Ministria e Brendshme shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, për të cilët autoritetet shqiptare thonë se disponojnë të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për Valon Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela, si dhe Bekir Halimin, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Valon Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela është një shtetas, i cili është i përfshirë në politikë ndërsa Bekir Halimi është imam.
Vendimi është marrë në kuadër të masave të autoriteteve shqiptare ndaj personave që konsiderohen se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare. Ndërsa për të siguruar të dhëna ndaj tyre është punuar edhe nga njësa e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
Read more:MPB: Një grua vritet nga bashkëshorti në Manastir
Disa javë më parë u shpall non grata edhe shtetasja Ikballe Huduti pas pjesëmarrjes në protestat antiqeveritare.



