Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. BIRN: Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës
Politikë

BIRN: Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës

• 24 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dhjetëra profile të rreme, të identifikuara nga BIRN si të krijuara gjatë muajve të fundit shpërndanë menjëherë fjalimin e së premtes të kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ai ankohej mes të tjerash për algoritmin dhe ndikimet e huaja, që sipas tij nxitën e zmadhuan protestën që i kërkon prej mbi 55 ditësh dorëheqjen.

Mes qindra personave që e ndanë fjalimin e Ramës në Facebook, BIRN identifikoi mbi 25 profile të rreme si dhe deputetë të Partisë Socialiste, kryetarë bashkish dhe punonjës të administratës në qeverisjen qendrore dhe lokale.

Gjatë fjalimit të tij, Rama i ndau protestuesit në “flamingo” dhe “sorra”, ndërsa këmbënguli sërish se protesta ishte frymëzuar nga jashtë vendit, përmes manipulimit të rrjeteve sociale. “Flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global dhe algoritmi i yshtur dhe nga ustallarë të ndërhyrjes në punët e vendeve të tjera bëri pjesën tjetër,” tha Rama.

Read more:“Rama duhet të japë llogari”/ Partia Demokratike Europiane dënon sulmin mbi protestuesit, shpërndan pamjet e nënës me djalin me autizëm që u goditën nga gazi lotsjellës

Ai pretendoi gjithashtu se një breshëri masive profilesh false ishte lëshuar përmes resë digjitale, profile që Rama tha se “i kemi identifikuar”.

Rama ankohet prej javësh për algoritmin e rrjeteve sociale dhe llogaritë false të kritikëve të tij, por BIRN arriti të identifikonte se qindra profile të rreme u hapën gjithashtu në fund të qershorit nga aktorë që mbështesin qeverinë.

Read more:E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Merr peng edhe ish-gruan (EMRAT)

Këto profile shpërndajnë postimet e kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij në rrjetet sociale, ndërkohë që janë angazhuar gjithashtu në sulme të koordinuara kundër mbështetësve të protestës.

BIRN identifikoi mbi 100 profile të rreme në Facebook dhe Instagram, të krijuara mes datave 28-30 qershor dhe të tjerë në korrik. Një pjesë e madhe e tyre u identifikuan duke monitoruar manualisht postimet e kryeministrit në Facebook dhe personat që i kishin shpërndarë ato.

Read more:Edi Rama “dorëzohet” përballë komenteve në masë, “izolon” profilin e tij në rrjetet sociale nga kritikat e qytetarëve

Profilet nuk e fshehin përkatësinë, pasi përdorin kryesisht si pseudonim emra qytetesh dhe lidhje direkte me Partinë Socialiste, të tilla si “Edi Rama per Shqiperine 2030”, “kolonjasot2030” apo “Bulqiza e së Ardhmes 2030”. Edhe pse kanë emra të ndryshëm, profilet shpërndajnë përmbajtje të njëjtë propagandistike.

Për shkak të databazës, BIRN qe në gjendje të identifikonte praninë e këtyre profileve të rreme edhe në ndarjen e fjalimit të fundit të kryeministrit. Mes profileve të identifikuara lehtësisht është pseudonimi “Shigjeta e zezë”, “Bulqiza qe ecen” apo “Flamingot Durres” dhe një mori të tjerë që përdorin emra personash, pavarësisht se nuk janë profile reale./BIRN/

Lexo edhe
Politikë

“Poshtë diktatura!”, protestuesit marshojnë drejt “Air Albania”, thirrje qytetarëve t’u bashkohen: Çohuni nga kafja!

Politikë

59 ditë qëndrese! Mbyllet protesta, qytetarët stoikë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Nesër më shumë!

Tags: #Durres #Edi Rama #Facebook #Flamingo #Flamingot #Instagram #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Poshtë diktatura!”, protestuesit marshojnë drejt “Air Albania”, thirrje qytetarëve t’u bashkohen: Çohuni nga kafja!
  • 59 ditë qëndrese! Mbyllet protesta, qytetarët stoikë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Nesër më shumë!
  • Protestuesit rikthehen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kumbojnë thirrjet: Parlamenti i krimit
  • VIDEO/ “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë në bulevard: Diaspora, zemra e Shqipërisë!
  • “Të bëhemi 3 milionë shqiptarë dhe t’i themi boll është boll”/ Aktivisti: E votova në 2013, por kuptova se ishte tradhtar. E kanë vendin në burg
Nga të njëjtat tag-e
  • 59 ditë qëndrese! Mbyllet protesta, qytetarët stoikë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Nesër më shumë!
  • VIDEO/ “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë në bulevard: Diaspora, zemra e Shqipërisë!
  • “Të bëhemi 3 milionë shqiptarë dhe t’i themi boll është boll”/ Aktivisti: E votova në 2013, por kuptova se ishte tradhtar. E kanë vendin në burg
  • LIVE- Asgjë s’e ndal revoltën, protesta antiqeveritare në ditën e 59-të. Oshëtijnë thirrjet: Ndryshim sistemi, Shqipëria e rinisë!
  • “I dhe 10 deputetë Ergys Agasit në zgjedhje”/ Aktivisti Ramës: Jemi sorra dhe korba, por jo krimba si ty dhe Saliu që mbyllët sistemin zgjedhor në 2008
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 23 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 15 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë! 8 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Vija e kuqe u kalua!”, Gent Progni nga protesta: Polici civil tentoi të më godiste me thikë! Presion bizneseve, po fshijnë pamjet e kamerave 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Poshtë diktatura!”, protestuesit marshojnë drejt “Air Albania”, thirrje qytetarëve t’u bashkohen: Çohuni nga kafja!

Protestuesit kanë vijuar marshimin nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar përgjatë Rrugës së Elbasanit në drejtim të…

• 16 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

59 ditë qëndrese! Mbyllet protesta, qytetarët stoikë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Nesër më shumë!

Pas rreth 4 orësh tubim dhe marshim në rrugët e Tiranës, është mbyllur protesta e radhës qytetare kundër…

• 16 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestuesit rikthehen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kumbojnë thirrjet: Parlamenti i krimit

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar tubimin…

• 16 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by