Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shqipërisë i duhet një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punën”/ Tabaku: Qeveria Rama çoi industrinë fason drejt falimentit, kartolinë e hidhur për 175 mijë shqiptarë
Politikë

“Shqipërisë i duhet një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punën”/ Tabaku: Qeveria Rama çoi industrinë fason drejt falimentit, kartolinë e hidhur për 175 mijë shqiptarë

• 4 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për mbylljen me shpejtësi të bizneseve të fasonerisë, duke e cilësuar situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të politikave dhe mungesës së vizionit ekonomik të qeverisë Rama.

Sipas saj, industria fason është lënë pa mbështetje dhe subvencione, ndërsa përballet me zhvlerësimin e euros, kostot e larta dhe barrën e taksave. Tabaku theksoi se mbyllja e fabrikave po godet jo vetëm sipërmarrësit, por edhe mijëra familje që sigurojnë të ardhurat nga ky sektor.

Deputetja demokrate paralajmëroi se Shqipëria rrezikon të humbasë markën “Made in Albania”, ndërsa biznese të shumta po nxirren në shitje dhe sipërmarrësit po transferojnë pajisjet dhe aktivitetin e tyre jashtë vendit.

Read more:10 vitet e Ligjit të Investimeve Strategjike/ Tabaku: 9 ndryshime, 6 shtyrje dhe prona pa garë

Ajo akuzoi qeverinë se ka dëmtuar konkurrencën dhe ekonominë përmes tolerimit të parave të pista dhe lidhjeve me krimin e organizuar, ndërkohë që nuk ka hartuar politika për mbrojtjen e prodhimit dhe punësimit.

“Pa prodhim nuk ka vende pune, eksporte dhe ekonomi të qëndrueshme. Shqipërisë i duhet një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punën, jo një sistem që i detyron bizneset të mbyllen”, përfundoi Tabaku.

Read more:“Mobilizimin më i madh qytetar që prej rënies së komunizmit”/ BIRN: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së korruptuar

Postimi i plotë:

Pas 13 vitesh në qeveri, socialistët, në kulmin e pushtetit të tyre, u kanë lënë mbi 175 mijë familjeve shqiptare një kartolinë të hidhur: zhbërjen e industrisë fason dhe çuarjen drejt falimentimit të një sektori që dikur punësonte mbi 175 mijë shqiptarë.

Ky është rezultati i një sistemi ekonomik dhe politik që sakrifikon familjet shqiptare, bukën dhe të ardhurat e tyre, për të mbajtur në këmbë një pakicë që e ka ngritur këtë sistem dhe përfiton prej tij.
Paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën dhe ekonominë. Ndërkohë, qeveria as e mbështet dhe as e subvencionon industrinë fason, e goditur rëndë edhe nga zhvlerësimi i euros, kostot e larta dhe taksat.

Read more:Nga Roskoveci te Delvina e Maliqi/ BIRN: Reforma territoriale 2.0 e PS, bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

Në mes të kësaj tragjedie që po konsumon jetën e mijëra familjeve, Shqipëria po humbet markën “Made in Albania”. Pamjet e bizneseve që nxirren në shitje dhe të sipërmarrësve që paketojnë pajisjet për t’u larguar e për të hapur vende pune diku tjetër janë dëshmia e vizionit ekonomik të dështuar të kësaj qeverie.
Në një ekonomi botërore që ndryshon me shpejtësi, vendet e tjera ndërtojnë politika për të mbrojtur prodhimin dhe punësimin. Socialistët bëjnë të kundërtën: nuk punojnë për shumicën, por për pakicën që përfiton nga skemat e pastrimit të parave, abuzimi me pushtetin dhe bashkëjetesa me krimin e organizuar.

Pa prodhim nuk ka vende pune, eksporte dhe ekonomi të qëndrueshme. Shqipërisë i duhet një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punën, jo një sistem që i detyron bizneset të mbyllen.

Lexo edhe
Politikë

EKSKLUZIVE/ SPAK urdhëron kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Politikë

Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak

Tags: #Biznese #Bizneset #Ekonomi #Familje #Jorida Tabaku #Krimi #Krimi i organizuar #Pista

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • EKSKLUZIVE/ SPAK urdhëron kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda
  • Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak
  • Dorëheqja e Ramës kërkesë e panegociueshme/ 115 ditë qëndresë! Qytetarët sërish në shesh, protestë kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion, ju erdhi fundi
  • ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’
  • ‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…
Nga të njëjtat tag-e
  • Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave
  • “News24 u dëbua me forcë nga ambientet e punës, për t’u vendosur KAYO”, Tabaku në KPSA: Është media që pasqyron qëndrimet e opozitës dhe qytetarëve
  • “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet
  • Vrau gruan me thikë në zemër, Gjykata e Tiranës lë në qeli 68-vjeçarin
  • Rindërtimi, 650 familje në Kombinat presin banesat! Koçiu: Të përshpejtohet ritmi! Demo: Financim nga buxheti për përfundimin e procesit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 429 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

EKSKLUZIVE/ SPAK urdhëron kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka urdhëruar kontrolle në lidhje me ish-Drejtorin e…

• 14 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak

Mediumi gjerman “Cicero” ka publikuar një analizë të gjerë mbi aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve…

• 44 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Dorëheqja e Ramës kërkesë e panegociueshme/ 115 ditë qëndresë! Qytetarët sërish në shesh, protestë kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion, ju erdhi fundi

Mbahet sot protesta e 115 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Tiranë. Sot bëhen 115-të qëndresë, revoltë,…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by