Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Akuza bazohet në interpretime, komunikimet janë paraqitur në mënyrë selektive nga prokuroria
Politikë

Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Akuza bazohet në interpretime, komunikimet janë paraqitur në mënyrë selektive nga prokuroria

• 29 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Seanca gjyqësore ndaj Monika Kryemadhit ka vijuar këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Kryemadhi ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Gjatë mbrojtjes së saj, Kryemadhi deklaroi se organi i akuzës po i interpreton mesazhet dhe komunikimet elektronike jashtë kontekstit, duke i përdorur si prova për të mbështetur akuzat.

“Jemi në faqen e 46 të aktakuzës. Jam e detyruar të bëj një analizë shkencore, pasi akuza bën interpretime të ndryshme. Në 167 email-et që Adrian Shatku ka me mua, vetëm katër janë përdorur nga akuza, ndërsa të tjerat nuk kanë asnjë lidhje,” u shpreh ajo.

Kryemadhi iu referua edhe një komunikimi ku, sipas saj, përmendet fraza “U firmos dhe u shpërnda te të gjithë ministrat”, ndërsa Adrian Shatku i përgjigjet me fjalën “Urime”. Sipas saj, SPAK e konsideron këtë mesazh si provë penale, megjithëse vendimi përkatës nuk është miratuar.

Read more:Kërkoi tërheqje nga gjykimi i shkurtuar, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit

“Akuza është e bazuar në interpretime dhe deduksione të mesazheve. Kjo VKM nuk u miratua nga Ministria e Inovacionit, ndaj nuk mund të përdoret si provë e një ndikimi të paligjshëm politik,” tha Kryemadhi.

Ajo shtoi gjithashtu se, edhe pse SPAK pretendon se çështja që lidhet me seksionin e fibrës optike është e parashkruar, e ka përfshirë atë në aktakuzë për të rënduar pozitën e të pandehurve.

Sipas Kryemadhit, një pjesë e komunikimeve të datës 11 prill me Adrian Shatkun janë shkëputur nga kronologjia dhe janë paraqitur në mënyrë selektive nga prokuroria.

Seanca në GJKKO vijon me shqyrtimin e provave dhe pretendimeve të palëve.

Read more:FOTOLAJM/ Protestuesit ironizojnë kryeministrin, mesazhet nëpërmjet pankartave: Jepi besën Ramës që të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zegjineja

Kryemadhi: Janë 70 faqe vetëm fibrën optike. Provat shkresore nuk vërtetojnë ndërhyrje. Organi i akuzës më numëron qimet e shtëpisë dhe mi nxjerr në media. Nëse kam vetëm 4 email-e të Adrian Shatkut, do i lexoj edhe gjithë të tjerat.

Gjyqtari: Këtu nuk flitet për gjithçka bëni ju, vetëm për objekt i gjykimit. Jo çdo lloj komunikimi që keni pasur ju në jetën tuaj

Kryemadhi: I bie të rrimë 45 vjet ne këtu. U them vetëm për fibrën optike organi i akuzës ka përdorur 65 mesazhe. Përderisa jam në akuzë do i përmend.

Read more:“Armiku i mjedisit dhe i zhvillimit është korrupsioni”/ Nikola Kedhi: Rama po keqpërdor raportin e Yale, renditja e Shqipërisë nuk është arritje e qeverisë

Gjyqtari: Mund të jeni më të përmbledhur

Kryemadhi: Zoti gjyqtar, e përmbledhur është. Duke parë dosje vetë, çdo ditë rezulton nga një provë e keq interpretuar. Jam llahtarisur, të çohet drejtori juridik që është ambasador sot, në një nivel katastrofik, gjobaxhi. Kërkoj falje sinqerisht. Është procesverbali për mënyrën sesi kemi funksionuar.

Nëse te komunikimet janë Monika Kryemadhi, Adrian Shatku dhe Edi Rama, ç’punë ka Ilir Meta? Standardi duhet të jetë i njëjtë për të gjitha provat. Komunikime të tjera nuk janë marrë në konsideratë, prandaj mesazhet janë selektive në një kontekst krejt tjetër. Asnjëra nuk përmban ushtrimin e ndikimin e paligjshëm.

Lexo edhe
Politikë

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë

Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Tags: #Aktakuzë #Edi Rama #GJKKO #Ilir Meta #jetë #media #Mesazhet #Meta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 10 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 3 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 2 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 2 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Korçë, në kuadër të Foltores së…

• 23 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Në një intervistë në “News24” deputeti Saimir Korreshi komentoi propozimet për ndryshime në kodin e procedurës penale. Ai…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashkët me…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by