Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Faleminderit Shqipëri’, Ambasada gjermane vlerëson ekipet shqiptare që shpëtuan turistët në jug: Profesionalizëm dhe reagim i jashtëzakonshëm
Sociale

‘Faleminderit Shqipëri’, Ambasada gjermane vlerëson ekipet shqiptare që shpëtuan turistët në jug: Profesionalizëm dhe reagim i jashtëzakonshëm

• 5 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka falënderuar publikisht Policinë e Shtetit, forcat lokale të shpëtimit dhe vullnetarët e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik për dy operacionet e suksesshme që çuan në shpëtimin e pesë turistëve gjermanë në jug të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada shprehu mirënjohjen për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar në dy ndërhyrje të zhvilluara brenda pak ditësh në terrene të vështira malore.

Read more:2 korrik 1990/ Dyndja e shqiptarëve në ambasada. Pamjet e rralla të atyre ditëve që shënuan goditjen e parë të fortë ndaj regjimit komunist

“Falenderojmë përzemërsisht Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë forcat lokale të shpëtimit dhe veçanërisht vullnetarët e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë. Falë reagimit të tyre të shpejtë dhe angazhimit të palodhur, katër shtetas gjermanë u shpëtuan me sukses gjatë dy operacioneve të ndryshme shpëtimi në ditët e fundit. Pavarësisht terrenit të vështirë, errësirës dhe temperaturave të larta, ekipet e shpëtimit arritën të lokalizonin dhe të shpëtonin të dy grupet e alpinistëve. Ju falënderojmë për profesionalizmin dhe guximin tuaj!”, shkruan Ambasada.

Reagimi vjen pas dy operacioneve që ndodhën në vendin tonë, më i fundit më 4 gusht, pikërisht në Malin e Çikës, ku tre turistë gjermanë, rreth 18 vjeç, mbetën të bllokuar mes shkëmbinjve pasi humbën sensin e orientimit. Pas marrjes së sinjalit SOS, Policia nisi menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Për shkak të terrenit tepër të vështirë, u kërkua ndërhyrja me helikopter, i cili bëri të mundur nxjerrjen e tyre nga ajri. Të rinjtë u transportuan më pas në Qendrën Shëndetësore të Palasës, ku morën ndihmën e parë mjekësore.

Read more:Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)

Vetëm pak ditë më herët, në mbrëmjen e 31 korrikut, dy turistë 17-vjeçarë humbën orientimin gjatë eksplorimit të Gadishullit të Karaburunit. Alarmi u dha nga Ambasada gjermane në Tiranë rreth mesnatës, ndërsa ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik, në bashkëpunim me Policinë, nisën menjëherë kërkimet. Pas disa orësh operacion në terren, të rinjtë u lokalizuan pranë zonës së njohur si “Ravena”. Pasi u asistuan me ujë dhe ushqime, ata u evakuuan në rrugë tokësore dhe në orët e para të mëngjesit iu dorëzuan shëndoshë e mirë Policisë së Orikumit.

Read more:Shqiptarët vijojnë të bëjnë histori/ 65 ditë protesta masive të pandërprera kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Ambasada gjermane vlerësoi profesionalizmin dhe guximin e të gjitha strukturave të përfshira në këto operacione, duke theksuar se reagimi i tyre bëri të mundur përfundimin me sukses të ndërhyrjeve, pavarësisht kushteve të vështira.

Lexo edhe
Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Sociale

‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj

Tags: #Ambasada e Gjermanisë #Ambasada gjermane #Malore #Operacion #Para #Policia #Reagim #turiste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • ‘Territorialja’, Maliqi nuk do bashkimin me Korçën, Këshilli Bashkiak rrëzon propozimin me 21 vota kundër dhe vetëm 1 pro
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • “Rama sulmon News24, fut në godinë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun”, Salianji: Këtu skandalet mbivendosen. U harrua trafiku i armëve dhe “KAYO në shëndetësi”
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
  • Kundër investimit të Ujësjellësit, përplasje mes banorëve dhe policisë në Burimas të Maliqit! Një protestues humb ndjenjat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 7 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Krijimi i një Këshilli Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe dhe mbështetje financiare shtesë për mësuesit ndihmës ishin…

• 18 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në njoftimin e fundit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj

SELENICE– Aksi rrugor, 15 kilometra që lidh Vllahinën e Selenicës me Poçemin e Mallakastrës është shembur në disa…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by