Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kosovë/ Kurti pas përfundimit të bisedimeve me LDK: Nuk kemi marrëveshje politike
Politikë

Kosovë/ Kurti pas përfundimit të bisedimeve me LDK: Nuk kemi marrëveshje politike

• 4 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit mbi tre orësh me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, se nuk kanë arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve.

“Marrëveshje politike nuk kemi. Diskutuam për qasje të ndryshme, për mundësitë që i kemi përpara. Kemi nevojë për një marrëveshje politike, e cila respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë, por e shndërron edhe në kontribut për stabilitet institucional dhe funksionim të Republikës”, tha Kurti.

Ai shtoi se koha për arritjen e një marrëveshjeje është shkurtuar dhe pa të, vendi rrezikon sërish të shkojë në zgjedhje.

Read more:Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij

Ndërkaq, duke hyrë në Kuvend, Kurti deklaroi se ai ka mbështetje të mjaftueshme për Kuvendin dhe Qeverinë, por “për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita”.

LDK-ja ka thënë se është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve të reja. Megjithatë, partia e Abdixhikut ka thënë se dëshiron marrëveshje për tri institucionet: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

Abdixhiku, ndërkaq, nuk është prononcuar për media se çfarë pret nga ky takim.

Read more:Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit – Ide

Ai ishte i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, dhe ish-presidentja Vjosa Osmani.

Takimi vjen dy ditë para mbajtjes së seancës konstituive për legjislaturën e njëmbëdhjetë.

Më herët, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se në takimin me Abdixhikun po shkonte me “me vullnet të mirë, me gatishmëri për marrëveshje”.

Read more:LDK: Po vazhdojnë edhe sonte sulmet në rrjete sociale ndaj nesh, formë e organizuar hibride

Kurti po ashtu tha se në takim do të ishte edhe anëtari i kryesisë së LVV-së, Hekuran Murati.

“Synimi ynë është që të bëhet konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të. Fatkeqësisht, dy partitë e tjera nuk e konsideruan të nevojshme apo të arsyeshme që të takohemi. Unë mendoj ndryshe. Përderisa me Aleancën nuk jemi takuar fare, besoj që ka pasur shumë nevojë që të takohemi përsëri me kryetarin e PDK-së. Tash, unë do të shkoj atje me ministrin e Financave, që njëkohësisht është anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, Hekuran Muratin”, tha Kurti më herët gjatë 4 gushtit./REL/

Lexo edhe
Politikë

Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë

Politikë

“Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit

Tags: #Albin kurti #Detyrë #Hekuran murati #kosove #kuvend #Ldk #Lumir abdixhiku #Lutfi haziri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit
  • Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët
  • Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët
  • “Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nga karrigia e kryeministrit, në qeli! Nuk ka zgjidhje tjetër”/ Berisha hedh poshtë skenarin e bojkotit: Do të jemi në Kuvend t’i japim Ramës përgjigjen e merituar!
  • “Kush ka punë me SPAK, e shkarkojmë”/ Poli Hoxha: Kryeministri me dy standarde, pse e mbron korrupsionin e Ballukut?
  • AMP arreston oficerin e Policisë në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj
  • Almer Toska: Korrupsioni administrativ dhe kapja e shtetit, zyrtarët vënë pasuri marramendëse brenda pak muajsh
  • Almer Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Skemë zhvatje ndaj bizneseve, një “ushtar” i Ceno Klosit…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 43 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 9 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit: Nesër më shumë

Është mbyllur sonte më 23 shtator protesta e 116 kombëtare kundër qeverisë. Protesta u mbyll aty ku dhe…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Parlamenti i krimit”/ Vijon marshimi, oshëtijnë thirrjet e protestuesve përpara Kuvendit

Vazhdon marshimi i qytetarëve në ditën e 116 të protestës kundër qeverisë. Protestuesit tashmë janë pranë parlamentit, ku…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, drejtojnë studentët

Protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë përfunduar fjalimet e tyre të mbushura me revoltë e kritika…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by