Një qytetare, gjatë fjalës së saj në protestën e zhvilluar në Tiranë, deklaroi se është përballur me masa disiplinore në vendin e punës pas pjesëmarrjes në protestë.
Sipas saj, pasi mori pjesë në tubim, u thirr përpara komisionit disiplinor dhe mori një paralajmërim për largim nga puna.
“Në momentin që dola në protestë, më thirrën në komision disiplinor dhe më dhanë paralajmërim për pushim nga puna,” deklaroi ajo.
Read more:VIDEO/ Rama pritet me protesta edhe në Gjermani, shqiptarët tubim në Düsseldorf: Jepe dorëheqjen!
Qytetarja u bëri thirrje mësuesve, infermierëve, punonjësve të policisë dhe punonjësve të tjerë të sektorit publik që të mos kenë frikë të shprehin qëndrimet e tyre.
“Hiqeni frikën, mësues, infermierë, policë. Sot është dita për t’u zgjuar, jo për të fjetur,” u shpreh ajo.




