Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Huaja me SHBA-në në GJK? Bardhi i përgjigjet Ministrit të Mbrojtjes: Nuk ka gjë më të pranueshme në një vend demokratik sesa mbrojtja e Kushtetutës.
Politikë

Huaja me SHBA-në në GJK? Bardhi i përgjigjet Ministrit të Mbrojtjes: Nuk ka gjë më të pranueshme në një vend demokratik sesa mbrojtja e Kushtetutës.

• 30 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Mbrojtjes, i cili e cilësoi të papranueshëm dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi argumentoi se e papranueshme nuk është shqyrtimi i marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese, por, sipas tij, mënyra se si është miratuar ajo, duke akuzuar qeverinë për shkelje të Kushtetutës dhe të procedurave parlamentare.

Sipas Bardhit, deputetët janë detyruar të votojnë pa u njohur me tekstin e plotë të marrëveshjes, ndërsa Këshilli i Ministrave ka pasur një muaj kohë për shqyrtimin e saj, në një kohë që Kuvendit i janë lënë vetëm katër orë për miratim.

Ai kritikoi gjithashtu faktin që, sipas tij, Presidentit të Republikës iu dhanë vetëm 30 minuta për të vlerësuar dhe dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi të marrëveshjes, duke e cilësuar këtë një cenim të rolit kushtetues të kreut të shtetit.

Read more:“Kë po përpiqen të mashtrojnë?”, Bardhi akuzon qeverinë: Po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën

Në reagimin e tij, Bardhi akuzoi qeverinë edhe për mënyrën e menaxhimit të financave publike, duke deklaruar se janë shpenzuar miliona euro për inceneratorë që, sipas tij, nuk ekzistojnë, ndërsa për financimin e sigurisë kombëtare vendi detyrohet të marrë hua.

“E papranueshme është ta trajtosh një marrëveshje strategjike me aleatin tonë strategjik sikur të ishte një urdhër i brendshëm i Ministrit të Mbrojtjes”, shkruan Bardhi.

Në përfundim të reagimit, kreu i grupit parlamentar demokrat thekson se “nuk ka gjë më të pranueshme në një vend demokratik sesa mbrojtja e Kushtetutës”, duke mbrojtur vendimin për ta dërguar marrëveshjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Read more:VIDEO/ Po denonconte live për “News24” sjelljen e policisë ku u shoqërua, lirohet pas rreth 4 orësh aktivisti Edison Lika: Më i motivuar, Rama jepe dorëheqjen

REAGIMI:

Ministri i Mbrojtjes paska konsideruar të papranueshëm dërgimin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh.

Dikush duhet t’i shpjegojë se:

E papranueshme është të shpërfillësh hapur Kushtetutën e vendit tënd dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

E papranueshme është që deputetët të votojnë pa u njohur me tekstin e marrëveshjes, me të cilën Shqipëria merr një hua prej 302 milionë dollarësh.

Read more:Zbardhet raporti/ Komisioni Europian ‘shuplakë’ Ramës: Korrupsion te Tatimet dhe infrastruktura, koncesionet PPP dhe investimet strategjike

E papranueshme është që Këshilli i Ministrave të marrë një muaj kohë për shqyrtim, ndërsa Kuvendit të Shqipërisë t’i jepen vetëm katër orë për miratim.

E papranueshme është të çosh miliona euro të shqiptarëve për tre inceneratorë që nuk ekzistojnë, ndërsa për të garantuar sigurinë kombëtare të marrësh borxh, sepse nuk arrin ta financosh atë me fondet e Buxhetit të Shtetit.

E papranueshme është ta trajtosh një marrëveshje strategjike me aleatin tonë strategjik sikur të ishte një urdhër i brendshëm i Ministrit të Mbrojtjes.

Read more:Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo

E papranueshme është që Presidentit të Republikës t’i jepen vetëm 30 minuta për të vlerësuar dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje huaje dhe që ai, brenda po këtyre 30 minutave, të japë pëlqimin pa e lexuar, pa e analizuar dhe pa përmbushur rolin e tij kushtetues të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve.

E papranueshme është t’i trajtosh të gjitha institucionet, përfshirë Kuvendin e Shqipërisë, si anekse të Qeverisë.

Mbi të gjitha, nuk ka gjë më të pranueshme në një vend demokratik sesa mbrojtja e Kushtetutës.

Lexo edhe
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Tags: #euro #Facebook #gazment bardhi #Gjykata #gjykata kushtetuese #Mbrojtja #Shba #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 6 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin