Aktivisti Martinjo Myrtollari, i ftuar në programin e drekës në Neës 24 deklaroi se problemi nuk qëndronte te koncerti i Kanye Ëest, por te PR që iu bë nga përfaqësues të lartë të shtetit kur në vende të tjera këtë e bëjnë organizatorët.
Ai tha se koncerti doli me humbje dhe vendet u mbushën me studentë dhe punonjës administrate.
“Asnjë nga protestuesit nuk kishin probleme me këngëtarin, por me PR që u bë nga kryeministri dhe ministrat. Në çdo vend të botës e bëjnë kompanitë organizuese dhe miqtë dhe asistentët.
U bënë shkrime qesharake me AI në faqen e Kanye Ëest. Problemi që ndron në faktin se politika tha se do t’i fusë hundët edhe atje ku nuk i takon.
Koncerti jo vetëm që nuk ka sjellë fitim, por me minus. Nga 60 mijë bileta u shitën vetëm 25 mijë.
Në koncert shkoi administrate dhe student, biletat ishin falas”, tha ai.




