Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Shqipëria ndër vendet më të urbanizuara në rajon/ Migrimi drejt qyteteve ka ulur peshën e popullsisë rurale në Shqipëri
Sociale

Shqipëria ndër vendet më të urbanizuara në rajon/ Migrimi drejt qyteteve ka ulur peshën e popullsisë rurale në Shqipëri

• 8 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Urbanizimi ka transformuar ndjeshëm mënyrën se si jetojnë shoqëritë në mbarë botën. Në dekadat e fundit, zhvillimi ekonomik, industrializimi dhe përqendrimi i mundësive të punësimit, arsimit dhe shërbimeve në qytete kanë nxitur zhvendosjen e vazhdueshme të popullsisë nga zonat rurale drejt qendrave urbane. Si pasojë, vendet ku shumica e banorëve jetojnë ende në fshat janë bërë gjithnjë e më të rralla.

Sipas një analize të Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, vetëm 60 vende në botë kanë ende më shumë se gjysmën e popullsisë që jeton në zona rurale. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Afrikën Sub-Sahariane, ndërsa një numër më i vogël gjendet në Azinë Jugore, Azinë Juglindore, Oqeani dhe rajonin e Karaibeve.

Read more:Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

Për Shqipërinë, të dhënat tregojnë se 34.62% e popullsisë jeton në zona rurale, ndërsa pjesa tjetër është e përqendruar në qytete. Ky nivel e rendit vendin ndër më të urbanizuarit në rajon.

Krahasuar me vendet fqinje, Bosnja dhe Hercegovina ka përqindjen më të lartë të popullsisë rurale, me 49.2%, e ndjekur nga Serbia me 42.6%. Në Maqedoninë e Veriut, afro 40% e banorëve jetojnë në zona rurale. Shqipëria renditet e parafundit në këtë krahasim rajonal, ndërsa vendin e fundit e mban Mali i Zi, ku vetëm 31.16% e popullsisë jeton jashtë zonave urbane.

Read more:“Nëse nuk do të ketë asnjë ndryshim…”/ Kryeministri Mickoski paralajmëron: Të ulen çmimet e ushqimeve, pa asnjë justifikim!

Në shkallë globale, Afrika dominon renditjen e vendeve me popullsinë më rurale. Burundi, Malavi, Nigeri dhe Sudani i Jugut janë ndër shtetet ku pjesa më e madhe e banorëve vazhdon të jetojë në fshat.

Sipas Our World in Data, urbanizimi ka qenë një nga ndryshimet më të rëndësishme demografike të shekullit të kaluar. Në vitin 1960, rreth dy të tretat e popullsisë së botës jetonin në zona rurale. Sot kjo përqindje ka rënë në rreth 43%, ndërsa popullsia urbane përbën tashmë shumicën e banorëve të planetit.

Read more:Christian Schmidt jep dorëheqjen nga posti i Përfaqësuesit të Lartë në BeH

Ky transformim ka qenë veçanërisht i shpejtë në Azinë Lindore, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme, ku zgjerimi ekonomik dhe zhvillimi i qyteteve kanë përshpejtuar migrimin e brendshëm. Parashikimet tregojnë se edhe në dekadat e ardhshme rritja e popullsisë globale do të përqendrohet kryesisht në zonat urbane, me qytetet që do të vazhdojnë të tërheqin pjesën më të madhe të banorëve të rinj./ SCAN

Lexo edhe
Sociale

‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin ‘magnet’ për të huajt, turistët: Vijmë çdo vit, na pëlqen mikëpritja e banorëve!

Sociale

Kufizimet për mishin e shpendëve dhe gjedhit nga Brazili, AKU: Ngarkesat për të cilat certifikata është lëshuar para 3 shtatorit, do të vijojnë të pranohen edhe pas kësaj date!

Tags: #Afrika #Banka Botërore #Bosnja dhe hercegovina #Mali #mali i zi #Përqendrimi #Popullsia #Rajon #Visual Capitalist

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin ‘magnet’ për të huajt, turistët: Vijmë çdo vit, na pëlqen mikëpritja e banorëve!
  • Kufizimet për mishin e shpendëve dhe gjedhit nga Brazili, AKU: Ngarkesat për të cilat certifikata është lëshuar para 3 shtatorit, do të vijojnë të pranohen edhe pas kësaj date!
  • Berati drejt transportit publik elektrik, hapet tenderi 276 milionë lekë për autobusë dhe stacione inteligjente
  • Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit gati për vitin e ri shkollor! Rama: Investim i rëndësishëm për fëmijët dhe komunitetin (FOTO)
  • ‘Velipoja është numri 1’, turistët tregojnë pse e zgjedhin çdo verë: Plazh i pastër, qetësi dhe kushte më të mira!
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas eklipsit magjepsës të 12 gushtit, Spanja përgatitet për një tjetër spektakël në qiell! Më 28 gusht Hëna do të mbulohet pothuajse plotësisht
  • Harta e re me 46 bashki / Përvoja e 2014-ës si alarm: Bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët
  • Zjarret, 4 vatra aktive/ Ndërhyrja e 2 helikopterëve sjell përmirësim të situatës në Gojan të Pukës! Vijojnë operacionet në Tenë të Rrëshenit e Shtuf (VIDEO)
  • Zjarret, 4 vatra aktive/ Ndërhyrja e 2 helikopterëve sjell përmirësim të situatës në Gojan të Pukës! Vijojnë operacionet në Tenë të Rrëshenit e Shtuf (VIDEO)
  • “The Albanian Files”/ 212 arkitektë thyejnë heshtjen: Shqipëria duhet të vendosë me transparencë! Prestigji i autorit të projektit, s’mund të zëvendësojë ligjshmërinë e cilësinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 25 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama mbledh PS dhe qeverinë në Pogradec/ “Kush i paguan shpenzimet?”, analisti Krasniqi: Retorika antikorrupsioni, Balluku vijon të jetë vendimmarrëse! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin ‘magnet’ për të huajt, turistët: Vijmë çdo vit, na pëlqen mikëpritja e banorëve!

Plazhi i Ranës së Hedhun në Shëngjin është kthyer në një atraksion edhe për pushuesit e huaj, të…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kufizimet për mishin e shpendëve dhe gjedhit nga Brazili, AKU: Ngarkesat për të cilat certifikata është lëshuar para 3 shtatorit, do të vijojnë të pranohen edhe pas kësaj date!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ngarkesat e mishit të shpendëve dhe të gjedhit me origjinë nga…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Berati drejt transportit publik elektrik, hapet tenderi 276 milionë lekë për autobusë dhe stacione inteligjente

Mbi 276 mln lekë do të investohen për ngritjen e një sistemi të integruar të transportit publik elektrik…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by