Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
Kronikë

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër sovranitetit të Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

• 4 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË- Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se veprojnë kundër interesave të shtetit shqiptarë, janë shpallur “non grata”, me firmën e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Imami Bekir Halimi dhe analisti e ish-politikani, Valon (Valjon) Bela, ndalohen të hyjnë ose të kalojnë tranzit në vendin tonë për një periudhë 10-vjeçare, e cila përfundon në vitin 2036.

Të dy shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, dyshohet se zhvilluan veprimtari që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Shqipërisë. Sipas burimeve, propozimi për shpalljen e tyre të padëshiruar u bë fillimisht nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, e cila grumbulloi informacion të veprimtarisë së tyre. Më pas erdhi firma e ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.

Read more:“Dënoj heshtjen e turpshme prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj ministres monstër të Beogradit”/ Berisha: Ministri i Jashtëm turpi i të gjitha kohërave, nuk guxon të thotë një fjalë

Vendimi është mbështetur në nenin 104 të ligjit “Për të Huajt”, i cili i jep ministrit kompetencën për të shpallur person të padëshiruar çdo shtetas të huaj që, për interesa të rëndësishme të shtetit, vepron ose propagandon kundër sovranitetit, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit publik, apo që lidhet me organizata terroriste ose mbështet veprimtari kundër shtetit ligjor. Urdhri i ministrit Lamallari u është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Policisë Kufitare, të cilat do të garantojnë ndalimin e hyrjes së tyre në Shqipëri.

Bekir Halimi është një imam i njohur në Maqedoninë e Veriut, me xhami në Shkup, i cili në vitin 2016 u përjashtua nga Bashkësia Fetare Islame pas përplasjeve me drejtuesit e institucionit. Ndërsa Valon Belja është analist politik dhe ish-aktivist, i njohur për komentet mbi zhvillimet politike në rajon. Ai ka mbajtur më herët poste të ndryshme në nivele të mesme politike në Maqedoninë e Veriut. Në një reagim në rrjetet sociale, Belja shkruajti se ky vendim i Ramës u dha në sinkron të plotë me Vuçic.

Read more:Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Mbetet e paqartë se për çfarë veprimtarie konkrete dy shqiptarët e Maqedonisë janë shpallur “non grata”. Ky është rasti i dytë brenda pak më shumë se një muaji kur Ministria e Brendshme përdor mekanizmin ligjor të shpalljes “non grata” për arsye të sigurisë kombëtare. Më 25 qershor, Ministria e Brendshme shpalli person non grata edhe Ikballe Huduti, një shtetase nga Kosova, e lidhur ngushtë më regjimin iranian. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, shteti shqiptar ia ka ndaluar Haudutit hyrjen në territorin shqiptar për 15 vite. Huduti njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të Ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri, ndërsa para shpalljes non grata kishte postuar edhe foto e video teksa merrte pjesë në protestën para Kryeministrisë në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:16

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

1785846068_valonbela.jpeg

Analisti Valon Bela ka reaguar pasi u shpall non grata me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Ai thotë se vendimi është marrë në sinkron të plotë nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Read more:Protestë në Tiranë, qytetarët: Jo ndërtimeve në zonat e mbrojtura

“Fillimisht faleminderit miqve e dashamirëve që më informuat dhe që më jepni mbështetjen tuaj. Ja reagimi im me rastin e shpalljes sime ‘i padëshiruar’ për Qeverinë e Edi Ramoviçit, vëllaut siamez të Vuçiç. Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë “non grata” historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është vetëm se kush u shpall “non grata”, por çfarë mesazhi po i jepet kujtesës sonë kombëtare.

Read more:“Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”/ Këlliçi: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro

Shqiptarët nuk janë ndarë kurrë në ata “brenda” dhe “jashtë” kufirit shtetëror kur ka qenë fjala për idealet kombëtare. Ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve nuk mund të gjykohen vetëm me vendime administrative, sidomos kur mungon transparenca dhe një shpjegim i qartë publik.

Asnjë qeveri nuk është mbi kombin dhe asnjë mandat politik nuk është i përjetshëm. Qeveritë vijnë e shkojnë, ndërsa historia mbetet. Ata që sot marrin vendime përjashtuese duhet të jenë të vetëdijshëm se do të gjykohen jo vetëm nga bashkëkohësit, por edhe nga brezat që do të vlerësojnë nëse kanë mbrojtur interesin kombëtar apo interesat e ditës. E sidomos kur një qeveri fyen rëndë Kosovën, pret me tepih të kuq Vuçiqin dhe malltreton e rrah brutalisht popullin e tij që mendon ndryshe.

Read more:Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON

Dinjiteti i një luftëtari nuk matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet, por me veprën që ka lënë pas dhe me respektin që gëzon në mesin e popullit, ndryshe nga qeveria aktuale që gëzon respekt vetëm nga foshnjëvrasësit. Dhe mu në sinkron të plotë, Rama & Vuçiq më fusin në listën e padëshiruarve. Kjo flet shumë”, shkruan Valon Bela.

Lexo edhe
Kronikë

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Kronikë

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Tags: #AMP #bekir halimi #Besfort Lamallari #Edi Rama #Foto #Ikballe Huduti #Maqedoni e Veriut #ministria e brendshme #non grata #VALON BELA

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)
  • Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)
  • Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)
  • Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Komitetin Ushtarak të NATO-s: Vijojmë mbështetjen për mbrojtjen e Ukrainës
  • Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta kundër qeverisë nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të! Qëndresa vazhdon, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë, qytetarët të vendosur: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • “Ju erdhi fundi”, revolta kundër kryeministrit vijon për 112-të ditë radhazi, mesazhi i qytetarëve: Arrestoni Ramën
  • “Rama në burg, Berisha në burg”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi
  • “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Revolta nuk ndalet, marshim-protestë kundër Ramës: Shqipëria kërkon revolucion
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur…

• 4 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur…

• 4 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur…

• 4 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by