Pas krimit të rëndë, autori gjakftohtë mori me vete peng ish-partneren e tij Rozalinda Plakun 24-vjeçe të cilën e liroi pas disa orësh.
Të tronditur familjarët thonë për mikrofonin e Report Tv se i kishin dëgjuar të shtënat, por nuk kishin dalë jashtë shtëpisë pasi autori i kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë. Ata thonë gjithashtu se 35-vjeçari ka kërcënuar edhe më herët të renë jo vetëm në fshat, por edhe në Tiranë ku Rozalina studionte për infermiere.
“Na tha hajdeni se do t’ju vras të gjithëve”tha vëllai i viktimës.
“Ngjarje e paralajmëruar, e kanë denoncuar disa herë në polici”, tha nipi i viktimës.
“Ai ka kërcënuar disa herë vajzën edhe në Tiranë me pistoletë. Vajza është studente për infermieri. Vajza ndjehej e kërcënuar gjithmonë nga ai. Rozalina kishte urdhër mbrojtje”, tha kunata.
Disa herë 35-vjeçari është denoncuar në polici nga familjarët për dhunë dhe kërcënime. Sipas burimeve ai ka qenë edhe në burg për një periudhë dhe më pas i është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë RENEA është nisur drejt Roskovecit për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Read more:Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt për zëvendësimin e masës së sigurisë
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Read more:Brenda 20 ditësh dyshohet se kreu 7 vjedhje, arrestohet 29-vjeçari në Durrës
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
U mor peng nga ish-burri pasi i vrau të atin dhe i plagosi nënën, autori liron 24-vjeçaren

Rozalinda Plaku e reja që u mor peng nga ish-bashkëshorti është liruar.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon që edhe autori të dorëzohet.
Refit Buzi vrau mëngjesin e sotëm babain e 24-vjeçares me armë zjarri dhe plagosi nënën e saj.
Tragjedia në Roskovec, familjarët: Autori e ka kërcënuar vajzën me pistoletë në Tiranë
Kunata e viktimës e trembur pas ngjarjes shprehet se janë të shqetësuar për mbesën e tyre. Ajo tregon se autori edhe më parë e ka kërcënuar vjazën me pistoletë.
“I trembemi edhe një ngjarjeje tjetër, se nuk e dimë ku e ka çuar. Kanë bashkëjetuar disa vitesh, por kishin kohë që ishin ndarë. Ai ka kërcënuar disa herë vajzën edhe në Tiranë me pistoletë. Vajza është studente për infermieri. Vajza ndjehej e kërcënuar gjithmonë nga ai. Rozalina kishte urdhër mbrojtje. Ai qëndroi disa kohë në burg, pastaj doli dhe ka qenë në arrest shtëpie”, tha ajo.
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, Report Tv siguron foton e autorit

Report Tv ka siguruar foton e autorit 35-vjeçar që vrau ish-vjehrrin në Roskovec, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-gruan.
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, nipi dhe vëllai i viktimës: Na kërcënoi, tha hajdeni se do t’ju vras të gjithëve (VIDEO)
Pas ngjarjes tragjike në Fier, nipi dhe i vëllai i viktimës thanë për Report Tv, se autori ishte një person problematik dhe e kishin denoncuar disa herë në polici.
“E kanë denoncuar disa herë në polici. Ndjeva krismat në orën 05:00 në shëpinë e xhaxhait. Është ngjarje e paralajmëruar disa herë”, tha nipi.
“Dëgjuam zhurmë dhe bërtitje, thoshte hajde se do ju vras të gjithëve. Policia erdhi pas një ore”, tha vëllai i viktimës.
Xh.K/Shqiptarja.com




