Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Konkursi i parë dhe ndoshta i fundit për 6 drejtuesit e departamenteve të Policisë së Shtetit, mbyllen aplikimet me vetëm 9 kandidatët në garë
Kronikë

Konkursi i parë dhe ndoshta i fundit për 6 drejtuesit e departamenteve të Policisë së Shtetit, mbyllen aplikimet me vetëm 9 kandidatët në garë

• 20 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 15
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Është mbyllur afati i aplikimeve për garën e drejtuesve të 6 departamenteve kryesore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, afat i cili u mbyll të premten e 17 korrikut. Në total, në proces burime bëjnë me dije se kanë aplikuar 9 kandidatë, të cilët do të konkurrojnë për drejtimin e strukturave më të rëndësishme të institucionit. 6 prej tyre pritet të jenë drejtuesit e rinj të departamenteve, dhe në gatë janë Pëllumb Seferi, Artan Barjaktari, Lorenc Panganika, Saimir Muçaj, Hergis Jica, Idajet Faskaj, Ferdinand Mara, Alban Dauti dhe Lufti Minxhozi.

Departamentet për të cilat është zhvilluar konkurrimi janë Departamenti për Policinë Kriminale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Shërbimet Mbështetëse, Rendin dhe Sigurinë Publike, Teknologjinë e Informacionit dhe Kufirin dhe Migracionin. Procesi i konkurrimit u hap me urdhër të kryepolicit Skënder Hita dhe synon për herë të parë të zgjedh me konkurs drejtuesit e rinj. Pak muaj më parë gara për departamentet u anulua pas padisë së ish-drejtueses së BKH-së, Aida Hajnaj, në Gjykatën Administrative, e cila nuk u kthye në të njëjtin post që ka mbajtur më parë në Policinë e Shtetit. Emërimi i saj më vonë si drejtuese departamenti, liroi situatën.

Read more:“40 vende vakante për hetues në BKH”/ Braho te “Nismat qytetare”: Në 2026 ka rënë kurba e ngarkesës së dosjeve

Sipas kritereve të përcaktuara në ligjin e Policisë së Shtetit, kandidatët duhet të mbajnë gradë të rolit të mesëm drejtues, të mos kenë masa të rënda disiplinore gjatë tre viteve të fundit, të mos kenë konflikt interesi dhe të plotësojnë kriteret ligjore e shëndetësore për ushtrimin e funksionit. Në ditët në vijim pritet të zhvillohen fazat e mëtejshme të vlerësimit nga një komision i posaçëm në Policinë e Shtetit, në përfundim të të cilave do të përzgjidhen drejtuesit e rinj të gjashtë departamenteve të Policisë së Shtetit. Emërimi i tyre bëhet me propozim të kryepolicit dhe firmë të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Kjo pritet të jetë hera e parë dhe e fundit që drejtuesit e departamenteve zgjidhen me konkurs, pasi në Kuvend pritet të kalojnë ndryshimet në ligjin e policisë, i cili heq garën në nivelet më të ulëta drejtuese, përveç drejtorit të përgjithshëm.

Read more:Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, financuar nga pasuritë të konfiskuara, Lamallari: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj

Aktualisht, 6 departamentet drejtohen prej vitesh nga drejtues të tjerë me karrierë të gjatë në polici. Neritan Nallbati në krye të Policisë Kriminale, i cili nuk ka shfaqur interes për një mandat të dytë, edhe pse ligji ia lejon. Marrëdhëniet Ndërkombëtare i drejton Pëllumb Seferi, i cili kërkon sërish një departament. Te Shërbimet Mbështetëse është Theodhori Gravani, Dhitraq Ziu te Rendi dhe Sigurisë, Aida Hajnaj te Teknologjia e Informacionit, ndërsa Kufiri dhe Migracioni nga Saimir Muça, i cili është sërish në garë për drejtor departamenti.

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #alban dauti #Artan Barjaktari #Besfort Lamallari #BKH #ferdinand mara #Hergis Jica #IDAJET FASKAJ #Lorenc Panganika #Lufti Minxhozi #pellumb seferi #policia e shtetit #Saimir Muçaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 18 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin