Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Dikur thuhej se rusët donin të na shkatërronin me portokalle, sot turizmin”/ Auron Tare ironizon Ramën dhe Ballën: Çuna nuk është ariu rus që na trazon pyllin, por çakenjtë tanë
Politikë

“Dikur thuhej se rusët donin të na shkatërronin me portokalle, sot turizmin”/ Auron Tare ironizon Ramën dhe Ballën: Çuna nuk është ariu rus që na trazon pyllin, por çakenjtë tanë

• 4 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Studiuesi Auron Tare përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të eksponentëve të tjerë të Partisë Socialiste se pas protestave fshihen agjentë të huaj, fillimisht Irani e së fundmi Rusia.

Tare teksa ka ndarë një bisedë nga një takm me Sergej Hrushov, djalin e ish-liderit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov ka bërë një paralelizëm mes periudhës kur Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe marrëdhënieve jo të mira me Rusinë.

Studiuesi deklaron se Shqipëria si në periudhën e diktaturës dhe tani vuan nga ideja se bota rrotullohet rreth vendit tonë dhe të gjithë mendojnë sesi të dëmtohet vendi.

Po ashtu ai thotë se këto janë deklarata që sa herë ka probleme të cilat nuk i zgjidhin dot shpikin armiq të jashtëm.

Shkrimi i plotë:

“Rusët dhe Ariu”

Profesor Sergej Hrushov më priste përpara hyrjes së Universitetit të Rhode Island. Kisha bërë një udhëtim të gjatë për ta takuar. Më shtynte një kureshtje e vjetër, të dëgjoja jo vetëm kujtimet për të atin, Nikita Hrushovin, ish-udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, por edhe ç’mund të dinte ai për Shqipërinë, atë vend të vogël që, sipas zakonit tonë të hershëm, e kemi përfytyruar gjithnjë si boshtin rreth të cilit rrotullohet historia e botës.

Read more:Marjana Koçeku për BBC: Rama nuk frymëzon më dhe kjo e ka çuar në krizë të madhe legjitimiteti! Përtej fasadave të bukura, realiteti nuk është i njëjtë dhe njerëzit këtë po e kuptojnë!

Pasi u përshëndetëm, më tregoi udhën. E ndoqa pas. Profesori hapat i kishte të ngadalshëm, por mendjen të kthjellët.

Sapo u ulëm, e pyeta për vizitën që i ati kishte bërë në Shqipëri.

“E mbaj mend”, – tha. “Isha djalosh, por më kujtohet mirë. Babai qëndroi afërsisht tri javë.”

Tri javë! M’u duk një kohë e pazakontë.

Ç’mund të bënte për tri javë në Shqipëri udhëheqësi i një superfuqie? – e pyeta.

Profesori buzëqeshi.

“Ishte thjesht kureshtar. Donte ta njihte vendin. Për më tepër, e pritën me nderime të mëdha.”

Read more:Pas Iranit, Greqisë dhe Serbisë, PS akuza edhe për Moskën në lidhje me protestën! Balla: Ka dorë Kremlini

Nuk i shpëtova tundimit.

“Megjithatë, më vonë Enver Hoxha e akuzoi se donte ta shkatërronte Shqipërinë. Thoshte se Hrushovi kërkonte t’i linte shqiptarët pa bukë, duke i këshilluar të mbillnin portokalle në vend të grurit.”

Profesori qeshi lehtë, me atë qeshjen e njerëzve që e kanë dëgjuar shumë herë marrëzinë politike.

“Kur e ndihmoja babanë të përgatiste kujtimet, më ka përmendur Shqipërinë. Nuk e çmonte Hoxhën. E quante mosmirënjohës dhe të dhënë pas madhështisë së vet. Por më thuaj, për ç’arsye Bashkimi Sovjetik do të donte ta dëmtonte Shqipërinë? Ç’interes kishte? Shqipëria ishte një vend i vogël, për të cilin në Moskë dinin fare pak”, – pushoi pak dhe, pasi piu një gllënjkë kafe, vazhdoi – “Babai mendonte se klima juaj ishte e përshtatshme për agrume. Portokallet e mandarinat kishin treg të sigurt. Grurin mund ta merrnit me shkëmbim. Për Bashkimin Sovjetik, furnizimi i Shqipërisë me grurë nuk përbënte asnjë barrë. Prandaj, akuza se donte ta linte Shqipërinë të vdiste urie ishte, në rastin më të mirë, një fantazi politike.”

Koha, siç ndodh rëndom, e ka dhënë gjykimin e vet. Sot Jugu i Shqipërisë nuk njihet për arat me grurë, por për plantacionet e agrumeve që mbulojnë kodrat e fushat.

Pastaj e pyeta:

Po përse sovjetikët nuk e rrëzuan Hoxhën?

Read more:“PD dhe Berisha më kanë mua borxh dhe jo unë atyre”, Edmond Spaho i përgjigjet analistit: Nuk bëhem ‘raja’ për parti, dinjitetin e vë mbi ideologjinë

Profesori më vështroi me sytë e tij blu.

“Biri im, Bashkimi Sovjetik kishte halle shumë më të mëdha sesa të merrej me Shqipërinë. Mos vallë mendoni se nuk mund ta rrëzonte një diktator provincial, po ta kishte vërtet atë qëllim?”

Kjo bisedë më është kujtuar këto ditë, kur në Tiranë dëgjojmë se pas protestave fshihet dora e rusëve.

Duket sikur historia ka vetëm një zakon, ndryshon dekorin, por lë të njëjtët aktorë.

Dikur thuhej se rusët donin të na shkatërronin me portokalle, sot thuhet se duan të na shkatërrojnë turizmin.

Read more:Një ari tentoi të “grabisë” një furrë buke në SHBA

E megjithatë, pyetja e profesorit mbetet po aq e thjeshtë, sa edhe e pakëndshme:

Përse Rusia do të kishte një interes kaq të madh për Shqipërinë?

Mos vallë Kremlini nuk fle natën nga vizitat e kryeministrit shqiptar në Ukrainë?

Apo nga premtimet e Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar nja dy shkolla atje?

Mos vallë Putinin nuk e zë gjumi se Zelenski (lideri i korruptuar sipas agjencive të inteligjencës amerikane) nderoi maminë tonë me Medaljen e Princeshës Olga?

Read more:“Babai i fëmijës me aftësi të kufizuara u dhunua deri në humbje të vetëdijes”/ Aktivistja: Turp, kryeministri miratoi pagesën për kujdestarët vetëm pas këtij akti

Nuk jam njohës i gjeopolitikës dhe nuk marr përsipër të jap mësime për punët e mëdha të botës. Por një gjë më duket e qartë, fuqitë e mëdha nuk harxhojnë energjitë e tyre për mite provinciale. Kur kanë interesa të mëdha, veprojnë, kur nuk kanë, na lënë të merremi me hijet që krijon vetë imagjinata jonë.

Shqipëria ka vuajtur gjatë nga një sëmundje e vjetër, bindja se bota zgjohet çdo mëngjes duke menduar për ne. Është një mendjemadhësi që e kemi trashëguar prej propagandës, jo prej historisë.

Çuna, ndoshta nuk është ariu rus ai që na trazon pyllin.

Mbase pyllin tonë e trazojnë më fort çakenjtë tanë, që sa herë u mungon një përgjigje për hallet e vendit, nxitojnë të shpikin një armik të largët. E kur pylli zbrazet, kur qytetarët varfërohen dhe besimi shuhet, fajin e kërkojnë gjithmonë diku larg, te Ariu.

Lexo edhe
Politikë

Rama flet për Becchettin: Do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Paratë që i janë marrë Albcontrol-it do të rikthehen!

Politikë

“Një puç kushtetues”/ Bardhi për pagat e magjistratëve: Po sfidoni Kushtetutën, vota jonë do të jetë kundër

Tags: #Ariu #Babai #bota #Edi Rama #Enver hoxha #Gjumi #Imagjinata #Irani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rama flet për Becchettin: Do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Paratë që i janë marrë Albcontrol-it do të rikthehen!
  • “Një puç kushtetues”/ Bardhi për pagat e magjistratëve: Po sfidoni Kushtetutën, vota jonë do të jetë kundër
  • 110 ditë rezistencë, qëndresë/ “Shqipëria kërkon revolucion”!, protesta kundër kryeministrit mbyllet te komisariati 1: Lironi çunat, arrestoni Ramën
  • Revolta kundër Ramës nuk ndalet/ Qytetarët thirrje në mbështetje të protestuesve të ndaluar: Gjithë Shqipëria është me ju
  • FOTOLAJM/ Rama shkon në Kuvend, seanca maratonë vijon prej orës 10:00! Pritet të votohet drafti për pagat e gjyqtarëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama flet për Becchettin: Do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Paratë që i janë marrë Albcontrol-it do të rikthehen!
  • 110 ditë rezistencë, qëndresë/ “Shqipëria kërkon revolucion”!, protesta kundër kryeministrit mbyllet te komisariati 1: Lironi çunat, arrestoni Ramën
  • Revolta kundër Ramës nuk ndalet/ Qytetarët thirrje në mbështetje të protestuesve të ndaluar: Gjithë Shqipëria është me ju
  • FOTOLAJM/ Rama shkon në Kuvend, seanca maratonë vijon prej orës 10:00! Pritet të votohet drafti për pagat e gjyqtarëve
  • Revolta kundër Ramës/ Protestuesit mbërrijnë të komisariati 1, thirrje në mbështetje të qytetarëve të ndaluar: Nuk jeni vetëm
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 15 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 7 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Rama flet për Becchettin: Do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Paratë që i janë marrë Albcontrol-it do të rikthehen!

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se biznesmeni italian, Francesco Becchetti nuk ka marrë dhe nuk…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Një puç kushtetues”/ Bardhi për pagat e magjistratëve: Po sfidoni Kushtetutën, vota jonë do të jetë kundër

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar në Kuvend projektligjin e propozuar nga mazhoranca…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

110 ditë rezistencë, qëndresë/ “Shqipëria kërkon revolucion”!, protesta kundër kryeministrit mbyllet te komisariati 1: Lironi çunat, arrestoni Ramën

Është mbyllur protesta e 110-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Rreth 25 persona që u arrestuan gjatë…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by