Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Media amerikane: Shqipëria drejt BE-së, çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj
Sociale

Media amerikane: Shqipëria drejt BE-së, çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

• 18 Korrik, 2026 • 12 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Destinacioni më i ri turistik i Evropës mund të përballet me ndryshime të mëdha për vizitorët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, shkruan Vinicius Costa në revistën amerikane “Travel off Path”.

Është një paradoks i njohur: shumë vende evropiane janë të njohura për qasjen e tyre të thjeshtë, praktike dhe pa shumë burokraci ndaj turistëve, por kjo shpesh ndryshon sapo bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Prej gati një dekade, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më tërheqëse për turistët ndërkombëtarë, veçanërisht për nomadët digjitalë, që kërkojnë mundësi për të qëndruar në Evropë, për periudha të gjata pa procedura të ndërlikuara. Siç dihet, Zona Shengen ofron shumë përparësi për lëvizjen e lirë, por njëkohësisht vendos edhe kufizime të qarta për qytetarët e vendeve jashtë saj.

Me 29 shtete që i përkasin tashmë, Zonës Shengen, qytetarët amerikanë mund të qëndrojnë në shumicën e vendeve evropiane, vetëm 90 ditë brenda çdo periudhe lëvizëse prej 180 ditësh. Ky kufizim nuk paraqet problem, për ata që vizitojnë Evropën një herë në vit për pushime.

Megjithatë, për ata që planifikojnë disa udhëtime të gjata gjatë vitit, menaxhimi i ditëve të lejuara, bëhet shumë më i ndërlikuar, pasi tejkalimi i afatit mund të sjellë ndalim të hyrjes në të ardhmen.

Në Shqipëri, deri më sot, kjo nuk ka qenë një shqetësim. Qytetarët amerikanë mund të qëndrojnë në Shqipëri deri në një vit të plotë pa vizë, pa pasur nevojë për procedura shtesë apo dokumentacion të veçantë, pavarësisht kohës që kanë kaluar më parë, në vende të tjera të Evropës. Megjithatë, brenda pak viteve të ardhshme, ndoshta edhe para përfundimit të kësaj dekade, ky regjim mund të ndryshojë.

Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Aktualisht, Shqipëria konsiderohet një nga vendet evropiane, me rregullat më fleksibël për hyrjen dhe qëndrimin e të huajve. Për shkak se nuk është ende pjesë e Bashkimit Evropian, vendi ka të drejtë të përcaktojë në mënyrë të pavarur politikat e tij të emigracionit.

Read more:Protestat masive, The Guardian: “Revolucioni i flamingove” ka fituar mbështetjen e Dua Lipës! Reagimi i këngëtares u prit me entuziazëm nga qytetarët

Kjo i lejon të vendosë vetë, se cilat shtetësi mund të hyjnë pa vizë dhe për sa kohë mund të qëndrojnë, pa qenë e detyruar të harmonizojë këto rregulla me ato të Brukselit. Një nga përfitimet më të veçanta është ai që u ofrohet ekskluzivisht, qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata kanë të drejtë të qëndrojnë në Shqipëri deri në 365 ditë, pa pasur nevojë për autorizim paraprak, vizë apo procedura të tjera administrative. Me fjalë të tjera, një shtetas amerikan mund të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe të jetojë aty deri në një vit vetëm me pasaportën e tij.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian është më pranë se kurrë

Për turistët që ëndërrojnë të vizitojnë Shqipërinë, në horizont po shfaqet një ndryshim i rëndësishëm. Ashtu si shumë vende të Ballkanit, objektivi kryesor politik i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE, në vitin 2009 dhe për shumë vite procesi përparoi me ritme të ngadalta. Deri para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, negociatat e anëtarësimit po ecnin me ritmin e zakonshëm të zgjerimit të BE-së. Më pas situata ndryshoi ndjeshëm.

Me Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë që kërkojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian, Malin e Zi që ka përshpejtuar ndjeshëm procesin e negociatave dhe Maqedoninë e Veriut, që është rikthyer në agjendën e zgjerimit, zgjerimi i BE-së është kthyer sërish në një nga prioritetet kryesore të unionit. Pothuajse të gjitha vendet evropiane, që nuk janë ende pjesë e BE-së, synojnë tashmë anëtarësimin. Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria.

Në rrethana normale, kjo nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh për turistët amerikanë apo nomadët digjitalë, pasi procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian zakonisht zgjat shumë vite, madje edhe dekada. Kroacia mbetet vendi i fundit që iu bashkua BE-së, në vitin 2013.

Read more:S’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE. PD: Amendamentet tona morën mbështetjen e eurodeputetëve, por u refuzuan nga PS-ja

Megjithatë, në institucionet evropiane sot mbizotëron një qasje tjetër. Bashkimi Evropian është bërë gjithnjë e më i shqetësuar për rritjen e ndikimit rus në Ballkan dhe po shqyrton mënyra për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për vendet e tjera kandidate.

Shqipëria mund të anëtarësohet në BE në vitin 2029?

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një proces kompleks dhe i detajuar. Çdo vend kandidat duhet të hapë dhe të mbyllë 35 kapituj negociues, të cilët përfshijnë fusha si reforma në drejtësi, mbrojtja e mjedisit, bujqësia, politika e konkurrencës dhe rregullimi financiar.

Vetëm pasi të gjithë kapitujt të jenë mbyllur përkohësisht dhe Traktati i Anëtarësimit të nënshkruhet nga vendi kandidat dhe të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së, një vend mund të bëhet zyrtarisht pjesë e unionit.

Për ta kuptuar më mirë ritmin e këtij procesi, mjafton shembulli i Serbisë. Ajo është vend kandidat që prej vitit 2012, por deri më tani ka mbyllur përkohësisht vetëm gjashtë kapituj negociues, mesatarisht më pak se një kapitull në vit.

Shqipëria, nga ana tjetër, shënoi një zhvillim të pazakontë më 15 korrik 2026, kur mbylli përkohësisht tre kapituj negociues brenda një dite të vetme. Për një vend që ka nisur negociatat vetëm pak vite më parë, ky konsiderohet një rezultat i jashtëzakonshëm, madje i paprecedentë.

Ky përparim u arrit gjatë asaj që Brukseli e quajti “Super e Marta”, kur Bashkimi Evropian zhvilloi njëkohësisht katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit me Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë. Mali i Zi vazhdon të konsiderohet kandidati më i avancuar, pasi ka mbyllur më shumë se gjysmën e kapitujve negociues.

Mesazhi kryesor është se zgjerimi i ardhshëm i Bashkimit Evropian, nuk shihet më si një objektiv i largët, që mund të realizohet pas një dekade. Gjatë një takimi me disa kryeministra evropianë në muajin maj, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se zgjerimi është tashmë një nga prioritetet kryesore të Komisionit Evropian.

Read more:“Ekonomia është arsyeja pse është mbushur sheshi prej 39 ditësh”/ Cara: Në Shqipëri protestohet për varfërinë, korrupsionin, mungesën e shëndetësisë dhe arsimit

Sipas saj, nëse procesi vijon sipas planit dhe negociatat teknike përfundojnë me sukses, Mali i Zi mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian që në janar të vitit 2028, ndërsa Shqipëria mund ta ndjekë në vitin 2029. Kjo do të thotë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mund të realizohet vetëm pas pak vitesh.

Çfarë do të thotë kjo për vizitorët?

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të ishte një zhvillim shumë pozitiv për qytetarët shqiptarë, të cilët do të fitonin të drejtën për të lëvizur dhe jetuar më lirshëm, në vendet e BE-së. Megjithatë, për turistët dhe vizitorët e huaj, ndryshimet do të ishin më të ndjeshme.

Ndikimi kryesor pritet të shtrihet në tre fusha:

Standardi i jetesës;

Rregullat për hyrjen dhe qëndrimin;

Anëtarësimi në Zonën Shengen.

Standardi i jetesës

Shqipëria është aktualisht një nga vendet me të ardhurat më të ulëta në Evropë. Në të kaluarën, edhe vende që sot janë anëtare të BE-së, si Estonia, Polonia, Rumania dhe Kroacia, kanë qenë në një situatë të ngjashme ekonomike.

Një apartament modern me një dhomë gjumi në qytetet më të mëdha mund të merret me qira për rreth 400 dollarë në muaj, ndërsa kostoja e përgjithshme e jetesës mbetet ndër më të ulëtat në Evropë. Edhe turistët përfitojnë nga këto çmime.

Një apartament modern buzë detit në qytete si Vlora ose Saranda mund të kushtojë rreth 120 dollarë nata, ndërsa bujtinat më të thjeshta nisin nga rreth 35 dollarë nata. Një darkë me tre pjata për dy persona, në një restorant të mirë zakonisht kushton nga 45 deri në 60 dollarë.

Megjithatë, përvoja e vendeve të tjera tregon se anëtarësimi në Bashkimin Evropian sjell gradualisht rritje të çmimeve. Vendet e reja anëtare përfitojnë miliarda euro fonde zhvillimi dhe investime, pagat rriten me kalimin e kohës dhe standardi i jetesës afrohet me mesataren e vendeve të tjera të BE-së.

Read more:Kulmi i sezonit veror/ Shërbimet dhe ndërtimi humbasin optimizmin, tregtia e industria rriten

Ky proces nuk ndodh menjëherë, por shembulli i Polonisë është domethënës. Nga një prej vendeve më të varfra të Evropës Qendrore, Polonia është shndërruar në një ekonomi që, sipas disa parashikimeve, mund ta tejkalojë Britaninë e Madhe, për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, i llogaritur sipas fuqisë blerëse.

Ndërkohë, Shqipëria është tashmë një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Mesdhe. Me vijën e saj bregdetare, zhvillimin e turizmit dhe pozicionin strategjik, vendi konsiderohet se ka potencial të madh ekonomik.

Artikulli thekson gjithashtu se Shqipëria vlerësohet si një destinacion i sigurt për turistët, me 84 pikë nga 100 në “Traveler Safety Index”, bazuar në vlerësimet e vizitorëve.

Rregullat për hyrjen dhe qëndrimin

Sipas artikullit, ndryshimi më i madh për qytetarët amerikanë dhe vizitorët e tjerë, që kanë përfituar nga rregullat liberale të Shqipërisë, do të lidhej me politikat e reja të hyrjes dhe emigracionit. Pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria do të duhet të harmonizojë legjislacionin e saj me atë të BE-së.

Kjo do të nënkuptonte fundin e disa lehtësive aktuale, si hyrja pa vizë për shtetas të vendeve që kërkojnë vizë për të hyrë në BE, si Rusia apo Turqia. Po ashtu, qytetarët amerikanë nuk do të mund të përfitonin më nga e drejta për të qëndruar deri në një vit pa vizë në Shqipëri. Ky privilegj do të hiqej.

Një tjetër detyrim do të ishte zbatimi i Sistemit Evropian të Hyrje-Daljeve (Entry/Exit System – EES). Ky sistem kërkon që qytetarët nga vendet jashtë BE-së, të regjistrojnë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë biometrike të fytyrës, gjatë hyrjes së parë në territorin e Bashkimit Evropian.

Sipas artikullit, zbatimi i këtij sistemi është shoqëruar me probleme në disa aeroporte evropiane, përfshirë radhë të gjata, ndërprerje teknike dhe vonesa. Aktualisht, vizitorët që mbërrijnë në Shqipëri përballen me procedura shumë më të thjeshta.

Read more:Turizmi elitar si kullat e Ramës në Tiranë – Ide

Në shumicën e rasteve, kontrolli kufitar përfundon brenda pak minutash dhe hyrja në vend, kryhet pa vonesa të konsiderueshme.

Nëse Shqipëria bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, autorët e artikullit parashikojnë se udhëtarët do të përballen me kontrolle biometrike dhe procedura të ngjashme me ato që zbatohen në vendet e tjera të BE-së.

Po Zona Shengen?

Artikulli thekson se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk nënkupton automatikisht hyrjen në Zonën Shengen. Bëhet fjalë për dy procese të ndryshme. Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtare të BE-së në vitin 2007, por iu bashkuan Shengenit vetëm në vitin 2025. Kroacia u anëtarësua në BE në vitin 2013 dhe iu bashkua Shengenit vetëm dhjetë vjet më vonë, në vitin 2023.

Ndërsa Qiproja, e cila është pjesë e Bashkimit Evropian që nga viti 2004, pritet t’i bashkohet Shengenit vetëm gjatë vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027. Për këtë arsye, edhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2029, kjo nuk do të thotë se do të hyjë menjëherë në Zonën Shengen.

Sipas autorëve, është pothuajse e sigurt që qytetarët amerikanë do ta humbnin të drejtën aktuale për të qëndruar deri në një vit pa vizë. Megjithatë, Shqipëria mund të mbetet për një periudhë jashtë Shengenit, ndërkohë që do të harmonizojë politikat e saj të vizave me ato të Bashkimit Evropian.

Në këtë rast, qytetarët amerikanë ka shumë të ngjarë të lejohen të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda çdo periudhe prej 180 ditësh, por kjo periudhë nuk do të llogaritej së bashku me ditët e kaluara në Zonën Shengen.

I njëjti model është zbatuar më parë nga Qiproja, si edhe nga Bullgaria, Rumania dhe Kroacia, përpara anëtarësimit të tyre në Shengen. Kjo do të thotë se Shqipëria mund të vazhdojë të jetë një alternativë për vizitorët afatgjatë dhe nomadët digjitalë, që duan të zgjasin qëndrimin e tyre në Evropë, edhe pse jo më për një periudhë deri në një vit, siç ndodh aktualisht./ Travel off Path

Lexo edhe
Sociale

Greva e doganave greke, pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare! Lejohen vetëm këmbësorët dhe emergjencat

Sociale

Fishta, fshati që po ndërton të ardhmen përmes turizmit! Vizitorët: Përvojë e veçantë, mikpritje, natyrë dhe ushqim i shijshëm

Tags: #Bashkimi evropian #Bashkimin evropian #Bujqësia #Bullgaria #Detyrim #Ekonomi #integrimi ne be #shqiperia turistike #Turizmi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Greva e doganave greke, pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare! Lejohen vetëm këmbësorët dhe emergjencat
  • Fishta, fshati që po ndërton të ardhmen përmes turizmit! Vizitorët: Përvojë e veçantë, mikpritje, natyrë dhe ushqim i shijshëm
  • Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës! Dogana e Vërmicës aplikon procedura të përshpejtuara (VIDEO)
  • 150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin (VIDEO)
  • Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqipëria drejt lekut digjital, projektligji hap rrugën për lekun digjital sipas standardeve të Bashkimit Evropian
  • Banka e Shqipërisë shton blerjet e euros, në tremujorin e parë u blenë 95.5mln, por monedha vijon të dobësohet kundrejt lekut
  • Fishta, fshati që po ndërton të ardhmen përmes turizmit! Vizitorët: Përvojë e veçantë, mikpritje, natyrë dhe ushqim i shijshëm
  • “Di ta njoh një autokrat kur më del përpara”, Lubonja i ashpër me Ramën dhe Marta Kos për median e madhe sllovene: Zyrtarja e BE nuk dëgjon protestuesit. ‘Flamingot’ i rrëzuan fasadën kryeministrit!
  • Nga jeta në stane te rafting në liqen, aventurat e katër miqve gjatë eksplorimit dyditor në Bjeshkët e Gramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 17 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 11 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Greva e doganave greke, pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare! Lejohen vetëm këmbësorët dhe emergjencat

Katër pikat e kalimit kufitar me Greqinë do të ndërpresin shërbimin ditën e hënë për shkak të grevës…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Fishta, fshati që po ndërton të ardhmen përmes turizmit! Vizitorët: Përvojë e veçantë, mikpritje, natyrë dhe ushqim i shijshëm

Fishta në Lezhë po kthehet rishtazi në një nga fshatrat me të frekuentuara për të apasionuarit pas natyrës,…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës! Dogana e Vërmicës aplikon procedura të përshpejtuara (VIDEO)

Ardhja e diasporës kosovare për pushimet verore ka shtuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve në Rrugën e Kombit, me…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by