Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Atentati në Sarandë/ 9 plumba drejt Thimjo Rubatit, autorët me skafandra ikën me skaf! Gjendet motori që përdorën! 50-vjeçari: S’i njoha
Kronikë

Atentati në Sarandë/ 9 plumba drejt Thimjo Rubatit, autorët me skafandra ikën me skaf! Gjendet motori që përdorën! 50-vjeçari: S’i njoha

• 18 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Thimjo Rubati, 50-vjec u qëllua me 9 plumba pistolete, mbrëmjen e së premtes teksa qëndronte në ambientet e jashtme të biznesit të tij, një parkim për automjete në lagjen nr 4 të Sarandës. Burime për Report Tv thanë se dy autorët me motor dhe skafandra kanë ardhur nga rruga “Mit’hat Hoxha”, në drejtim nga stadiumi për te porti. Sapo kanë konstatuar Rubatin pranë biznesit të tij, kanë hapur zjarr me një pistoletë të kalibrit 9 milimetra, duke qëlluar 9 herë. Nga të shtënat, 50-vjeçari ka marrë 3 plumba.

Rubati, i cili ka qenë i vetëdijshëm pas sulmit, u ka deklaruar hetuesve se nuk ka mundur të identifikojë autorët. Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua drejt Janinës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Pas atentatit, autorët janë larguar në të njëjtin itinerar drejt zonës së njohur si Baba Rexhepit. Hetuesit dyshojnë se më pas ata janë larguar me skaf. Në të njëjtën zonë, u gjet edhe një motor i braktisur, që dyshohet se u përket autorëve.

Read more:Atentat në Sarandë, nën shënjestër Thimjo Rubati, e qëlluan dy persona të maskuar! I plagosuri me dy identitete e precedent kriminal (VIDEO)

Shënjestra e atentatit, Thimjo Rubati, i njohur edhe si Sandri Rubati, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe greke. Aktiviteti i tij kriminal daton prej më shumë se dy dekadash. Në vitin 2002 është arrestuar dhe dënuar në Shqipëri për trafikim të të miturve dhe përdhunim, ndërsa në vitin 2012 u arrestua sërish, i akuzuar për rrëmbimin e një vajze 16-vjeçare. Rubati rezulton gjithashtu i proceduar për armëmbajtje pa leje, kontrabandë, trafikim të emigrantëve të paligjshëm dhe trafikim të mjeteve motorike.

Teksa vuante dënimin në Greqi, në vendin tone kërkohej për kontrabandë automjetesh, ku ishin të përfshirë edhe doganiere. Pas përfundimit të dënimit në Greqi, Rubati u përball me drejtësinë shqiptare për dosjen e kontrabandës por Gjykata e Apelit e dënoi me kusht, duke pezulluar vuajtjen e dënimit me burg.

Read more:Autostrada spektakolare në Ishullin Reunion që sfidon oqeanin, një nga projektet më të shtrenjta në botë

Pista e hetimit, thane burimet lidhet me të shkuarën kriminale të tij brenda e jashtë vendit, por nuk perjashtohet as ndonjë konflikt që mund të ketë krijuar kohët e fundit, por deri më tani nuk janë identifikuar autorët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:10

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet një motor i braktisur buzë detit në Sarandë, dyshohet i autorëve

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, kanë gjetur një motorr të braktisur.

Read more:Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina! Autori Emiljan (Artur) Suti në kërkim, ishte arrestuar në Belgjikë për vjedhje

Motorri u gjet buzë detit, në një prej gjireve detare të zonës, pikërisht në zonën e quajtur “Kasollja”. Policia dyshon se motorri i përket autorëve të atentatit të mbrëmjes të së premtes.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit (VIDEO)

Kronikë

Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’ të Gjirokastrës, flakët ju afrohen banesave! Një vatër aktive edhe pranë varrezave në Babicë të Vlorës

Tags: #Aktiviteti #Armëmbajtje #armembajtje pa leje #Atentat #Automjete #Burg #Gjykata #sarande #thimjo rubati #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit (VIDEO)
  • Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’ të Gjirokastrës, flakët ju afrohen banesave! Një vatër aktive edhe pranë varrezave në Babicë të Vlorës
  • Gjirokastër/ Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’, flakët afrohen te banesat! Ndërhyjnë zjarrfikësit
  • Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi
  • Dronë, radarë dhe makina inteligjente në akset e Shkodrës, mbi 2200 gjoba në dy javë! 2 shoferë në pranga, 9 leje drejtimi të pezulluara
Nga të njëjtat tag-e
  • U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj ‘masakrohet’ në rrjet! Lidhja e Shkrimtarëve: U nxor nga konteksti! Korreshi: Poezia s’duhej recituar (VIDEO)
  • Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’ të Gjirokastrës, flakët ju afrohen banesave! Një vatër aktive edhe pranë varrezave në Babicë të Vlorës
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Tedi Blushi kërkon interpelancë me Ramën: Duhen hapa konkrete nga qeveria!
  • Gjirokastër/ Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’, flakët afrohen te banesat! Ndërhyjnë zjarrfikësit
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 54 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 8 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Për Enverin yll e dritë….Qajnë pleqtë qajnë të rinjtë”/ Korreshi ndan videon: Skandal në Lushnje, në ambientet e muzeut glorifikohet diktatori 6 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë Replika në Kuvend e Tedi Blushit me kryeministrin Rama: Shqiptarët nuk kanë hallin e pagës së gjyqtarëve, por të 16 miliard eurove që mungojnë në buxhet në një mandat qeverisës! 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit (VIDEO)

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Burime për Report Tv bëjnë me…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’ të Gjirokastrës, flakët ju afrohen banesave! Një vatër aktive edhe pranë varrezave në Babicë të Vlorës

Një zjarr ka rënë këtë të diel në hyrje të fshatit “Arshi Lengo”, rreth 4 kilometra nga Gjirokastra.…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Gjirokastër/ Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’, flakët afrohen te banesat! Ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë këtë të diel në hyrje të fshatit “Arshi Lengo”, rreth 4 kilometra nga Gjirokastra.…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by