Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk kanë arritur marrëveshje politike më 5 gusht.
Pas takimit në ambientet e Kuvendit, Kurti tha për gazetarët se “nuk kemi lajme përderisa s’kemi marrëveshje”.
“Kur ta realizojmë marrëveshjen do të mund të ju njoftojmë”, tha Kurti.
Read more:Kosovë/ Kurti pas përfundimit të bisedimeve me LDK: Nuk kemi marrëveshje politike
Ndërkaq, Abdixhiku nuk është deklaruar për media pas takimit. Kurti dhe Abdixhiku u takuan edhe një ditë më parë, por edhe pas tre orësh takim, nuk u dakorduan për një marrëveshje politike për krijimin e institucioneve.
Megjithatë, takimi i së mërkurës ndodhi disa orë pasi eksponentë të LDK-së deklaruan se partia e tyre kërkon postin e presidentit.
Read more:Kurti godet Ramën, nderon ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtari i paepur i lirisë
Pas takimit të 4 gushtit, Kurti dhe Abdixhiku shprehënqëndrime të ndryshme sa i përket presidentit – moskonsensusi për të cilin muaj më parë mes partive nxiti zgjedhjet e 7 qershorit.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual, jopartiak, ndërkaq udhëheqësi i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se president konsensual është kushdo që i merr 80 vota të deputetëve.




