Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Djali i pronarit të ‘Brunesit’ dhe 3 të tjerë qëllojnë me armë nga jahti në Palasë! Kapen pas 2 orësh ndjekje në det! Tentuan të arratisen drejt Greqisë, s’gjendet pistoleta (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Djali i pronarit të ‘Brunesit’ dhe 3 të tjerë qëllojnë me armë nga jahti në Palasë! Kapen pas 2 orësh ndjekje në det! Tentuan të arratisen drejt Greqisë, s’gjendet pistoleta (EMRAT+VIDEO)

• 3 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbrëmjen e së dielës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri nga një jaht që lundronte në Palasë. Njoftimi, i cili erdhi rreth orën 21:00, vuri në lëvizje Policinë Kufitare, Delta Force dhe FNSH që nisën ndjekjen për kapjen e mjetit lundrues që po lëvizte drejt Himarës me një operacion nga deti e toka që zgjati 2 orë.

Pasi ia dolën ta shoqëronin jahtin në kalatat e Porto Palermos, policia ka ndaluar 4 persona që ndodheshin në bord.

Sipas policisë, janë ndaluar Bruno Çela 31 vjeç, djali i biznesmenit të “Brunes”, Geront Çelës, Leonard Hasa, 31 vjeç, Afrim Kastrati 49 vjeç dhe Pashk Gjini, 60 vjeç. Gjatë kontrollit të tyre dhe jahtit, policia nuk ka gjetur asnjë send të paligjshëm. Nuk është e qartë se cili prej tyre e ka përdorur armën.

Bëhet me dije se jahti fillimisht kishte marrë drejtimin për në Greqi, por më pas ndryshoi kurs. Gjatë ndjekjes, njëri prej personave në bord u hodh në det dhe u kap më pas nga Policia Kufitare.

Read more:Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave! Në kërkim autori

Gjatë operacionit, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, tentuan të afroheshin në breg me gomone për t’i ikur policisë. Por, pasi konstatuan praninë e efektivëve në tokë, ata u kthyen sërish drejt jahtit.

Sipas të njëjtave burime, në përpjekje për t’iu shmangur autoriteteve, jahti fiku dritat dhe vijoi lëvizjen në det.

Ende nuk dihen rrethanat pse kanë ndodhur të shtënat apo tentativa e personave të ndaluar për t’i shpëtuar policisë.

Read more:“Revolucion! Poshtë qeveria!”/ Ushtojnë thirrjet për dorëheqjen e Ramës protestuesit përballë kordonit policor, FNSH në gatishmëri

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:11

Të shtënat nga jahti në Palasë/ Bruno Çela, djali i pronarit të ‘Brunesit’ mes 4 të ndaluarve! Dhëndri i Tom Doshit aksioner në disa kompani, përfshirë për mjetet lundruese

Bruno Çela është një prej 4 të ndaluarve në jahtin në Palasë prej të cilit u dëgjuan të shtëna. 31-vjeçari bashkë me 3 të tjerë tentuan t’i shpëtonin policisë që i ndoqi për dy orë në det, por më pas përfunduan në duart e efektivëve.

Çela është djali i Geront Çelës, pronarit të ‘Brunes’, biznes për pllakat e pajisjet hidrosanitare.

Gjithashtu ai rezulton aksioner në një kompani mjetesh lundrimi, ‘MennYacht Albania’, ‘AKBC Invest’ dhe BB Orikum Invest, biznese për ndërtim e menaxhim strukturash turistike si dhe te ‘Vlora Marina.’

Në maj 2023, Bruno Çela kurorëzoi dashurinë me vajzën e Tom Doshit, Briana, në një ceremoni madhështore në Tiranë.

Read more:Palasë/ Qëllohet me armë zjarri nga një jaht në det, FNSH dhe Policia Kufitare në ndjekje të mjetit lundrues (VIDEO)

Gjithashtu Bruno Çela është futur në Këshillin Bashkiak të Tiranës bashkë me dy anëtarë të tjerë të PSD-së së Tom Doshit, ku ishte listuar i pari.

Ekstrakti i QKB për Brunes

Ekstrakti i QKB për MennYacht Albania

Ora 09:20

Të shtënat nga jahti në Palasë, nuk gjendet arma! Pamje nga kontrolli i policisë brenda mjetit lundrues (VIDEO)

Policia nuk ka konstatuar asnjë send apo mjet të kundraligjshëm gjatë kontrolleve në bordin e jahtit të kapur në Palasë dhe 4 të ndaluarve. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni nisi pas njoftimit se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia u vu në ndjekje të jahtit me forca nga deti e toka, ndërsa mjeti lundrues po lëvizte drejt Himarës. Ndërkohë vijon hetimi për të përcaktuar nëse të shtënat janë bërë nga ndonjëri prej të ndaluarve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku rreth orës 21:00 është marrë njoftim se, në det, përballë Palasës, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një mjet lundrues, ju informojmë se:

Read more:Kërkojnë dorëheqjen e tij/ “Atdheu është i yni, jo biznes privat”, qytetarët sfidojnë Ramën: Dil në bulevard!

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë/Stacionit të Policisë Dhërmi, si dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS), u vunë në ndjekje të mjetit lundrues nga deti dhe toka, pasi jahti po lëvizte në drejtim të Himarës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i jahtit në det, përballë Himarës, si dhe shoqërimi i tij së bashku me personat që ndodheshin në bord, konkretisht shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Komisariati i Policisë Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në ambientet e jahtit dhe ndaj personave që ndodheshin në bord, ku nuk u konstatua asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.

Read more:Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, 10 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Gjirin e Livadhit! I bllokohet mjeti lundrues

Nga grupi hetimor vijuan veprimet e mëtejshme procedurale, duke marrë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe duke kryer ekspertimet për përcaktimin e faktorëve plotësues të qitjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, verifikimin e informacionit të marrë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe
Kronikë

Po eksploronte një shpellë në Grykët e Hapëta dhe theu këmbën, shpëtohet speleologia nga Polonia (VIDEO)

Kronikë

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Tags: #Armë #arme zjarri #Biznes #Biznese #Delta Force #det #fnsh #jahte #Palase #policia kufitare #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Po eksploronte një shpellë në Grykët e Hapëta dhe theu këmbën, shpëtohet speleologia nga Polonia (VIDEO)
  • Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
  • Rëndohet trafiku në aksin Fier-Kthesa e Patosit, kolona e makinave arrin deri në 4 kilometra, Policia Rrugore në terren
  • Policia forcon kontrollet në Gjirin e Vlorës, 32 mjete të bllokuara dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë gjatë korrikut
  • Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 mln €, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash! Firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme
Nga të njëjtat tag-e
  • Policia forcon kontrollet në Gjirin e Vlorës, 32 mjete të bllokuara dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë gjatë korrikut
  • Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi (EMRAT+VIDEO)
  • Incidenti me armë pranë Palasës, jahti i Bruno Çelës erdhi nga Italia! Të gjithë pasagjerët u regjistruan më vonë, dyshime të jetë qëlluar edhe nga mjet tjetër
  • Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi(VIDEO+EMRAT)
  • “Shqipërisë i duhet një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punën”/ Tabaku: Qeveria Rama çoi industrinë fason drejt falimentit, kartolinë e hidhur për 175 mijë shqiptarë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 24 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 13 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident i rëndë në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën pas përplasjes me furgon (EMRI) 7 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Po eksploronte një shpellë në Grykët e Hapëta dhe theu këmbën, shpëtohet speleologia nga Polonia (VIDEO)

Një pjesëtare e një ekipi speleologësh nga Polonia është shpëtuar pasi u aksidentua gjatë eksplorimit të një shpelle…

• 38 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

TIRANË- Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se veprojnë kundër interesave të shtetit shqiptarë, janë…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Rëndohet trafiku në aksin Fier-Kthesa e Patosit, kolona e makinave arrin deri në 4 kilometra, Policia Rrugore në terren

Trafiku në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit është rënduar ndjeshëm me fillimin e muajit gusht duke krijuar kolona…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by