Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kundër reformës territoriale, Teliti tregon prapaskenat: PS synon kufij elektoralë, jo zhvillim lokal
Politikë

Kundër reformës territoriale, Teliti tregon prapaskenat: PS synon kufij elektoralë, jo zhvillim lokal

• 31 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar lidhur me diskutimet për reformën e re territoriale, duke akuzuar Partinë Socialiste se synon të përdorë këtë proces për interesa elektorale dhe jo për zhvillimin e pushtetit vendor.

Përmes një reagimi publik, Teliti deklaron se reforma territoriale duhet të ketë si mision kryesor zhvillimin lokal dhe jo, sipas tij, “vizatimin e hartave të reja elektorale”. Ai shprehet se ka qenë i angazhuar në këtë proces që nga fillimi dhe vlerëson se ndarja territoriale e vitit 2014 dëmtoi ekonomitë lokale dhe kontribuoi në shpopullimin e shumë zonave të vendit.

Read more:Reforma territoriale, zbardhet propozimi i PS: Shkrihen 15 bashki numri reduktohet në 46

Sipas Telitit, qeveria po tenton të shkrijë edhe 15 bashki të tjera, duke përmendur si shembuj Prrenjasin, Memaliajn dhe Belshin, ndërsa argumenton se kjo nuk bëhet për rritjen e efikasitetit, por për llogari politike. Në reagimin e tij, ai krahason qasjen e Partisë Socialiste me atë të Partisë Demokratike, duke pretenduar se mazhoranca synon një pushtet më të centralizuar dhe kontroll më të madh mbi votën, ndërsa opozita, sipas tij, mbështet një model të bazuar në zhvillimin lokal, fuqizimin e bashkive dhe afërsinë e shërbimeve me qytetarët.

Read more:“Ndryshon harta, por jo modeli i qeverisjes”/ Shqipëria me 46 bashki, BIRN: Drafti i PS pritet me kritika

REAGIMI
ZHVILLIM LOKAL APO KUFIJ ELEKTORAL?
Reforma territoriale duhet të ketë vetëm një mision: ZHVILLIMIN LOKAL, jo vizatimin e hartave të reja elektorale!
​I angazhuar që nga dita e parë me këtë proces, e kam parë nga afër se si harta e 2014-ës dërrmoi ekonomitë lokale dhe shpopulloi zona të tëra anembanë vendit. Gati gjysma e shqiptarëve u braktisën, u lanë pa shërbime e pa investime.
​Sot PS po tenton të njëjtën lojë: të zhdukin edhe 15 bashki të tjera. Shkrirja e bashkive si Prrenjasi, Memaliaj apo Belshi nuk bëhet për eficiencë, por thjesht për aritmetike votash partiake.
Kontrasti është i dukshëm:
👉​PS do pushtet akoma edhe më të centralizuar e harta elektorale për të kontrolluar votën.
👉Ne duam zhvillim lokal gjithëpërfshirës, buxhete për qytetarin dhe bashki te dera e shtëpisë!
​Shqipëria nuk zhvillohet e nuk ripopullohet duke kyçur bashkitë, por duke i kthyer ato në shërbim të zhvillimit dhe fuqizimit të çdo familjeje dhe sipërmarrjeje shqiptare.
​Kjo është beteja jonë dhe nuk do të bëjmë asnjë hap pas deri në rikthimin e pushtetit real te qytetari, kudo qoftë ai!

Read more:Vrasja në Memaliaj që përfshiu 7 persona, ende në arrati dy vëllezërit/ Çfarë zbuluan hetimet, 30-vjeçari qëlloi dhe më pas u vra, i plagosuri u la në derën e spitalit

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë

Politikë

“Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Tags: #Dera #Investime #memaliaj #opozita #qeveria #reforma territoriale #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë
  • “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • FOTOLAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në sheshin para Kryeministrisë mesazhin e fortë: Rama në burg, Berisha në burg
  • LIVE- “Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • Aktivisti, Arben Kola në protestën kundër Ramës: Shqipëria u dogj nga zjarret, qeveria fle gjumë. Dronët e policisë nuk punojnë…
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • Aktivisti, Arben Kola në protestën kundër Ramës: Shqipëria u dogj nga zjarret, qeveria fle gjumë. Dronët e policisë nuk punojnë…
  • LIVE- Revolta kundër Ramës/ “Poshtë sorosianët”, qytetarët marshim-protestë në rrugët e kryeqytetit: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi
  • “E ardhmja, një Shqipëri e Re”/ Mesazhi i të riut: Shqipëria europiane nuk pranon figura të kalbura si Rama e Berisha!
  • LIVE- Protestuesi në revoltën e 79-të kundër qeverisë: Me dorëheqjen e Ramës, fondacioni “Soros” në Shqipëri do të shpallet non grata
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 55 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 10 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Shqiptarët protestojnë prej 79 ditësh kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve të Kryeministria…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

FOTOLAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në sheshin para Kryeministrisë mesazhin e fortë: Rama në burg, Berisha në burg

Protestuesit kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të shprehur revoltën e tyre kundër klasës së vjetër politike. Në…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by