Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Temperaturat maksimale variojnë nga 34-41 gradë Celsius.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.




