Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON
Kronikë

Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON

• 4 Gusht, 2026 • 10 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasditen e kësaj të hëne disa fshatra të Finiqit dhe Delvinës u përballën me një situatë të vështirë nga zjarret.

Flakët që fillimisht u shfaqën në pjesën kodrinore të Matomares u përhapën me shpejtësi pranë zonave të banuara duke rrezikuar shtëpitë.

Më kritike situata u paraqit në fshatin Kostar dhe Mesopotam, ku flakët hynë edhe në oborret e banesave.

I rrezikuar ishte dhe fshati Vllahat, ku forcat zjarrfikëse u stacionuar pranë shtëpive. Në terren forcat e policisë u angazhuan për evakuimin e banorëve.

Për normalizimin e situatës, 3 helikopterë “Cougar” të Forcës Ajrore ndërhynë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Për Report Tv, nënkryetari i Bashkisë së Finiqit, Jani Harizi, tha se pas 6 orësh situata u vendos nën kontroll.

“Gjendja është nën kontroll. Fillimi i zjarrit ka qenë shumë intensiv dhe angazhimi i zjarrfikëses së Finiqit, Sarandës dhe Konispolit ka qenë i menjëhershëm. Edhe ndërhyrja e ushtrisë me 3 helikopterë”, tha mes të tjerash nënkryetari i Bashkisë së Finiqit, Jani Harizi.

Read more:Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON

Operacionin për fikjen e zjarrit e ndoqi nga afër edhe prefektja e Vlorës, Elvis Allushi. Ajo tha se fshati Kostar rrezikohej më shumë nga flakët, ndërsa banorët e evakuuar po rikthehen në banesa.

“Ditën e sotme kemi pasur një situatë aspak të lehtë në bashkitë Delvinë dheFiniq. Ishte një situatë që na shqetësoi të gjithëve. Kemi pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm të bashkisë Finiq. Jemi në një menaxhim të mirë të situatës dhe mund të themi situata është e qetë. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm me bashkitë, për të sensibilizuar banorët. Banorët po kthehen në banesat e tyre. Masat kundër zjarreve nga ana e Prefekturës së Vlorës kanë filluar që në muajt shkurt, mars, në të gjitha bashkitë e qarkut të Vlorës. Nuk do përsëritet më situata e zjarreve të vitit të kaluar”, tha prefektja e qarkut Vlorë.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, u bëri thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të krijojë rrezik shtesë. Pas disa orësh situata u vu nën kontroll, teksa forcat zjarrfikëse janë dislokuar në mbrojtje të avancimit të zjarrit në zona të banuar.

Një zjarr përfshiu pasdite edhe një sipërfaqe me shkurre e barishte një zonë kodrinore në fshatin Opar të Maliqit. Në Hekal të Ballshit, flakët shkrumbuan mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre dhe rrezikuan banesa e puse nafte. Vijon të jetë aktiv prej 6 ditësh zjarri në Dardhë të Librazhdit, por nuk paraqet rrezik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:05

Zjarret në fshatrat e Finiqit e Delvinës, ministri Nufi: Pilotët e Forcave të Armatosura bënë një punë të jashtëzakonshme për vënien nën kontroll të situatës (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas vënies nën kontroll të zjarrit që përfshiu ditën e sotme disa fshatra të bashkive Delvinë de Finiq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe pamje nga aksioni për shuarjen e flakëve, Nufi është shprehur se pilotët e Forcave të Armatosura, me ndërhyrjen e 3 helikopterëve njëkohësisht, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për vënien e situatës nën kontroll.

Reagimi i ministrit Ermal Nufi:

Punë e jashtëzakonshme e pilotëve të Forcave Ajrore me ndërhyrjen e 3 helikopterëve njëkohësisht dhe të gjithë efektivëve të angazhuar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit në territorin e bashkive Delvinë dhe Finiq.

Read more:Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë, dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen (VIDEO)

Në koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe punës së palodhur të Forcave të Armatosura, si dhe bashkërendimit të strukturave vendore dhe qendrore, situata është vënë nën kontroll.

Çdo ndërhyrje, çdo fluturim, çdo minutë ka një mision: të mbrojmë jetën, banesat dhe natyrën.

Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv, pilot, zjarrfikës dhe pjesëtar të Forcave të Armatosura që, me profesionalizëm, guxim dhe përkushtim, ishin dhe vazhdojnë të jenë në vijën e parë të këtij operacioni.

Ora 18:36

Vatër zjarri në Moglicë të Maliqit, 2 shtëpi të pabanuara në flakë, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

1785775034_zjarrnemaliq.png

Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Opar të njësisë administrative të Moglicës. 2 banesa të pabanuara janë përfshirë nga flakët ndërsa zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.

Mësohet se në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse që po përpiqen të izolojnë vatrën dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve në zonat përreth.

Ora 18:27

Zjarri në fshatrat e Finiqit, ministri Lamallari publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë, prioritet absolut mbrojtja e jetës së qytetarëve (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për situatën e vështirë me të cilën po përballen disa fshatra të Finiqit, pas zjarrit të rëndë ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari ka publikuar pamje nga evakuimi i banorëve të zonave të prekura nga flakët dhe ka theksuar se strukturat shtetërore janë në terren për sigurimin e jetës së qytetarëve.

Read more:Dardha e Librazhdit prej 6 ditësh në flakë, temperaturat e larta dhe era e fortë vështirësojnë shuarjen (VIDEO)

Lamallari i ka bërë thirrje banorëve që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të krijojë rrezik shtesë.

Reagimi i Lamallarit:

Prej orësh po përballemi me një situatë të vështirë nga zjarret në disa fshatra të Delvinës dhe Finiqit. Të gjitha strukturat tona janë në terren dhe operacioni vijon pa ndërprerje, si nga toka ashtu edhe nga ajri, me angazhimin e forcave të shumta zjarrfikëse, të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, shërbimeve vendore dhe 3 helikopterëve

Prioriteti ynë absolut është mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e çdo pasurie të rrezikuar.

Ju bëjmë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të krijojë rrezik shtesë.

Ora 17:21

Flakët kërcënojnë banesat, Report Tv sjell pamjet me dron nga zjarret në Finiq

Report Tv sjell pamjet me dron nga zjarret që kanë përfshirë fshatrat e Finiqit. Situata më kritike paraqitet në Kostar ku flakët janë pranë oborreve të banesave, siç duket edhe në pamje. Situatë e vështirë edhe në Mesopotam, ku po punohet për shuarjen e flakëve.

Ora 16:54

Mallakastër/ Zjarr në zonën e ‘Qafës së Vidhit’, digjen 10 hektarë me ullishte e shkurre! Flakët 100 metra pranë banesave dhe puseve të naftës (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit” në Mallakastër.

Read more:206 raste me shpejtësi deri në 212 km/h brenda një nate, Lamallari: Automjeti nuk është armë! Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre.

Zjarri u afrua rreth 100 metra pranë banesave dhe puseve të naftës në zonë, por fatmirësisht nuk i përfshiu ato.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikëse të Ballshit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ora 16:36

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Dy helikopterë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në Kostar të Finiqit. Flakët, siç shihet edhe nga pamjet rrezikojnë banesat.

Ora 15:55

Ina Zhupa: Finiqi dhe Delvina në rrezik nga zjarri, qeveria të reagojë pa humbur asnjë minutë

1785765496_Vlorezjarr752x439.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga qeveria për vatrën e zjarrit të aktivizuar në zonën e Matomares, në Bashkinë Finiq, e cila po përhapet drejt Mesopotamit dhe fshatrave të Bashkisë Delvinë.

Ajo i bëri thirrje autoriteteve të shtojnë forcat në terren, të angazhojnë Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, si edhe të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për ndërhyrje ajrore nëse është e nevojshme, ndërsa paralajmëroi se çdo vonesë rrezikon të përsërisë fatkeqësine e zjarreve të vitit të kaluar në Delvinë.

Reagimi i Ina Zhupës:

Një vatër e rrezikshme zjarri është aktivizuar paraditen e sotme në zonën e Matomares, në territorin e Bashkisë Finiq. Flakët po avancojnë në drejtim të Mesopotamit dhe po përhapen edhe drejt fshatrave të Bashkisë Delvinë.

Read more:Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON

Forcat vendore kanë ndërhyrë që në orët e para, por zjarri nuk është vënë ende nën kontroll. Në këto kushte, qeverisja qendrore duhet të reagojë menjëherë me të gjitha kapacitetet e saj. Duhet të shtohen forcat zjarrfikëse, të angazhohen strukturat e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura dhe, nëse është e nevojshme, të kërkohet menjëherë ndihmë ndërkombëtare për ndërhyrje ajrore.

E dimë mirë se avionët e shuarjes se zjarrit të premtuar nga Edi Rama çdo vit dhe medemek të blera vjet nga Pirro Vengu nuk ekzistojnë. Prandaj, mos humbni kohë po ndërhyni me të gjitha mjetet që keni. Çdo minutë vonesë i jep përparësi flakëve.

Nuk duhet të lejojmë që të përsëritet fatkeqësia e vitit të kaluar në Delvinë, ku mijëra hektarë u dogjën me pasoja të rënda për banorët, ekonominë dhe mjedisin që i vuajnë ende.

Ora 11:52

Dardha e Librazhdit prej 6 ditësh në flakë, temperaturat e larta dhe era e fortë vështirësojnë shuarjen (VIDEO)

Prej gjashtë ditësh, zjarri që ka përfshirë masivin pyjor të fshatit Dardhë, në Bashkinë e Librazhdit, vijon të mbetet aktiv, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve po hasin vështirësi për shkak të terrenit të thyer malor, erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Librazhdit, të mbështetura nga strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave aktive dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të rrezikuara, pasi vatra ndodhet larg zonave të banuara. Megjithatë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

P.J/Shqiptarja.com

    TAG:

  • zjarr
  • finiq
  • sarande
  • Vlore
  • zjarret 2026
Lexo edhe
Kronikë

Censura e GJKKO-së ndaj mediave, avokati Plarent Ndreca kërkon pezullimin e rregullave të reja: Cenojnë të drejtën e informimit dhe publicitetin e gjykimit

Kronikë

Shpejtësia ‘fundos’ shoferët në Kavajë, 972 gjoba në një javë! Arrestohen 3 drejtues mjetesh, mijëra kontrolle në akset kryesore

Tags: #Banesa #Besfort Lamallari #Dron #Edi Rama #Emergjencat Civile #finiq #sarande #Vlore #zjarr #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Censura e GJKKO-së ndaj mediave, avokati Plarent Ndreca kërkon pezullimin e rregullave të reja: Cenojnë të drejtën e informimit dhe publicitetin e gjykimit
  • Shpejtësia ‘fundos’ shoferët në Kavajë, 972 gjoba në një javë! Arrestohen 3 drejtues mjetesh, mijëra kontrolle në akset kryesore
  • Rregullorja e re e GJKKO-së, kufizime dhe për avokatët! Kreu i Dhomës së Avokatisë Haxhia, i revoltuar: Hartuar pa transparencë e bazë ligjore, do propozoj bojkot
  • Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)
  • Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan!
  • “75 milionë euro për Inteligjencën Artificiale inekzistente” – Berisha lëshon akuza të forta nga selia blu: Armand Frangu merr paratë e taksapaguesve pa asnjë produkt!
  • “Ministria e Financave disbursoi Ermal Beqirin me 8.5 milionë euro”/ Berisha: Kompania është prestanome e Ramës, ai qëndron në krye të aktivitetit kriminal
  • Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)
  • Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 27 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 23 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 20 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 13 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Censura e GJKKO-së ndaj mediave, avokati Plarent Ndreca kërkon pezullimin e rregullave të reja: Cenojnë të drejtën e informimit dhe publicitetin e gjykimit

Pasi GJKKO i ka mbyllur përfundimisht dyert për mediat me vendimin e fundit të kryetarit Erion Bani, duke…

• 25 minuta më parë • 10 min lexim
Kronikë

Shpejtësia ‘fundos’ shoferët në Kavajë, 972 gjoba në një javë! Arrestohen 3 drejtues mjetesh, mijëra kontrolle në akset kryesore

Shpejtësia vijon të mbetet shkelja më e përhapur në rrugët e Kavajës. Vetëm gjatë javës së fundit, Policia…

• 25 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Rregullorja e re e GJKKO-së, kufizime dhe për avokatët! Kreu i Dhomës së Avokatisë Haxhia, i revoltuar: Hartuar pa transparencë e bazë ligjore, do propozoj bojkot

Rregullorja e re e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “është hartuar në…

• 25 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by