Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është përgjigjur analistit Mentor Kikia, pas një statusi të këtij të fundit ku komentonte sjelljen e figurave politike që mbeten jashtë listave apo shkarkohen nga funksionet partiake. Kikia shkruante në reagimin e tij se dallimi mes PS-së dhe PD-së është se socialistët, edhe kur largohen nga poste apo lista kandidatësh, vijojnë të kontribuojnë për partinë, ndërsa në PD “ata që shkarkoheshin apo mbeteshin jashtë listës, ose zhduken nga qarkullimi, ose bëhen Edmond Spaho”.
Në një reagim të gjatë publik, Spaho e ka cilësuar komentin të padrejtë dhe fyes për dinjitetin e tij, duke thënë se ka mbështetur PD-në dhe Sali Berishën në momentet më të vështira, përfshirë edhe pas shpalljes “non grata” dhe përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.
“Kam qenë nga të parët deputetë që i kam dalë në krah. Madje që në 19 maj 2021 kur u shpall non grata”, shkruan Spaho.
Ai akuzon drejtuesit aktualë të PD-së se nuk mbajtën premtimet e Rithemelimit për primare, vendimmarrje nga anëtarësia dhe largim automatik të kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve. Sipas Spahos, këto premtime “përbënin bazën e Rithemelimit”, por nuk u zbatuan.
Spaho ndalet edhe te raportet e tij me drejtues të PD-së, duke thënë se është shkarkuar pa argumente nga detyra e drejtuesit politik të qarkut Korçë dhe se, pavarësisht garancive që pretendon se kishte marrë nga Berisha, u la në listë të hapur në zgjedhjet e vitit 2025.
“Ti mund të kesh të drejtë për të gjitha sa thua, por ne kështu vendosëm”, citon Spaho t’i ketë thënë Berisha në takimin e tyre.
Ish-deputeti demokrat thotë se pas zgjedhjeve ka marrë përgjegjësi për humbjen e PD-së dhe ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe posti i Sekretarit të Integrimit Europian.
Në fund të reagimit, Spaho i përgjigjet edhe për qëndrimin e tij ndaj protestës, duke deklaruar se ka qenë kundër saj që ditën e parë dhe se e konsideron të manipuluar nga qarqe jashtë vendit, ndërsa mbron si prioritet integrimin europian të Shqipërisë.
“Për mua si shqiptar, ka rëndësi të integrohemi në BE, pavarësisht cila forcë apo cili kryeministër është në krye të vendit”, shkruan Spaho.
Postimi i plotë i Spahos
Zoti Mentor Kikia,
Read more:Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit – Blog
Per shkak te asaj njohje qe kemi, mund edhe te me kishe marre nje mendim para se te shkruaje me mellef. Por ky eshte sporti qe ne luajme me mire prandaj nuk po ta ve re.
Meqenese ti ke marre persiper te besh zedhenesin e PD dhe te Sali Berishes dhe meqenese me ke prekur pa te drejte ne dinjitet, do te pergjigjem duke bere te ditur disa fakte te cilat jane midis meje dhe atyre qe kane qene pjese e bisedave dhe debateve me mua, per qendrimet qe kam mbajtur te pakten 4-5 vitet e fundit.
Deri me sot as Syri i partise dhe as Sali Berisha apo ndonje nga njerezit e tij, nuk me kane sulmuar per qendrimet qe kam mbajtur ndaj PD dhe vetë Doktorit, sepse janë të mbytur kokë e këmbë si parimisht ashtu edhe personalisht me mua.
Sikurse ti dhe shume te tjere, e dini qe e kam mbeshtetur PD per gjate gjithe jetes sime politike. Akoma me shume ne opozite, dhe akoma me shume pas Shtatorit 2021 kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar. Kam qene nga te paret deputete qe i kam dale ne krah. Madje qe ne 19 Maj 2021 kur u shpall Non Grata.
Ne nje takim qe kam patur me z. Berisha ne fund te Shtatorit 2021, e kam pyetur nese e kishte seriozisht levizjen qe nisi dhe i kam sugjeruar qe te mos sulmoje amerikanet. Me garantoi qe e kishte seriozisht.
Koha tregoi qe levizja e Rithemelinit doli nje farse kurse betejen me amerikanet dhe demet qe i solli PD e ke ndjekur vete.
Rithemelimi, midis te tjerave, premtoi qe pushteti i vendimarrjes ne PD do i kaloje antaresise dhe jo kryetarit dhe organizmave te saj. Primaret dhe kontributi i sejcilit do te percaktonin pozicionin e cdonjerit ne listat per deputete dhe zgjedhjet vendore.
Po kështu, premtuam qe kryetari qe humbet zgjedhjet e pergjitheshme nuk ka te drejte te rikandidoje per drejtimin e partise pasi eshte automatikisht i dorehequr.
Asnje nga keto premtime qe perbenin bazen e Rithemelimit nuk eshte mbajtur. Perse atehere i dashur Mentor une qenkam gabim qe ngre zerin? Po kerkoj qiqra ne hell apo zbatimin e asaj qe vendosem te gjithe bashkerisht ne PD. Ku qendron tradhetia ketu Mentor?
Ne nivel personal, sikurse e di mire ti Mentor, per shkak te mbeshtetjes te plote qe i dhashe Sali Berishes, ne Tetor 2021 u perjashtuan nga PD Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Luan Baci dhe Edmond Spaho. Te gjithe hyne ne listat e mbyllura dhe sot jane deputete, me perjashtim te Edmond Spahos.
Po keshtu, gjate kater viteve te fundit ne Parlament, per shkak te qendrimeve qe kam mbajtur ne mbeshtetje te Rithemelimit dhe Sali Berishes, jam perjashtuar nga Kuvendi plot 50 dite pune, si shume shume pak te tjere ne grupin e PD.
Ne primaret per listat e deputeteve, ti Mentor ndoshta nuk e di, por kam dale i dyti ne gjithe grupin parlamentar me 789 vota. Sikurse edhe per disa kolege te tjere kjo nuk vlejti megjithese premtimi ishte qe primaret percaktonin vendin ne liste.
Ne Shtator 2024, u zhvillua nje mbledhje e Kryesise se PD. Aty pa me njoftuar paraprakisht dhe pa mu argumentuar, u shkarkova nga detyra e drejtuesit politik te qarkut Korce. Duke e lene modestine menjane, kontributi im ne ngritjen e 6 degeve te PD te qarkut Korce eshte njohur nga vete z. Sali Berisha dhe organizmat e PD. Sot me vjen te qesh kur kujtoj sesi Flamur Noka, pa qene une prezent, ngrinte shendete per mua ne Devoll dhe theksonte kontributin tim te madh per Rithemelimin.
Per shkarkimin tim isha pergatitur, sepse kisha degjuar per perbetimin e Flamur Nokes neper tavolina, qe do me nxirrte nga loja politike pasi kisha shfaqur rezerva per menyren sesi u be bashkimi i dy fraksioneve te PD, ku njera pale mori gjithcka deshi kurse rithemeluesit moren celsat e kashtes.
Ne mbledhjen e Kryesise te PD ne Shtator 2024 kam debatur hapur dhe ashper me Flamur Noken. Te njejten gje kam bere dy dite me pas ne nje takim privat ne zyren e tij.
Nisur nga sa me siper, i kerkova takim z. Sali Berisha. Me priti pas ndonja nje muaji ne shtepine e tij.
I kerkova te di perse me shkarkuan si drejtues politik i qarkut Korce, kisha pasur dobesi ne pune apo cfare?
Mu pergjigj ne ligjerate te drejte: Jo, nuk je levizur sepse nuk ke punuar. Ti do te jesh pjese e parlamentit te ardhshem sepse e meriton dhe une per kete do perdor gjithe mekanizmat qe kam ne dore.
Pas ketij takimi vazhdova punen si gjithmone.
Detyren qe na vuri kryetari i partise qe çdo deputet te evidentonte 300 emigrante, me adresa dhe konfirmimin qe do votonin PD, e plotesova si pakkush duke dorezuar ne organizimin e PD 400 emra me te gjithe te dhenat e kerkuara.
Nje nate para se te beheshin publike listat per deputete te PD me telefonon Flamur Noka dhe me informon qe do te jem ne liste te hapur.
Duke qene se ky vendim shperfillte te gjithe kontributet e mia sepaku te 4 viteve te fundit, i kerkova takim Sali Berishes. Me priti te nesermen paradite. Ne dreke do zhvillohej mbledhja e kryesise per te njoftuar publikisht listat per kandidate per deputete.
I shpjegova z. Berisha qe jam i pakenaqur me cfare me komunikoi Flamur Noka sepse hedh poshte te gjitha kontributet e mia gjate periudhes se Rithemelimit. Per me teper i thashe, kemi zhvilluar sebashku nje takim ne Tetor 2024 dhe ju me keni garantuar qe do te jem ne liste te mbyllur per shkak te kontributit dhe meritave dhe jo si privilegj.
Mu pergjigj: Ti mund te kesh te drejte per te gjitha sa thua por ne keshtu vendosem.
E falenderova dhe u largova.
Mendova te terhiqesha nga gara por disa kolege me keshilluan qe ne kete menyre do hedhesh poshte mbeshtetjen e atyre qe te kane ndjekur gjate kater viteve te fundit.
Pranova te jem ne liste te hapur por i kisha bere llogarite pa hanxhine.
Flamur Noka me veglen e tij, drejtuesin politik te qarkut Korce kishin projektuar AM si fitues ne listat e hapura.
Me Ivi Kason kam pasur perplasje te ashpra gjate fushates te vitit 2025 pasi merrte perdore kandidatin e preferuar te Flamurit dhe e shetiste ne zonen time elektorale e bashkite e tjera dhe ju kerkonte strukturave te PD qe te votonin ate. Ivi Kaso ne se desheron le te publikoje mesazhet qe i kam derguar gjate kesaj periudhe.
Paturpesia vazhdoi me Flamur Noken, i cili erdhi nje jave ne qarkun e Korces dhe beri fushate per AM. Kaq e vertete eshte kjo sa kur i kerkoi deputetes se Korces, Sorina Koti te bente fushate per AM, ajo ju pergjigj: Flamur une me mire bej fushate per Niko Peleshin pasi ata te dy jane bashke.
Pas zgjedhjeve te Majit 2025 kam qene i vetmi drejtues ne PD qe kam marre persiper pergjegjesine e humbjes se thelle qe pesoi PD dhe kam dhene doreheqjen nga Kryesia e PD, Keshilli Kombetar dhe si Sekretar i Integrimit Europian.
Mund te me thuash ti Mentor, ku qendron mosmirenjohja ime, perdredhja per interesa te pamerituara, paburreria?
Jam une mosmirenjohes, genjeshtar e i paburre apo te tjeret qe u sollen keshtu me mua. Po te vepronin me ty keshtu si vepruan me mua, ti Mentor cfare do beje?
Mos me thuaj qe ti per ideologjine dhe partine do jepje edhe djalin dhe do vazhdoje te sherbeje si raja. Une jo Mentor, une dinjitetin personal dhe respektin e ve mbi partine dhe ideologjine, kushdo qe te jene ata. Keshtu kam qene dhe keshtu do mbetem.
Nuk eshte ne natyren time te bej publike biseda me njerez te trete, por ti Mentor me detyrove pasi u talle publikisht jo vetem me dinjitetin tim, por edhe ate kontribut sado modest qe kam dhene ne kete force per gjate 35 viteve duke qene nga ata qe numurohen me gishtat e dores qe nuk i jane ndare asaj edhe ne ditet me te veshtira. Nuk kam ndruar ndonjehere parti une Mentor. PD dhe
Sali Berisha e dine qe une nuk ju kam asnje borxh. Ata me kane mua.
Tani te vijme tek protesta dhe mjedisi, partizan i flakte i te cilave ti je dhe per te cilat e ke shkruar ate koment.
Eshte e drejta jote e padiskutueshme te jesh ne rreshtin e pare te protestes, te luftosh per flamingot dhe te bertasesh vetem Rama ne burg.
Eshte e drejta ime e pamohueshme te jem kunder protestes, ta konsideroj ate te manipuluar nga qarqe jashte vendit per te perzene nje investim shume te madh per permasat e Shqiperise si dhe per te sabotuar integrimin europian te saj, i cili ndodhet ne fazen e tij kulmore dhe me te rendesishme. Ne per kete demokraci dhe pluralizem mendimi kemi luftuar ne vitin 1990 Mentor.
Une i tille kam qene ne raport me protesten qe diten e pare te saj. Por ty Mentor, pavaresisht se hiqesh parimor, te pelqejne ata qe perdridhen, ata qe cfare thane kunder saj diten e pare e mohuan diten e peste. Per cilen PD te punoj une Mentor, per ate te dites se pare apo per ate te dites se peste?
Duke shkuar me tej, per mua si shqiptar, ka rendesi te integrohemi ne BE pavaresisht cila force apo cili Kryeminister eshte ne krye te vendit.
Ne dallim nga ti Mentor, une nuk kerkoj qeveri me short, me mandat 12 mujor, sepse kjo mender-qeveri, te vetmen arritje do kishte sabotimin e integrimit europian te vendit.
Pastaj perse duhet te harxhojme kaq shume energji ne protesta per qeveri me short, me leter me vrime, kur kemi gati qeverine e madherishme mbarekombetare te zotit Pilinxhi?
Kjo proteste, pjese e te ciles je dhe ti Mentor, me nguliti edhe me shume ne mendje qe aradhja e analisteve, qe dalin cdo nate ne tv per te gjitha problemet qe ka bota, jane spekulative, te vdekur per protagonizem, te afte per te denigruar me sllogane, parrulla e pa asnje argument, madje me egersi si kanibale, ceshtje dhe individe qe nuk mendojne si ta.
Ka nje ndryshim te madh midis ne te dy. Ndersa ti je perfaqesues i organizatave mjedisore qe marrin fonde nga Ambasadat, une jam i lire, i pavarur nga PD dhe PS dhe cdo Ambasade, i bindem vetem mendjes time, sepse jetoj me pensionin qe e kam fituar me pune e djerse.
U zgjata pak Mentor, por ketu po e mbyll kete debat dhe nuk do te pergjigjem me as ty as ndonje zari tjeter ne fb apo portal partie.
Faleminderit!
Çfarë shkroi Mentor Kikia
Ndryshimi mes PS-se dhe PD-se, apo mes socialisteve dhe demokrateve, eshte se, kur kryeministri dhe kryetari i Partise Socialiste shkarkon nje minister, nje drejtor, le jashte liste nje deputet etj, socialistet vazhdojne te kontribuojne dhe punojne serish per partine.
Ndersa ne PD, ata qe shkarkoheshin apo mbeten jashte listes se kandidateve, ose zhduken nga qarkullimi, ose behen Edmond Spaho.




