në www.isigurt.al⁠ Çdo raportim ndihmon në mbrojtjen e një fëmije dhe në ndjekjen penale të autorëve”

Lexo edhe
Sociale

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Tags: #abuzim seksual #crca #faqe online #Femije #Foto #Hapesira #Internet #interneti #isigurt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 2 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Ballist Morina është takuar me Erjon Vishkullin, i cili ndodhet ende në spitalin në Romë ku po trajtohet…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Rreth 300 banorë të njësisë administrative Zapod në Kukës rrezikojnë të mbeten në izolim gjatë dimrit. Rruga 6…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Në Vlorë kopshti nr 9 do te rikonstruktohet por prindërit janë të shqetësuar për transferimin e femijëve në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin