Arrestohet nga Policia e Vlorës Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim prej dy vitesh nën akuzë për inceneratorin e Tiranës. Operacioni për kapjen e tij u zhvillua mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Palasës. Mësohet se forca të shumta policore kanë rrethuar vilën ku ai po qëndronte.
Nallbani është i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Ai ka qenë një nga drejtuesit e biznesit të inceneratorëve, në të tre veprat. Madje nën zë shpesh thuhej se biznesi i dherave të inceneratorit fillimisht drejtohej pikërisht nga Nallbani.
Read more:Rrezikoi pushuesit, 300 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Zvërnec (VIDEO)
Lajm në përditësim…
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




