Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Zylyftar Bregu: Nëse je protestues dhe po përballesh me një shkelje, mos hezito por raporto!
Politikë

Zylyftar Bregu: Nëse je protestues dhe po përballesh me një shkelje, mos hezito por raporto!

• 18 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Zylyftar Bregu

Në Platformën kofidenciale dhe profesionale të Integritetit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Qytetarë të ndryshëm, shumica pjesëmarrës në protestën maratonë prej fundit të muajit Maj kanë përdorur platformën Integrity Desk Albania, për të paraqitur ankesat e tyre në lidhje me indicentet e ndodhura në më shumë se 45 ditë protestë të përditshme (madje në disa ditë të veçanta edhe dy tubime brenda ditës).

Read more:Revolta në ditën e 48! “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta qytetare kundër qeverisë: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Platforma e krijuar për të mbështetur qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile në promovimin e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në Shqipëri, ka bërë të mundur marrjen e ankesave të para nga qytetarët. Në përputhje me protokollin e platformës, të gjitha ankesat janë trajtuar në kofidencialitet të plotë, nga ekspertët ligjorë të KShH-së dhe duke mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve. Bazuar në të dhënat që çdo ankesë ka referuar, në disa raste ato janë përcjellë pranë Institucioneve përgjegjëse për hetim dhe trajtim të mëtejshëm.

Fluksi më i madh i ankesave që janë paraqitur lidhet me tubimin e zhvilluar në datën 2 korrik 2026, i cili u shoqërua me disa incidente. Disa protestues u ankuan për ushtrim dhune jo proporcionale nga punonjës të policisë, pasi ishin neutralizuar, ose gjatë shoqërimit të tyre nga vendi i mbajtjes së protestës deri në dhomat e izolimit nëpër komisariatet e kryeqytetit. Ankesa pati edhe në lidhje me ofrimin e shërbimit shëndetësor nëpër dhomat e izolimit në komisariate nga njëra anë dhe nga ana tjetër në lidhje me mungesën e gadishmërisë për të evidentuar shenjat e dhunës nga ekspertët mjeko-ligjorë.

Read more:Protestat masive, The Guardian: “Revolucioni i flamingove” ka fituar mbështetjen e Dua Lipës! Reagimi i këngëtares u prit me entuziazëm nga qytetarët

KShH bashkë me organizata të tjera në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kanë bërë një reagim publik në lidhje me të gjitha ankesat e përcjella për protestën e 2 korrikut. “Në një shtet të së drejtës, dhuna ndaj policisë është e dënueshme por ajo nuk justifikon në asnjë situatë keqtrajtimin nga policia, ashtu si pretendimet për keqtrajtim nuk provohen apo rrëzohen me deklarata politike, shkruhet në deklaratën e organizatave të shoqërisë civile. Në të njëjtën kohë, KShH i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të filluar një hetim ex-officio, menjëherë dhe pa vonesë, në mënyrë të pavarur, të gjithëanshme dhe efektive.

Përveç këtyre në këtë platform janë depozituar dhe ankesa të tjera që lidhen me informacion mbi korruspionin, padrejtësi të ndryshme nga ana e administratës publike, apo sistemin e drejtësisë.

Read more:“Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve”/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës

Protestuesit ankohen se ata po përballen me forma të ndryshme të intimidimit që synojnë ti shkurajojnë nga e drejta për të marrë pjesë në një tubim paqësor, si mesazhe të përcjella në rrjete sociale, nëpërmjet rrethit të tyre të ngushtë apo edhe shoqërime të papërligjura në polici. Me qëllim që KShH të vihet në lëvizje për secalin rast, duke u bazuar në të dhënat dhe informacionet që disponohen dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, ju inkurajojmë që ti raportoni këto shkelje, në mënyrë tëk konkretizuar, menjëherë në platformën tonë Integrity Desk Albania. Plotësimi i formularit ju kushton vetëm disa minuta.

PlatformaIntegrity Desk Albania synon të fuqizojë luftën kundër korrupsionit si dhe për të rriur transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal, gjë që do të çojë në rezultate më të mira për qytetarët, dhe veçanërisht për komunitetet e margjinalizuara”

Read more:Ironizon protestuesi: Dorëheqje? Jeni të pushuar nga puna!

përmes mbështetjes së sigurt, profesionale dhe konfidenciale të atyre që janë “viktima” të korrupsionit, ose kanë informacion për akte korruptive.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës. Protesta para Kuvendit, policia rrethon zonë përreth Parlamentit

Politikë

“Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë

Tags: #Dhuna #Dhune #Organizata #Organizatat #Para #Policia #proteste #protestues

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës. Protesta para Kuvendit, policia rrethon zonë përreth Parlamentit
  • “Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë
  • Jo vetëm përbërja e komisioneve, Kuvendi del jashtë rendit të ditës, ja projektmarrëveshja që do të shqyrtohet në komisione
  • Bllokim i nyjeve kyçe! Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku do të vendosen
  • Seancë dhe protestë/ “Blindohet” Kuvendi, bllokohet rruga edhe për qytetarët para Parlamentit
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës. Protesta para Kuvendit, policia rrethon zonë përreth Parlamentit
  • “Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë
  • Bllokim i nyjeve kyçe! Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku do të vendosen
  • Seancë dhe protestë/ “Blindohet” Kuvendi, bllokohet rruga edhe për qytetarët para Parlamentit
  • E hëna me mot të vranët, reshje në të gjithë territorin, stuhi e breshër në disa zona (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 19 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 12 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës. Protesta para Kuvendit, policia rrethon zonë përreth Parlamentit

Këtë të hënë zhvillohet seanca e radhës plenare e cilat pritet të nisë në orën 10:00. Qytetarët siç…

• 12 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë

Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm këtë të hënë përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të…

• 12 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Jo vetëm përbërja e komisioneve, Kuvendi del jashtë rendit të ditës, ja projektmarrëveshja që do të shqyrtohet në komisione

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të hënë në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar, ndërsa përveç…

• 12 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by