Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu një prej rojeve private të sigurisë, të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes me qytetarët protestues në Zvërnec, më 29 maj.
Për Gazmend Vathin, i cili ishte lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, Apeli e zbuti masën e sigurisë në “arrest në shtëpi”, ndërsa për Artur Granin la në fuqi masën “arrest në burg”.

Artur Grami dhe Gazmend Vathi
Ndërkohë, ‘arrest me burg‘ është vendosur edhe ndaj Geraldo Bibës. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tërheqjen zvarrë të një qytetari gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec.
Read more:Vrau kamerierin në Elbasan, Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin
Kujtojmë se gjatë përplasjeve me protestuesit në Zvërnec, një qytetar u tërhoq zvarrë nga forcat e sigurisë private, në prani edhe të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët nuk reaguan.
Ndaj protestuesve u përdor edhe spraj me piper, çka e rëndëoi edhe më tepër situatën gjatë tubimit.
Këto përplasje çuan në shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela. Më pas, vendi u përfshi nga një valë protestash, të cilat vijojnë edhe sot.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.




