Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Shqipëria lëviz me avion e anije/ Transporti ajror dhe detar shënojnë rritje, hekurudha mbetet hallka më e dobët
Ekonomi

Shqipëria lëviz me avion e anije/ Transporti ajror dhe detar shënojnë rritje, hekurudha mbetet hallka më e dobët

• 30 Korrik, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Në ajër, det dhe në rrugë, ritmi i transportit në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë këtij viti. Por, ndërsa aeroportet dhe portet shënojnë rekord pas rekordi, hekurudha vijon të mbetet hallka më e dobët e sistemit të transportit në vend.

Të dhënat e INSTAT për tremujorin e dytë të vitit 2026 tregojnë se transporti ajror vazhdon të jetë motori kryesor i lëvizjes. Vetëm në tre muaj kanë udhëtuar me avion 3 milionë e 858 mijë pasagjerë, ose 26.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, janë kryer mbi 23 mijë fluturime, ndërsa në hapësirën ajrore shqiptare kanë kaluar mbi 121 mijë avionë, ku pjesa më e madhe janë mbikalime. Nga ana tjetër, transporti i mallrave me avion ka rënë me 11.9%, duke treguar se rritja po mbështetet kryesisht te lëvizja e pasagjerëve.

Edhe transporti detar paraqitet në rritje. Në portet shqiptare janë përpunuar afro 2.4 milionë ton mallra, rreth 9% më shumë se një vit më parë. Vetëm Porti i Durrësit përballon 94.2% të të gjithë volumit të mallrave që transportohen me det.

Ndërkohë, mbi 336 mijë pasagjerë kanë udhëtuar nëpër portet e vendit, ku Saranda mban peshën kryesore me 60.6% të tyre, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me sezonin turistik.

Në rrugë, numri i mjeteve në qarkullim ka kaluar në 1 milion e 92 mijë, me një rritje prej 9% krahasuar me një vit më parë. Megjithëse regjistrimet e reja kanë pësuar një rënie të lehtë prej 0.9%, Tirana vijon të përqendrojë mbi një të tretën e të gjitha automjeteve në vend.

Në kontrast me këto zhvillime, transporti hekurudhor vazhdon të tkurret. Volumi i mallrave të transportuara me tren ka zbritur në 103.7 mijë ton, me një rënie prej 13.8%, ndërsa puna transportuese është ulur me 15.1%.

Aktualisht, në funksion janë vetëm 253 kilometra linjë hekurudhore, çka tregon se ky sektor mbetet shumë larg ritmit të zhvillimit që po përjetojnë transporti ajror dhe ai detar.

Mbetet për t’u parë nëse viti 2027 do të shënojë një kthesë për këtë sektor, me vënien në funksion të hekurudhës Tiranë–Durrës–Rinas.

Lexo edhe
Ekonomi

Shtrenjtohen qiratë ditore/ Turistët shtojnë kërkesën, akomodimet afatshkurtra kushtojnë deri 200 euro nata

Ekonomi

Pak interes për Paqen Fiskale, vetëm 19 biznese finalizojnë marrëveshjen me shtetin nga 62 aplikime gjithsej

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shtrenjtohen qiratë ditore/ Turistët shtojnë kërkesën, akomodimet afatshkurtra kushtojnë deri 200 euro nata
  • Pak interes për Paqen Fiskale, vetëm 19 biznese finalizojnë marrëveshjen me shtetin nga 62 aplikime gjithsej
  • Shqiptarët marrin më shumë kredi, huamarrja arrin nivelin më të lartë të vitit. Kursimet në banka mbi 1.5 trilionë lekë
  • Studimi i Bankës së Shqipërisë: Forcimi i lekut nuk ul çmimet, dobësimi rrit inflacionin
  • Shtohen zjarret, por bien sigurimet/ Tregu i sigurimeve u rrit në 13.2 miliardë lekë, udhëheqin motoriket
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 20 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 11 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Shtrenjtohen qiratë ditore/ Turistët shtojnë kërkesën, akomodimet afatshkurtra kushtojnë deri 200 euro nata

Nga 80 deri në 200 euro nata, tregu i akomodimit në Shqipëri nëpërmjet qirave afatshkurtra është rritur edhe…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Pak interes për Paqen Fiskale, vetëm 19 biznese finalizojnë marrëveshjen me shtetin nga 62 aplikime gjithsej

Interesi i bizneseve për të hyrë në marrëveshje me shtetin me qëllim arritjen e fitimeve të dakordësuara dhe…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Shqiptarët marrin më shumë kredi, huamarrja arrin nivelin më të lartë të vitit. Kursimet në banka mbi 1.5 trilionë lekë

Kursim apo më shumë kredi? Shqiptarët po u drejtohen gjithnjë e më shpesh bankave, jo vetëm për të…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by