Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarri në fshatrat e Finiqit, Prefektja e Vlorës për Report Tv: Situata është nën kontroll! Nënkryetari i bashkisë: Flakët ishin intensive, por u izoluan falë ndërhyrjes në kohë
Kronikë

Zjarri në fshatrat e Finiqit, Prefektja e Vlorës për Report Tv: Situata është nën kontroll! Nënkryetari i bashkisë: Flakët ishin intensive, por u izoluan falë ndërhyrjes në kohë

• 3 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Fshatrat Kostar dhe Mesopotam të bashkisë së Finiqit u përfshinë ditën e sotme nga flakët, duke rrezikuar seriozisht edhe disa banesa.

Lidhur me situatën në këto zona, ku po vijon operacioni për shuarjen e flakëve me mjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë, nënkryetari i Bashkisë së Finiqit, Jani Harizi, prefektja e qarkut Vlorë, Evis Allushi dhe një Komandant i Forcave të Armatosura kanë dhënë detajë në një lidhje live për Report Tv.

Harizi tha për Report Tv se situata aktualisht është nën kontroll dhe rreziku për banesat dhe jetët e njerëzve është shmangur.

Read more:Plas grushti në Sarandë, dhunohet me sende të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira! Arrestohet një 43-vjeçar, hetohen në gjendje të lirë 3 persona të tjerë (VIDEO)

Ai tregoi gjithashtu se fillimi i zjarrit ka qenë shumë intensive, por djegia e banesave u parandalua falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe Forcave të Armatosura me helikopterë.

“Gjendja është nën kontroll. Fillimi i zjarrit ka qenë shumë intensiv dhe angazhimi i zjarrfikëses së Finiqit, Sarandës dhe Konispolit ka qenë i menjëhershëm. Edhe ndërhyrja e ushtrisë me 3 helikopterë”, tha mes të tjerash nënkryetari i Bashkisë së Finiqit, Jani Harizi.

Edhe prefektja e qarkut Vlorë, Evis Allushi, tha se situata momentalisht është normalizuar, falë koordinimit dhe reagimit në kohë të forcave zjarrfikëse dhe Forcave të Armatosura.

Read more:Dardha e Librazhdit prej 6 ditësh në flakë, temperaturat e larta dhe era e fortë vështirësojnë shuarjen (VIDEO)

Ajo theksoi se zjarri që ra sot në fshatrat e bashkive të Finiqit e Delvinës, krijoi një situatë shqetësuese dhe aspak të lehtë.

“Ditën e sotme kemi pasur një situatë aspak të lehtë në bashkitë Delvinë dhe Finiq. Ishte një situatë që na shqetësoi të gjithëve. Kemi pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm të bashkisë Finiq. Jemi në një menaxhim të mirë të situatës dhe mund të themi situata është e qetë. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm me bashkitë, për të sensibilizuar banorët. Banorët po kthehen në banesat e tyre. Masat kundër zjarreve nga ana e Prefekturës së Vlorës kanë filluar që në muajt shkurt, mars, në të gjitha bashkitë e qarkut të Vlorës. Nuk do përsëritet më situata e zjarreve të vitit të kaluar”, tha prefektja e qarkut Vlorë.

Read more:Përmbytjet dhe rreziku nga zjarret, mblidhet Komisioni i Mbrojtjes në Vlorë, Çako: Secili nga ne duhet të bëjë detyrën që i takon

Vënien nën kontroll të situatës e konfirmoi edhe një Komandant i Forcave të Armatosura, i cili tha për Report Tv se kjo u arrit falë koordinimit shumë të mirë të ushtrisë me forcat zjarrfikëse.

“Duke u koordinuar me zjarrfikësit, kemi bërë një koordinim shumë të mirë të forcave të armatosura dhe zjarrfikësve. Kemi izoluar zjarrin dhe mendojmë se e kemi situatën nën kontroll”, tha një Komandant i Forcave të Armatosura, që ndodhej në zonë.

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #Banesa #Evis Allushi #finiq #Jani harizi #kostar #Live #Mesopotam #Vlore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 22 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin