Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend”/ Gazetari i “përvishet” Ramës që ironizoi protestuesit me poezinë e Dritëro Agollit
Politikë

“Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend”/ Gazetari i “përvishet” Ramës që ironizoi protestuesit me poezinë e Dritëro Agollit

• 6 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 40
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vijojnë tashmë prej 37 ditësh protestat masive të cilat kërkojnë largimin e qeverisë ndërsa kusht thelbësor, të menjëhershëm dhe të pa negociueshëm, kanë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit thuajse çdo ditë reagon ndaj protestuesve, duke u shprehur se ata po mashtrohen dhe përdorur, madje ka akuzuar se protestat mbarëpopullore janë të organizuara nga agjentë të huaj.

Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale, një poezi të Dritëro Agollit, “Kundërshtarëve të mi”.

Read more:“Shqipëria kërkon revolucion”/ Nis marshimi masiv drejt Kryeministrisë, protestuesit: Ju erdhi fundi!

“Ju aq baltë po hidhni mbi mua, Sa në baltën që kam përmbi trup Mund të mbijë një dardhë a një ftua, Një korije e madhe me dushk.
Në korije dhe dru mund të mbani, Mund të shkoni për gjah me langonj, Mund të ngjiti në pemë të hani, Po të doni dhe dardha, dhe ftonj.
Balta ngrihet mbi mua e pasur, Sa mbi baltën korija bleron… Trupin tim ma bleruat padashur Dhe ma bëtë vërtet plantacion”, thuhet në poezinë e ndarë nga kreu I qeverisë.

Ndërkohë, gazetari Klevin Muka, i cili ditën e djeshme pati edhe një “përplasje” online me kryeministrin, i është përgjigjur me një poezi po nga shkrimtari I madh Agolli, “Një i çmendur një vend e çmend”.

Read more:“Ju erdhi fundi!”/ Sot protesta e 37-të radhazi, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama jep dorëheqjen e panegociueshme!

“Në vendin tim e në vendin tënd E shpojnë lakren, i hedhin mënd.
Në vendin tim e në vendin tënd Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd”, thuhet në poezinë e Dritëro Agollit.

Postimi i Ramës:

Postimi i Klevin Mukës:

Lexo edhe
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Tags: #Edi Rama #rama #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 6 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 2 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 11 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë në rrugë…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by