Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Veprimtari armiqësore ndaj Shqipërisë’, Ministria e Brendshme shpall non grata 2 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
Kronikë

‘Veprimtari armiqësore ndaj Shqipërisë’, Ministria e Brendshme shpall non grata 2 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

• 4 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË- Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se veprojnë kundër interesave të shtetit shqiptarë, janë shpallur “non grata”, me firmën e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Imami Bekir Halimi dhe analisti e ish-politikani, Valon (Valjon) Bela, ndalohen të hyjnë ose të kalojnë tranzit në vendin tonë për një periudhë 10-vjeçare, e cila përfundon në vitin 2036.

Të dy shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, dyshohet se zhvilluan veprimtari që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Shqipërisë. Sipas burimeve, propozimi për shpalljen e tyre të padëshiruar u bë fillimisht nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, e cila grumbulloi informacion të veprimtarisë së tyre. Më pas erdhi firma e ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.

Read more:Deklarata raciste e ministers serbe ndaj Kosovës/ PD kërkon shpalljen non grata të Snezhana Paunoviç dhe ngritjen e padisë për nxitje të gjenocidit

Vendimi është mbështetur në nenin 104 të ligjit “Për të Huajt”, i cili i jep ministrit kompetencën për të shpallur person të padëshiruar çdo shtetas të huaj që, për interesa të rëndësishme të shtetit, vepron ose propagandon kundër sovranitetit, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit publik, apo që lidhet me organizata terroriste ose mbështet veprimtari kundër shtetit ligjor. Urdhri i ministrit Lamallari u është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Policisë Kufitare, të cilat do të garantojnë ndalimin e hyrjes së tyre në Shqipëri.

Bekir Halimi është një imam i njohur në Maqedoninë e Veriut, me xhami në Shkup, i cili në vitin 2016 u përjashtua nga Bashkësia Fetare Islame pas përplasjeve me drejtuesit e institucionit. Ndërsa Valon Belja është analist politik dhe ish-aktivist, i njohur për komentet mbi zhvillimet politike në rajon. Ai ka mbajtur më herët poste të ndryshme në nivele të mesme politike në Maqedoninë e Veriut. Në një reagim në rrjetet sociale, Belja shkruajti se ky vendim i Ramës u dha në sinkron të plotë me Vuçic.

Read more:Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Mbetet e paqartë se për çfarë veprimtarie konkrete dy shqiptarët e Maqedonisë janë shpallur “non grata”. Ky është rasti i dytë brenda pak më shumë se një muaji kur Ministria e Brendshme përdor mekanizmin ligjor të shpalljes “non grata” për arsye të sigurisë kombëtare. Më 25 qershor, Ministria e Brendshme shpalli person non grata edhe Ikballe Huduti, një shtetase nga Kosova, e lidhur ngushtë më regjimin iranian. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, shteti shqiptar ia ka ndaluar Haudutit hyrjen në territorin shqiptar për 15 vite. Huduti njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të Ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri, ndërsa para shpalljes non grata kishte postuar edhe foto e video teksa merrte pjesë në protestën para Kryeministrisë në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:34

Non grata nga Shqipëria, video që publikonte Valon Bela me një top artilerie: Edi Rama më prit (VIDEO)

Analisti dhe ish-politikani Valon Bela u shpall non grata me urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, pasi dyshohet për veprimtari armiqësore ndaj Shqipërisë. Në një postim të datës 1 gusht në rrjetin social Facebook, Valon Bela ka publikuar një video ku dallohet një makinë që tërheq një ‘top artilerie’ me mbishkrimin “Edi Rama më prit”. Por duhet theksuar se vendimi për futjen e tij në listën e personave të padëshiruar është marrë para publikimit të kësaj video, por urdhri i Lamallarit nuk ishte bërë publik deri më tani.

Read more:Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Ora 14:16

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

1785846068_valonbela.jpeg

Analisti Valon Bela ka reaguar pasi u shpall non grata me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Ai thotë se vendimi është marrë në sinkron të plotë nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Fillimisht faleminderit miqve e dashamirëve që më informuat dhe që më jepni mbështetjen tuaj. Ja reagimi im me rastin e shpalljes sime ‘i padëshiruar’ për Qeverinë e Edi Ramoviçit, vëllaut siamez të Vuçiç. Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë “non grata” historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është vetëm se kush u shpall “non grata”, por çfarë mesazhi po i jepet kujtesës sonë kombëtare.

Read more:“Prostuesit ishin me fëmijë, i kapën në mënyrë brutale”/ BIRN: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm nga policia!

Shqiptarët nuk janë ndarë kurrë në ata “brenda” dhe “jashtë” kufirit shtetëror kur ka qenë fjala për idealet kombëtare. Ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve nuk mund të gjykohen vetëm me vendime administrative, sidomos kur mungon transparenca dhe një shpjegim i qartë publik.

Asnjë qeveri nuk është mbi kombin dhe asnjë mandat politik nuk është i përjetshëm. Qeveritë vijnë e shkojnë, ndërsa historia mbetet. Ata që sot marrin vendime përjashtuese duhet të jenë të vetëdijshëm se do të gjykohen jo vetëm nga bashkëkohësit, por edhe nga brezat që do të vlerësojnë nëse kanë mbrojtur interesin kombëtar apo interesat e ditës. E sidomos kur një qeveri fyen rëndë Kosovën, pret me tepih të kuq Vuçiqin dhe malltreton e rrah brutalisht popullin e tij që mendon ndryshe.

Read more:Shkolla e Shushicës në Elbasan drejt përfundimit, së shpejti hap dyert për 350 nxënës dhe 35 mësues

Dinjiteti i një luftëtari nuk matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet, por me veprën që ka lënë pas dhe me respektin që gëzon në mesin e popullit, ndryshe nga qeveria aktuale që gëzon respekt vetëm nga foshnjëvrasësit. Dhe mu në sinkron të plotë, Rama & Vuçiq më fusin në listën e padëshiruarve. Kjo flet shumë”, shkruan Valon Bela.

Lexo edhe
Kronikë

Lushnjë/ Aksident në aksin Fier–Shegan, fugoni përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, një person në spital në gjendje të rëndë (VIDEO)

Kronikë

Lufta/ Teherani: Finalizuam marrëveshjen me Omanin për Hormuzin! Media në Iran: Khamenei mund të jetë në shtratin e vdekjes

Tags: #AMP #bekir halimi #Besfort Lamallari #Edi Rama #Facebook #Ikballe Huduti #Maqedoni e Veriut #ministria e brendshme #non grata #VALON BELA

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lushnjë/ Aksident në aksin Fier–Shegan, fugoni përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, një person në spital në gjendje të rëndë (VIDEO)
  • Lufta/ Teherani: Finalizuam marrëveshjen me Omanin për Hormuzin! Media në Iran: Khamenei mund të jetë në shtratin e vdekjes
  • U kap në Rinas, aktivistja turke del para Gjykatës! Nga protestat kundër Erdoganit te azili politik në Francë, kush është mësuesja e dënuar në Turqi për terrorizëm
  • Mashtroi dhe i mori para shqiptares duke i premtuar një ‘pako surprizë’, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim nigerianin
  • GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re, i trajton gazetarët si të dyshuar! Të pezullohet zbatimi dhe të zhvillohen konsultime
Nga të njëjtat tag-e
  • BIRN: Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh
  • Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës
  • “Rama po përgatit aferën e radhës, SPAK të veprojë”/ Këlliçi ngre alarmin për projektligjin në shëndetësi: Krijon një strukturë paralele dhe rrezikon monopolin
  • VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh
  • LIVE- “Më 14, 15 dhe 16 Diaspora na bashkohet në shesh”/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Protesta në Europë e SHBA, kudo ku janë shqiptarët. Të vendosur deri në largimin e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 8 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 8 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Lushnjë/ Aksident në aksin Fier–Shegan, fugoni përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, një person në spital në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor nacional Fier–Shegan, në zonën e njohur si Pushimi i…

• 13 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Lufta/ Teherani: Finalizuam marrëveshjen me Omanin për Hormuzin! Media në Iran: Khamenei mund të jetë në shtratin e vdekjes

Irani dhe Omani kanë arritur një marrëveshje “mbi koordinatat gjeografike të korridorit të lundrimit” në Ngushticën e Hormuzit.…

• 43 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

U kap në Rinas, aktivistja turke del para Gjykatës! Nga protestat kundër Erdoganit te azili politik në Francë, kush është mësuesja e dënuar në Turqi për terrorizëm

TIRANË– Julide Yazici, aktivistja turke që u arrestua dy ditë më parë sapo shkeli në Rinas ka dalë…

• 43 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by