Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, SPAK dërgon për gjykim 11 shqiptarët, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale (EMRAT)
Kronikë

Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, SPAK dërgon për gjykim 11 shqiptarët, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale (EMRAT)

• 27 Korrik, 2026 • 11 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 11 persona për trafikim të rreth 900 kilogramëve lëndë narkotike të ndryshme drejt Finlandës.

Bëhet fjalë për 11 shqiptarë anëtarë dhe drejtues të 4 grupeve kriminale, kanë trafikuar drejt Finlandës marihuanë, amfetaminë, tableta ekstazi, kokainë, dhe të cilat më pas janë shitur, shpërndarë, dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme.

Besnik Spata, Ermelind Pupa, Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Kevin Qevani dhe Toni Kota akzuohetn edhe si drejtues apo eksponentë të lartë të 4 grupeve kriminale. Edhe anëtarët Erlind Agalliu, Eltion Myftari, Ledjon Hoxha, Altin Musta dhe Nikollaq Godo akuzohen nga SPAK për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzuar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.147/1, të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve:

Besnik Spata, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Ermelind Pupa (alias Ermelind Myzyri), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Erind Agalliu (alias Erind Teneqexhiu), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, e kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Geraldo Seferaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Dorjan Luzaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Kevin Qevani (alias Bojken Qevani), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Toni Kota (alias Elton Tavani, alias Thoma Tavani, alias Toni Tavani), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Eltion Myftari (alias Eltjon Miftari), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal;“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Ledjon Hoxha, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Altin Musta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Nikollaq Godo ( Pavjol Gode), i akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Ky proçedim penal është ndarë nga çështja penale nr.147 e vitit 2023. Hetimet u kryen në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ende aktive, e cila u krijua më datë 21 nëntor 2023, mes Prokurorisësë Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.

Read more:VIDEO- “Nuk ia japim besën Ramës”/ Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Gjatë hetimit janë përdorur metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, regjistrime të fshehta fotografike, filmike ose me video në vende publike), si dhe janë shkëmbyer informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Finlandës, në kohë reale.

Veprimtaria kriminale

Sipas provave prej vitit 2022 dhe në vazhdim, disa grupe të strukturuara kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj, të krijuar, të organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë trafikuar drejt Finlandës sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike me rrezikshmëri të lartë (marihuanë, amfetaminë, tableta ekstazi, kokainë etj) dhe të cilat më pas janë shitur, shpërndarë, dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ishte bashkëpunimi mes tyre dhe ndërveprimi me grupe të tjera kriminale. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e Finlandës për veprimtarinë kriminale.

Nga provat e administruara rezulton e provuar:

Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 11.2.2023 në Vuosaari, Helsinki, Finlandë.

Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 1.3.2023 në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.

Marrja në Lempäläs Finlandë dhe më pas transportimi dhe shitja e 38 kg amfetaminë dhe 5-6 kg amfetaminë, në Porvoo Finlandë, gjatë periudhës 21.3.2023 – 9.4.2023.

Marrja, ruajtja, shitja gjatë periudhës 1.3.2023 – 18.9.2023, konkretisht e 10 kg kokainë në fillim të muajit mars 2023; 50 kg mariuhanë në mars 2023; 20 kg amfetaminë në mars 2023; 3 kg kokainë në prill të vitit 2023; 20 kg amfetaminë në prill 2023; 15 kg amfetaminë në fillim të qershorit 2023; 2-4 kg kokainë në mes qershori 2023 dhe 51 kg amfetaminë, në korrik-gusht 2023, 10 kg amfetaminë në fillim gushti 2023; 2-4 kg kokainë në mes gushti 2023; 10 kg kokainë në fund gushti 2023, si dhe 45 kg amfetaminë në shtator 2023, në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.

Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja gjatë periudhës 15.12.2022 – Mars 2023, konkretisht: 30 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 15.12.2022 -2.1.2023; 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 3.1.2023 – 4.3.2023, si dhe 30-50 kg amfetaminë e përgatitur për trafikim dhe shitje, por e mbetur në tentativë për periudhën kohore pas datës 3.3.2023, në Turku, Finlandë.

Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja e konkretisht 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 27.12.2021-26.1.2023; 5 kg kokainë gjatë periudhës 24.2.2023 – 11.4.2023, si dhe 45.890 kg amfetaminë, 8.885 kg kokainë, 1620 copa tableta Oxydolor (Oksikodon) 80 mg, 56 tableta Bunorfin, 8 mg, si dhe pesë flasterë Durogesic 100 mikrog/orë më datë 28.3.2023 në Finlandë.

Trafikimi përmes shërbimit postar të mbi 200 kg marihuanë nga Spanja në Finlandë gjatë intervalit kohor, 15.4.2024 – 8.8.2024 dhe shpërndarjen e kësaj lënde tek grupet e tjera kriminale.

Sigurimi dhe shitja në Finlandë e 6 kg kanabis si dhe 250 gr kokainë nga data 9.11.2023 deri 21.12.2023 në Vantaa dhe Helsinki, Finlandë; 32 kg kanabis, nga data 23.12.2023-15.4.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 9777 tableta ekstazi në periudhën kohore 8.2.2024-30.4.2024 në Helsinki dhe në Espoo, Finlandë; 1 kg kokainë më datë 13.2.2024 në Espoo, Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 19.2.2024 deri datë 20.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 20.2.2024 deri datë 22.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 134 kg kanabis nga data 15.4.2024 deri më datë 18.6.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 87 kg kanabis nga data 30.8.2024 deri më datë 24.9.2024, në Helsinki, Espoo dhe Vantaa, Finlandë; si dhe 250 gramë kokainë, nga data 22.9.2024 deri në datë 24.9.2024 në Helsinki dhe në Vantaa, Finlandë.

Për hetimet kaë dhënë ndihmesën e tyre; Zyra e Oficerit Ndërlidhës së Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën si edhe “Rrjeti @ON”, i financuar nga Komisioni i Bashkimit Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA).

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e shërbimit të policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vazhdojnë intesivisht hetimit për proçedimin penal nr.147 të vitit 2023, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët janë përfshirë në veprimtari të kundraligjshme, të konstatuara gjatë hetimeve paraprake.

————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut

Kronikë

Rruga e vjetër Poliçan-Skrapar e dëmtuar prej dy muajsh, asnjë ndërhyrje për riparimin (VIDEO)

Tags: #altin musta #Besnik Spata #Dorjan Luzaj #elton myftari #Erlind Agalliu #Ermelind Pupa #finlande #Geraldo Seferaj #Kevin Qevani #Ledjon Hoxha #Nikollaq Godo #spak #Toni Kota

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut
  • Rruga e vjetër Poliçan-Skrapar e dëmtuar prej dy muajsh, asnjë ndërhyrje për riparimin (VIDEO)
  • Projektligj që mbron blerësit në pallatet e konfiskuara! Ndërtimet pa leje që konfiskohen dhe për strehim social
  • Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë: Cenon simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar
  • Rrjoll, rikthehen protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt! Banorët përplasen me policinë: Nuk e falim tokën, stop ndërtimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Ahmetaj publikoi përgjimet e Ron Yeffet/ “Është shef i Ramës, qeveria e ndarë gjysmë e Gysit dhe gjysmën Roni”, Murrizi: “Çekiç” për SPAK dhe zgjim për qytetarët
  • Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa arsye takimin e avokatëve britanikë me Veliajn, ankimi në Strasburg brenda shtatorit
  • Veliaj drejt Strasburgut! Ndreca: Do ta depozitojmë ankimin brenda shtatorit! Ja çfarë presim nga Gjykata e Lartë
  • SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi – Ish-ortaku e kallëzoi për pastrimin dhe fshehjen e 1.5 milionë eurove
  • Ish-ortaku e kallëzoi se pastroi dhe fshehu 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 8 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 7 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 7 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut

Një grup qytetarësh protestuan në qendrën historike të Vlorës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, i cili po ngrihet…

• 5 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Rruga e vjetër Poliçan-Skrapar e dëmtuar prej dy muajsh, asnjë ndërhyrje për riparimin (VIDEO)

Rruga e vjetër nacionale Poliçan-Skrapar ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e shkarjeve të terrenit. Njëra anë…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Projektligj që mbron blerësit në pallatet e konfiskuara! Ndërtimet pa leje që konfiskohen dhe për strehim social

Ky pallat i ndërtuar në Tiranë u konfiskua në maj të këtij viti pasi u konstatuan 3 kate…

• 10 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by