Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut
Kronikë

Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut

• 12 Shtator, 2026 • 7 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një grup qytetarësh protestuan në qendrën historike të Vlorës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, i cili po ngrihet pranë Muzeut Etnografik. Përplasja u përshkallëzua kur protestuesit tentuan të hyjnë në kantier por u ndaluan nga policia.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit, pasi punimet cenojne kompleksin e godinave historike ku gjendet Klubi “Labëria”. Kjo hapësirë mbart një rëndësi të veçantë sepse lidhet me Ismail Qemalin dhe firmëtarët e Pavarësisë, ndaj kërkojnë që ajo t’i kushtohet tërësisht identitetit kombëtar.

Për protestën reagoi ashpër kryeministri Edi Rama, i cili shënjestroi deputetin demokrat Bujar Leskaj. Projektin e cilësoi gur themeli të kujtesës historike të Vlorës.

“Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës – një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore – me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës”, tha Rama.

Read more:“Zjarret e përshtatshme”/ Ina Zhupa: Me një shkrepëse, zona e mbrojtur mund të kthehet në resort sipas ligjit 21/2024. Shfuqizoni ligjin dhe më pak flakë do ketë Shqipëria

Rama bëri të ditur se Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë amerikanë për tw rikonstruktuar edhe godinwn e klubit “Laberia”.

“Populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike”,shtoi ai.

Nga ana tjetër PD dega Vlorë i ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me atë protestë. Sipas PD, protesta është e stisur nga vetë Rama dhe e organizuar nga njerëz që prej kohësh janë ‘divorcuar’ me Partinë Demokratike.

Më herët ministri Blendi Gonxhja kishte sqaruar se godina ku në vitin 1908 u themelua “Labëria” nuk do të kthehet në muze hebraik dhe as nuk do t’i hiqet Bashkisë Vlorë. Sipas tij, Muzeu Hebraik po ndërtohet në një godinë tjetër ngjitur me te qe quhet “Banesa pranë Klubit Labëria”.

Read more:Report Tv në Krujë/ Banorët rrëfejnë ‘natën e ferrit’: Flakët deri në çati, menduam se do gjenim vetëm hi (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:29

Protesta kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, PD i përgjigjet Ramës: S’ka asnjë lidhje me ne, tubim i stisur nga vetë kryeministri

1789241373_dytuftoa.JPG

Partia Demokratike e Vlorës i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama për protestën kundër muzeut Hebraik që është zhvilluar sot në qytetin bregdetar, duke thëksuar se s’ka asnjë lidhje me këtë tubim.

Në deklaratën e PD thuhet se protesta është e stisur nga vetë Edi Rama dhe është thirrur nga individë që sipas tyre prej vitesh kanë shkëputur çdo lidhje me PD-në dhe flirtojnë me kryeministrin.

Po ashtu në deklaratën e PD thuhet se kjo forcë politike e konsideron mbrojtjen nga Holokausti që shqiptarët në tërësi, dhe vlonjatët në rastin konkret, u bënë hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore si një nga trashëgimitë më të çmuara morale të kombit tonë.

Deklarata e PD dega Vlorë:

Lidhur me protestën e sotme të një grupi të qytetarëve kundër ndërtimit të Muzeut për Hebrejtë në Vlorë, deklarojmë sa vijon:

Read more:LIVE- Mijëra njerëz në Bulevard, shpaloset flamuri kuq e zi/ Diaspora mesazh të qartë para Kryeministrisë: Nga Europa vijmë sot, Shqipërinë se lëmë dot

Protesta e sotme nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Njëlloj si grisja e flamurit në derën e Ambasadës së Izraelit, ajo është stisur nga vetë Edi Rama dhe është thirrur nga individë që prej vitesh kanë shkëputur çdo lidhje me PD-në dhe flirtojnë me Edi Ramën.

Partia Demokratike e konsideron mbrojtjen nga Holokausti që shqiptarët në tërësi, dhe vlonjatët në rastin konkret, u bënë hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore si një nga trashëgimitë më të çmuara morale të kombit tonë. Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet plotësisht ndërtimin e muzeut për historinë e hebrejve në Vlorë, si dhe këshilltarët e saj kanë votuar për emërtimin e Rrugës së Hebrejve në këtë qytet!

Së fundmi, sqarojmë opinionin se trualli i Muzeut dhe ndërtimi i tij nuk kanë lidhje dhe nuk cenojnë askund ndërtesën historike të Klubit “Labëria”, e cila gëzon mbrojtje të kategorisë së parë. Por Edi Rama, për motive korruptive, kërkon ta tjetërsojë atë në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Ne e dënojmë me forcë këtë ndërhyrje korruptive e antiligjore në këtë objekt të trashëgimisë kulturore të qytetit tonë.

Ora 16:01

Protesta kundër Muzeut Hebraik në Vlorë, Rama: Sulmet në kantier i organizon Lesko Pijaniku që vrapon përnatë pas kecave e pulave! Do restaurohet edhe Muzeu Labëria!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Vlorë, kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, e cila u shoqërua me tensione e përplasje mes protestuesve e Policisë.

Read more:Qytetarët kundër muzeut hebraik në Vlorë, Rama sulmon protestuesit: Një grup delinkuentësh, kundër transformimit të qytetit

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama i ka quajtur protestuesit ‘një grup delenxhinjsh’ që sipas tij kanë në krye ‘Lesko pijanikun’, referuar deputetit demokrat të Vlorës, Bujar Leskaj.

Më tej Rama ka shkruar se Muzeu Hebraik i Vlorës është një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Vlorës në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pretendimin e protestuesve për shkatërrimin e Muzeut Labëria të quajtur ndryshe Muzeu Etnografik, Rama e cilësoi si pretendim pervers e shpifarak.

Më tej Rama tha se krahas Muzeit Hebraik të Vlorës, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, që sipas kryeministrit do të jetë një derë tjetër krenarie e Vlorës patriotike.

Read more:Diaspora prin protestën e 105-të/ Murataj: Ka ardhur koha për mosbindje civile, nga sot revolta do të jetë edhe më e fortë!

Duke akuzuar Bujar Leskajn për sulm mbi kantierin e ndërtimit të Muzeut Hebraik, kryeministri Rama me ironi tha se ‘Lesko Pijaniku vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij.

Reagimi i Ramës:

Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës – një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore – me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik

Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #Banesa #Blendi Gonxhja #Bujar leskaj #Edi Rama #jetë #Muze #ndërtimi #proteste #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 21 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 3 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin