Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)
Kronikë

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)

• 1 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e së shtunës në Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe me ullishte, duke u afruar pranë banesave dhe varrezave të fshatit.

Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Në ndihmë të tyre janë nisur edhe mjete zjarrfikëse nga Fieri, Roskoveci dhe Albpetroli, për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, në Palasë të Vlorës prej mesnatës forcat zjarrfikëse po përballen me një vatër zjarri. Për të vendosur nën kontroll vatrën e zjarrit u desh ndërhyrja e dy helikopterëve.

Një tjetër zjarr i madh përfshiu fshatin Bardhet në Fushë-Arrëz, ku flakët dogjën sipërfaqe me pyje pishe dhe iu afruan banesave. Pas disa orësh ndërhyrje nga zjarrfikësit e Fushë Arrëzit, Pukës, shërbimi pyjor dhe banorët, zjarri u vu nën kontroll. Paraprakisht dyshohet se vatra u shkaktua nga pakujdesia e disa fëmijëve, ndërsa babai i tyre u shoqërua.

Read more:“Protesta i çori maskën politikës. Duhet presion popullor e ndërkombëtar!”/ Lisandër Hoxha: Rama po centralizon pushtetin me “Territorialen”, qytetarët duhet të ngrihen në revoltë

Po gjatë së shtunës, u shua edhe zjarri në Lagjen e Spitalit në Lezhë. Flakët, që nisën në një grumbull mbeturinash, u përhapën drejt banesave, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu dëmet. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:57

Zjarri në Fushë-Arrëz rrezikoi banesat, flakët nën kontroll! Dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia e fëmijëve, shoqërohet babai (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mesditën e së shtunës fshatin Bardhet, në njësinë administrative Qafë Mali, Bashkia Fushë Arrëz. Brenda pak minutash, flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe dhe iu afruan rrezikshëm banesave të zonës.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan menjëherë banorët, shërbimi pyjor dhe zjarrfikësit e Fushë Arrëzit, ndërsa në ndihmë mbërritën edhe forcat zjarrfikëse nga Puka.

Read more:Protesta e të rinjve para SPAK/ Qytetari: U arrestova me urdhër të Belinda Ballukut

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e disa fëmijëve pranë një banese në fshatin Bardhet. Policia ka shoqëruar babanë e tyre dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa zona vijon të monitorohet për shkak të erës, e cila mund të favorizojë riaktivizimin e vatrave.

Ora 14:56

Zjarri rrezikoi banesat në Lezhë, vihet nën kontroll! Nisi nga një grumbull mbeturinash (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së shtunës në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët kanë nisur fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në drejtim të banesave, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëmtimin e banesave.

Read more:Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur! Erdhën nga Gjermania për pushime (EMRAT)

Temperaturat e larta, që kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, si dhe era e fortë, e vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës, të cilat luftuan për disa orë deri në neutralizimin e plotë të situatës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ai është shkaktuar qëllimisht apo si pasojë e rrethanave aksidentale.

Ora 10:10

Zjarr në Palasë prej mesnatës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë (VIDEO)

Prej mesnate, forcat zjarrfikëse po përballen me një vatër zjarri në zonën e Palasës. Prej orësh flakët po përfshijnë sipërfaqe me shkurre dhe pyll.

Read more:“Dosja Balluku”, pengesë për integrimin”/ Tabaku flet për sulmin arbitrar ndaj ‘Prestige Resort’: Qeveria çon Tatimet se News24 transmeton protestën

Në terren ndodhen dhjetëra forca zjarrfikëse, efektivë të Ushtrisë dhe struktura të tjera të emergjencave civile, të angazhuara për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Në operacion po marrin pjesë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve në terrenin e vështirë.

Puna vijon pa ndërprerje, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri deri në neutralizimin e plotë të zjarrit.

Read more:Strehimi po bëhet ‘luks’ qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në qiell! Ekspertët: Ka kërkesë të lartë, po ndikon turizmi por edhe kostot e rritura të ndërtimit

Ora 07:14

Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës, shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër (VIDEO)

Një zjarr i madh ra pak para mesnatës në zonën mes fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht, në Bashkinë e Gjirokastrës.

Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me barishte dhe shkurre, ndërsa terreni i vështirë dhe bimësia e dendur e bënë ndërhyrjen të vështirë. Në operacion u angazhuan të gjitha forcat e MZSH Gjirokastër, zjarrfikës nga bashkitë fqinje dhe forcat vullnetare të Bashkisë Gjirokastër.

Pas rreth tetë orësh përpjekjesh, zjarri u izolua dhe u fik plotësisht. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi flakët ishin shpërndarë në katër vatra të ndryshme. Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në fshatin Visokë të Mallakastrës, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre pranë rrugës kryesore (VIDEO)

Kronikë

50 mln euro apartamente të sekuestruara në Shqipëri, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën? Kush i mbron?

Tags: #Babai #banese #jetë #Lezhe #Mali #Operacion #Para #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në fshatin Visokë të Mallakastrës, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre pranë rrugës kryesore (VIDEO)
  • 50 mln euro apartamente të sekuestruara në Shqipëri, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën? Kush i mbron?
  • Kontrolle në Tiranë dhe Krujë, 2 të arrestuar e 16 persona të shoqëruar, sekuestrohet edhe një makinë luksoze (VIDEO)
  • Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit
  • Policia ‘skanon’ rrugët e Tiranës, mbi 12 mijë shkelje gjatë javës së fundit, 1 562 shoferë gjobiten për përdorim celulari dhe mos vendosje të rripit të sigurimit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Delfinët ‘vallëzojnë’ në Gjirin e Vlorës, dhurojnë spektakël në ujërat e kristalta të qytetit bregdetar (VIDEO)
  • Zjarr në fshatin Visokë të Mallakastrës, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre pranë rrugës kryesore (VIDEO)
  • “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE!
  • Shkodra e ‘parë’ nga Kalaja, turistët mahniten me legjendën e Rozafës
  • Lamallari: Aksidentet në trend rënës gjatë 10 viteve të fundit, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 12 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 8 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në fshatin Visokë të Mallakastrës, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre pranë rrugës kryesore (VIDEO)

Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe të gjerë me shkurre në fshatin Visokë të Mallakastrës. Flakët…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

50 mln euro apartamente të sekuestruara në Shqipëri, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën? Kush i mbron?

Një apartament me vlerë totale 92 mijë euro është blerë përmes një kontrate porosie nga një qytetar i…

• 2 orë më parë • 15 min lexim
Kronikë

Kontrolle në Tiranë dhe Krujë, 2 të arrestuar e 16 persona të shoqëruar, sekuestrohet edhe një makinë luksoze (VIDEO)

Kontrolle të befasishme të Policisë në Tiranë dhe Krujë gjatë kësaj fundjave kanë çuar në arrestimin e dy…

• 4 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by