Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Sot dita e 38-të e revoltës! Shqiptarët nuk heqin dorë: Në shesh deri në largimin e Ramës pa kushte!
Politikë

Sot dita e 38-të e revoltës! Shqiptarët nuk heqin dorë: Në shesh deri në largimin e Ramës pa kushte!

• 7 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sot shënohet dita e 38-të e protestës qytetare para godinës së Kryeministrisë, një lëvizje që prej më shumë se një muaji ka mbajtur të mobilizuar qytetarë nga Tirana, rrethet dhe diaspora.

Edhe këtë pasdite, protestuesit pritet të mblidhen sërish në bulevard për të vijuar atë që tashmë është kthyer në protestën më të gjatë dhe më të qëndrueshme të viteve të fundit. Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të sistemit politik.

Gjatë protestës së djeshme, qytetarët përsëritën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Shqipëri e re” dhe “Atdheu është i yni”, ndërsa organizatorët deklaruan se protesta do të vijojë çdo ditë deri në largimin e kryeministrit.

Read more:VIDEO/ Tubimi kundër qeverisë! Protestuesit ‘i presin’ biletën vetëm vajtje Ramës, ironitë therëse nëpërmjet pankartave

Në podium u mbajtën edhe një sërë fjalimesh nga aktivistë dhe qytetarë. Mes tyre ishte edhe Nëna Liza, e cila rikujtoi protestat e “5 Majit” dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa një tjetër protestuese bëri thirrje për ruajtjen e karakterit paqësor të lëvizjes, duke theksuar se shmangia e dhunës është kusht për arritjen e objektivave të saj.

Momenti më emocional i tubimit ishte fjala e nënës së aktivistit Arbër Lleshaj, e cila foli për arrestimin dhe, sipas saj, dhunimin e të birit gjatë protestave të javës së kaluar. Ajo deklaroi se ngjarja e ka bërë edhe më të vendosur për të qenë çdo ditë në protestë.

Read more:36 ditë revoltë! Sheshi sërish plot, aktivistja: Zëri i protestës po dëgjohet edhe në diasporë

Organizatorët kanë përsëritur se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa qytetarët pritet të rikthehen sërish këtë pasdite para Kryeministrisë për të vijuar protestën në ditën e saj të 38-të.

Protesta e 37-të

Lexo edhe
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Tags: #Burg #Diaspora #Edi Rama #Nëna #Para #Protesta #proteste #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 3 lexime · 1 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin